Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Berisha: Rama dhe Basha, dy kriminelët më të mëdhenj në Shqipëri
21 Dhjetor 2021, 20:20Nga DOSJA
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha konsideroi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha si “dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë”. Në studion e “Fax news”, ish-lideri i Partisë Demokratike në vitet 1991-2013 tha se Rama dhe Basha po marrin peng pluralizmin politik në vend.
” Më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që mund të ketë kryer por sot për sot kam arritur në përfundim se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha që po marrin peng pluralitetin politik”, u shpreh Berisha.
Sot, Sali Berisha mbajti mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së në selinë blu. Në të njëjtën kohë kryetari Lulzim Basha po mbante konferencë për mediat. Berisha paralajmëroi se do t’i dërgojë Bashës vendimin e shkarkimit nga postri i kryetarit pas rezultatit të referendumit në degët e PD-së në 18 dhjetor. Pas largimit të Berishës nga godina e PD-së, Basha akuzoi ish-kryeministrin se mban shoqërues me precedentë penalë si Fatjon Dautaj. PD bëri më pas kallëzimin në Polici për Dautajn.
Pasdite, Partia Demokratike bëri me dije se ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në 23 dhjetor, ora 17:30 në selinë saj.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha sot se është gati për ccdo skenar që mund të regjistr...
TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Bujar Nishani tregoi se nëse Lulzim Basha nuk pranon të dorëhiqet pas referendum...
TIRANË– Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Bujar Nishani ka zbuluar mesazhin që përmbante letra që i është dërguar sot kryedemokratit Lulzim...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi sërish për konfliktin brenda Partisë Demokratike midis kryetarit aktual të PD-së Lulzim Bashës dhe...
TIRANË- Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distance, duke përdorur tone force. Zoti Berisha në një konferencë shtypi n...
TIRANË – Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nisi të martën dëgjesat me kandidaturat për dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipër...
TIRANË – 17 kandidatë garojnë për dy vendet bosh në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Dy emrat më të njohur janë ish-deputeti dhe ish-min...