Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prerja pa kriter e pyjeve në Rrethin e Pukës ka sjellë pasojat negative për jo vetëm për mjedisin por edhe për sigurinë e jetës së banorëve. Rreth një vit më parë, 8 familje humbën shtëpitë e tyre për shkak të rrëshqitjes masive të dherave në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit. Ndryshe nga sa u raportia në media, banorët e zonës shprehen se rrëshqitja e tokës ka ndodhur si pasojë e prerjes së pyjeve.
Një tjetër pasojë e prerjes së pyjeve është rreziku i zhdukjes së kafshëve të egra si derri i egër, ariu i murrmë, kaprollit, dhisë së egër, dhelprës, ujkut. Banorët e fshatit Shkozë Preng Pjetri dhe Ndue Mhilli tregojnë për Citizens Channel se numri i kafshëve të egra nga ka rënë 10 herë krahasuar me vitet 90′.
Puka është një ndër qytetet me sipërfaqen më të madhe pyjore në Shqipëri. Sipërfaqja e përgjithshme e maleve të Pukës është 45775-hektarë, e gjitha kjo në mëshirën e fatit pasi masat e marra përgjatë këtyre 28-viteve kanë qenë të pakta.
Foto: Pemë të prera në pyjet rreth fshatit Shkozë të Pukës
Sipas projekt studimit për vjeljen e materialit drusor dhe prodhimeve të dyta pyjore për vitin 2018 nga Bashkia Pukë, seksioni i pyjeve dhe kullotave ngre shqetësimin tek mungesa e burimeve financiare. Ndërsa për këtë vit buxheti për seksionin e pyjeve kap shifrën e 105-milionë lekëve të vjetra.
Një pjesë e pyjeve rrezikon të digjet si rezultat i mungesës së rrugëve apo edhe amortizimi i rrugëve në mal, çka e bën të vështirë kalimin e zjarrfikëses nëpër zonat që janë të përfshira nga zjarri.
Mbrojtja e pyjeve bëhet nga sektori i pyjeve dhe kullotave në bashkëpunim me inspektoratin pyjor. Aktualisht pranë sektorit të pyjeve dhe kullotave janë të punësuar: 1-inspektor kadastre, 4-

Gjin Filipaj – përgjegjësin i sektorit të Pyjeve dhe Kullotave në Pukë
inxhinierë përgjegjës për njësitë administrative të bashkisë, 11 janë specialistë të ndarë nëpër zona dhe 1-përgjegjës për këtë sektor.
Gjin Filipaj përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes të pyjeve dhe kullotave deklaron për Citizens Channel se janë hartuar një sërë plane masash për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme dhe parandalimin e zjarreve.
“Përmes një bashkëpunimi me Komisariatin e Policisë Pukë dhe Inspektoratin Shtetëror të pyjeve në 6 muajt e parë të 2019-ës janë denoncuar 7-raste për prerje të paligjshme, si edhe janë parandaluar 11-raste zjarresh”, shprehet Filipaj.
Ligji i moratoriumit ka si qëllim të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor të degraduar si pasojë e mbi shfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera me synim përmirësimin e gjendjes

Ded Lleshi – Inxhinier i Pyjeve
së pyjeve.
Afati i moratoriumit sipas ligjit në fuqi në vitin 2016-të u parashikua të zgjasë 10-vite. Me gjithë masat e marra në zonën e Pukës prerja e pyjeve në mënyrë të paligjshme mbetet një problem i vazhdueshëm.
Ded Lleshi, inxhinier i pyjeve, tregon se zonat më problematike janë ajo Munellës dhe zona e Sukzezës pasi zjarret dhe prerjet e bëra nga subjekte ilegale do të sjellin një dëm të madh me kalimin e
viteve.
“Problemi qëndron tek moratoriumi sepse në njërën anë ligji e ndalon prerjen e pyjeve, në anën tjetër ai e lejon prerjen e pyjeve për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri, çka jep mundësinë që ushtrojnë lejen për të shfrytëzuar zonat pyjore të presin më shumë nga sa u është caktuar” thotë për Citizens Channel inxhinieri i pyjeve Ded Lleshi.
Specialisti Lleshi liston disa nga pasojat që mund të sjellë në të ardhmen prerja pa kriter e pyjeve:
Pasojat e këtyre veprimeve do të ndihen pas 15 apo 20-viteve, ndaj për zvogëlimin e efekteve negative që do shihen në të ardhmen mbjellja e bredhave, pishave, lisave, aheve do ishte një zgjedhje e duhur përfundon Lleshi.
Foto: Pemë të prera në zonën e Pukës
Ligji i moratoriumit ka ndaluar prerjen e pyjeve, megjithatë abuzuesit përfitojnë nga hapësirat ligjore duke vazhduar shpyllëzimin pa kriter të pyjeve, përballë institucioneve dhe organizmave mbikëqyrës që janë të pafuqishme për shkak të mungesave në burime dhe në staf. Marrë nga Citizien Channel
Ligji i moratoriumit ka ndaluar prerjen e pyjeve, megjithatë abuzuesit përfitojnë nga hapësirat ligjore duke vazhduar shpyllëzimin pa kriter të pyjeve, përballë institucioneve dhe organizmave mbikëqyrës që janë të pafuqishme për shkak të mungesave në burime dhe në staf. Marrë nga Citizien Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KORCE- Dy ditë pasi Kavaja u trondit nga një luftë me plumba, e cila i mori jetën një kalimtari, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 39-v...
GREQI– Një shqiptar është shpallur hero i momentit në Greqi pasi shpërtoi nga flakët qentë e një familjeje greke.30-vjeçari Anton Nake, ishte duke ...
TIRANË- Nis procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, e ashtu siç parashikohet në ligjin e miratuar disa javë më parë në Parlament, i pari që del n...
TIRANË– Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë dalë në një protestë para Kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-ve.Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar një 49-vjeçar me iniciale L.K., të shpallur në kërkrim për trafik droge.49-vjeçari ishte shpallur ...
Fundjava me diell dhe temperatura të larta ka risjellë radhët në pikën doganore të Morinës.Dhjetra automjete shihen teksa presin të hyjnë në Shqipëri për të kal...
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.Burimë bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe është pë...
SHBA– Shoqata “Vatra” në SHBA e mbështetur nga komuniteti shqiptar do të zhvillojë një protestës anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë.Protesta do të zhvillohet di...
Një denoncim i pazakontë është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivisti Kostandin Pula, ku një mësues ishte marrë me dhunë në mes të natës nga Policia e Kurbinit me ...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë për pesë të arrestuarit e operacionit “Prekalori” ku edhe u sekuestruan 205 kg drogë. (Lexo këtu)P...