LIVE UPDATES
Politike

Tensionet në PD/ VOA: Tone force mes Berishës dhe Bashës

21 Dhjetor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Tensionet në PD/ VOA: Tone force mes Berishës dhe Bashës

TIRANË- Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distance, duke përdorur tone force. Zoti Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia. Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe. Kryetari demokrat ju kundërpërgjigj pararendësit të tij, duke deklaruar se partia i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj.

Zoti Berisha u rishfaq sot në selinë e Partisë Demokratike së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, struktura e zgjedhur nga Kuvendi i thirrur prej tij më 11 dhjetor. Së bashku, u ngjitën në hollin e katit të dytë dhe u drejtuan në një nga sallat. Dera e mbyllur u hap me forcën e shkelmave nga një prej personave që shoqëronte zotin Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në sfond ishte slogani i Kuvendit të thirrur nga zoti Basha të shtunën e kaluar. Për pasojë, tavolina dhe karriget në sallë u ndryshuan, duke u spostuar në krahun e kundërt.

Zoti Berisha deklaroi se Komisioni kishte vendosur të niste nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit ku mes të tjerash u votua dhe për shkarkimin e zotit Basha, vendim i cili ju nënshtrua një javë më pas një referendumi të organizuar po nga zoti Berisha. Vendimi, tha ai, do t’i njoftohet zotit Basha me shkrim: “Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë, siç ishte referendumi”.

Zoti Berisha theksoi disa herë në formë ultimative se vendimi i marrë do zbatohet “pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një cast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit në një forcë politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim”.

Zoti Basha i cili ndodhej në një mbledhje në një tjetër sallë përballë reagoi menjëherë pas largimit të zotit Berisha, duke deklaruar se personi që kishte hapur me dhunë derën ky hyri ish kryetari, ishte “Fatjon Dautaj, narkotrafikant i kërkuar nga Agjensia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe”.

Sipas zotit Basha, “hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, të cilin e lexuan të gjithë, dje. Dëshpërim që vjen nga fakti që e ka kuptuar që nuk është thjesht pakicë, por është një i vetëm, i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish, që e kanë urryer gjithmonë dhe që e urrejnë edhe sot, por që shpresojnë, që përmes tij të kapin diçka, në këtë situatë, dhe nga një pjesë, jo sot, po ditën e djeshme, demokratësh të zhgënjyer, rikthimi i të cilëve brenda familjes sonë, duke i zhveshur nga iluzionet dhe gënjeshtrat e Sali Berishës, është një nga detyrat tona”.

Ndërsa i kujtoi zotit Berisha, vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit sipas të cilit personat e shpallur non grata nuk mund të mbajnë asnjë funksion në PD, zoti Basha ju kundërpërgjigj dhe paralajmërimit të bërë prej tij: “Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm”

Rrugët mes tyre janë qartësisht të ndara, dhe ajo që deri pak më parë ishte një luftë nervash, duket se tani është kthyer dhe në një provë force.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet