LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Qëndresa e Biankës: I shkulën dhëmbët, por jo fjalët

3 Shtator 2019, 06:28 Nga DOSJA
Qëndresa e Biankës: I shkulën dhëmbët, por jo

TIRANË- Një 20 vjeçare në duart e hetuesve dhe policëve, që provuan çdo formë torture ndaj saj, por pa ia arritur qëllimit. Bianka nuk i nxori kurrë fjalët që ata kërkonin…

Edhe pse më pak në numër sesa burrat, gratë nuk kanë munguar në hetuesitë, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste. Edhe pse me një trup më të brishtë, ato nuk u kanë shpëtuar torturave mesjetare të krijuara nga mendjet e sëmura që merrnin në dorë jetën e njerëzve të pafajshëm që nga çasti i arrestimit të tyre. Si në rastin e viktimave burra, mes tyre ka pasur intelektuale, mendje të kultivuara e personalitete të spiktatura që e kundërshtuan haptazi të keqen. Por nuk kanë munguar as gratë e thjeshta, me pak ose aspak arsim e mundësi në jetë, e gjithsesi, me një bërthamë të fortë virtytesh për shpirt, i cili nuk u mposht deri në frymën e fundit.

Disa gra tashmë njihen për heroizmin e tyre, të tjera ende jo. Disa histori janë zbuluar, të tjera i gjen në dokumente e botime më pak të njohura.

Libri “Premtimi i përmbushur” i Gjon Sinishtës, i botuar në SHBA, në vitin 1976 dhe i publikuar në shqip, 40 vjet më vonë, përmend disa prej tyre, që nga Marie Shllaku, shkodrania e njohur që dashurinë për Kosovën, komunistët ia llogaritën për krim, te një listë motrash katolike që i shtohen martirëve që dhanë jetën për besimin e tyre deri te besimtaret e thjeshta që u torturuan e megjithatë, nuk i treguan patriotët antikomunistë të fshehur maleve, si Elena Shllaku, që u dënua me 20 vjet punë të detyruar dhe Bianka Krosaj, që humbi jetën pas 14 muajsh në qelinë e ftohtë ku u sëmur nga tuberkulozi.

Bianka, nga fshati Kaçinar i Mirditës, ishte vetëm njëzet vjeçe kur u arrestua në gusht të 1947-ës, shkruan Sinishta në kapitullin me profile martirësh, të marrë nga numrat e revistës “Zani i Katolikëve shqiptarë në mërgim”, të viteve 1957-1958.

U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Që ditën e parë të burgimit, filluan ta torturonin brutalisht. E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull, derisa lëkura e njomë iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë, e torturonin me korrent, në të gjitha pjesët e trupit. Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore, policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë, për dy ditë. 

Njëherë ia mbushën kokën e trupin me pleshta (torturë makabre e shpikur nga fantazia e sëmurë e komunistëve ruso-shqiptarë). I bënë edhe një serum për t’i paralizuar arsyen e për t’ia dobësuar vullnetin, por kjo djallëzi nuk pati efekt te kjo heroinë shqiptare. Nga goja e saj, nuk doli asnjë fjalë që mund të tregonte se ku fshiheshin patriotët antikomunistë, që luftonin kundër shtypjes. Me një forcë mbinjerëzore, Bianka Krosaj i duroi të gjitha torturat e nuk foli kurrë. Policët i xhindosi aq shumë qëndresa e saj, saqë ia hoqën dhëmbët me darë e ia shkulën flokët. Kjo torturë zgjati për 14 muaj në një qeli të ftohtë betoni, derisa ajo mori tuberkulozin. Në pranverë e 1949, Bianka Krosaj vdiq duke dhënë një shembull sesi të besojmë në Zotin e sesi të fitojmë kundër armiqve të Zotit e të Atdheut.

Autori i këtij libri, Gjon Sinishta, ish-student i Seminarit Papnor në Shkodër, është një i mbijetuar i regjimit komunist, që u arratis nga Shqipëria për në ish-Jugosllavi, e më pas, në SHBA, ku edhe e shkroi dhe botoi këtë libër si një premtim ndaj Zotit dhe bashkëvuajtësve për të rrëfyer historinë e persekutimit të klerit katolik nga komunistët. Ai ka shfrytëzuar jo vetëm botimet e katolikëve në SHBA, por edhe dëshmitë e të njohurve, të arratisur nga Shqipëria, që kishin parë nga afër vuajtjet e të persekutuarve dhe njihnin historitë e tyre të toturave dhe qëndresës.

Marrë nga kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bianka krosaj libri “premtimi i përmbushur” mirdite bianka krosaj libri “premtimi i përmbushur” mirdite

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait