LIVE UPDATES
Bota

PËRGJIGJE për të gjitha pyetjet në lidhje me vaksinën anti-Covid/ Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë ecurinë

9 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
PËRGJIGJE për të gjitha pyetjet në lidhje me vaksinën

BRITANI E MADHE- Drita në fund të tunelit po bëhet më e ndritshme pasi Britania e Madhe filloi të kryejë vaksinimin masiv të popullsisë. Sakaq, shumë prej njerëzve ende janë të pasigurtë për zhvillimet që do të ndodhin në javët në vijim.

Kryeminstri Boris Johnson i ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që mos të kenë frikë ta bëjnë vaksinës dhe ka përgëzuar arritjet e shkencëtarëve për zhvillimin  e saj. Por për të gjitha pyetjet që janë ngritur nga skeptikë në lidhje me vaksinën, në një artikull tek “Mirror”, doktor Mike Tildesley nga Grupi Shkencor i studimit të pandemisë dhe Dr Kaveh Asanti, një mjek këshilltar i punës dhe pedagog i vjetër klinik në Imperial College London, kanë dhënë disa përgjigje, ku tregohen planet e kur mund të fillojë shpërndarja e vaksinën dhe efektet negative që mund të sjelli.

Si do ta di kur dhe ku ta marr vaksinën?

Doza  e para po iu jepen njerëzve të moshës 80 vjeç e lart që kanë lënë takim në spital dhe punonjësve të linjës së parë të shëndetit (NHS) dhe të kujdesit shoqëror. Sakaq, doktor Asanati i ka këshilluar njerëzit se nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër përveç pritjes.

“Ju nuk keni nevojë të bëni asgjë përveç pritjes. NHS do t’ju njoftojë kur të jetë radha juaj të bëni vaksinën,”-ka thënë ai.

A ka ndonjë mënyrë që unë të vaksinohem më herët nëse nuk jam në grupin prioritar?

Nëse nuk jeni në grupin e përparësive, nuk ka asnjë mënyrë për ta marrë atë më herët.

“Për momentin vaksina është në dispozicion vetëm në Urgjencë, megjithëse kjo mund të ndryshojë nëse numrat rriten më vonë gjatë vitit dhe mund të bëhen të disponueshëm privatisht,” shton ai.

A do të përjetoj ndonjë simptomë pas marrjes së dozës?

Në provat e fazës 3, disa njerëz përjetuan simptoma të lehta të tilla si ethe ose një dhimbje në krah.

“Kjo është shumë e zakonshme me vaksinat, por ato duhet të zhduken pas disa ditësh”, thotë Dr Tildesley.

A kam mundësi të infektohem me Covid-19 pasi marrjes së dozës së  parë?

Po, por rreziqet zvogëlohen në kohë pas vaksinimit. Duhet kohë që trupi të zhvillojë imunitet pas injeksionit të parë. Imuniteti prej 95% i raportuar për vaksinën Pfizer u tregua rreth shtatë ditë pas dozës së dytë,”-ka thënë Dr Asanati.

Pasi të kem dozën e dytë, a mund të shkoj të përqafoj nënën time të moshuar?

“Ju ende, duhet të merrni masa paraprake. Vaksina nuk është 100% efektive, që do të thotë që ju akoma mund të keni rrezik infektimi, megjithëse shumica e njerëzve nuk do ta bëjnë. Dhe nuk do të thotë që ju mund të shkelni çdo kufizim që është në fuqi, është e këshillueshme që të vazhdoni t’i përmbaheni këshillave të qeverisë rreth distancës sociale edhe pas përfundimit të marrjes së vaksinës,”-thotë Dr. Tildesley.

A mund të sigurohem se pas marrjes së vaksinës nuk mund të infektohem me virusin, apo thjesht që nuk sëmurem?

“Kjo është e panjohura e madhe. Ne nuk e dimë nëse vaksina zvogëlon simptomat e virusit, ose transmetimin e tij. Disa vaksina thjesht zvogëlojnë simptomat dhe me Covid-19 ekziston një e panjohur e se si mund të ndalojë transmetimin. Mund të ndodhë që vaksina t’ju ndalojë të përjetoni simptoma, por përsëri mund ta kapni dhe transmetoni atë. Do të duhet të jemi të kujdesshëm,“-ka thënë ai.

Për sa kohë do të jem imun ndaj Covid-19? 

Kjo është akoma e pasigurt. Mendoj se është e arsyeshme të supozojmë se njerëzit do të qëndrojnë të imunizuar për muaj të tërë. Por nuk ka gjasa të jetë e përjetshme dhe mund të ketë nevojë për vaksina të përsëritura. Ne do të marrim shumë më shumë informacion pasi njerëzit të jenë vaksinuar,”-ka thënë Dr.Tildesley.

A do ta zhduk vaksina Covid-19 nga Mbretëria e Bashkuar?

“Mbulimi i gjerë i vaksinimit do të shkaktojë një imunitet masiv,  i cili do të  ngadalësojë ndjeshëm transmetimin dhe shpresojmë që të çrrënjoset në një fazë,” thotë Dr Asanati.

A mund të shndërrohet virusi në mënyrë që vaksina të mos funksionojë më?

“Ndoshta. Nuk po tregon shenja mutacioni, kur virusi fillon të vihet nën presion me një vaksinë mund të shndërrohet për të mbijetuar. Kjo mund të nënkuptojë që vaksina nuk funksionon në terma afatgjatë. Shumë vaksina që janë duke u zhvilluar aktualisht mund të përdoren nëse virusi shndërrohet. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të përqendrohemi në shpërthimin aktual,”-ka thënë ai.

Kur mund të vaksinohen të gjithë në vend?

Kjo varet shumë nga vaksina e Oksfordit.  Ne kemi marrë vetëm 20 milion doza të vaksinës Pfizer, kështu që kemi nevojë që vaksina e  Oxford të aprovohet për tu vaksinuar të gjithë, ndoshta fundi i Pranverës do të ishte koha më e mirë. Jeta duhet të jetë më e lumtur në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm,”-ka thënë doktor Arsanti.

Britania e Madhe ditën e djeshme ka nisur vaksinimin masiv pas aprovimit të vaksinës së Pfizer. Në vend kanë mbërritur 800 mijë dozat e para të vaksinës, ndërsa qytetarja e parë që u vaksinua është Maggie, një 90-vjeçare e cila shprehu edhe lumturinë që u përzgjodh për të nisur vaksinimin. Gjithashtu ditën e djeshme Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar efektivitetin e vaksinës Pfizer dhe BionTech dhe pritet përdorimi i saj sa më shpejtë në Shtetet e Bashkura.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnos britania e madhe kaveh asanti mike tildesley vaksina anti-covd boris johnos britania e madhe kaveh asanti mike tildesley vaksina anti-covd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj