LIVE UPDATES
Aktualitet

“Qepe gojën”, burri gjuan gruan me shishe uji në emision

26 Maj 2019, 19:12 Nga DOSJA
“Qepe gojën”, burri gjuan gruan me shishe uji

Seanca e sotme ndërmjetësuese mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.

Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, Qemali e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji. Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.

Në vitin 1998 Qemali ka blerë 4 dynym tokë, 2 prej të cilëve thotë se me t’u bërë pronar i rregullt, do ua kalonte vëllezërve. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” një pjesë të madhe të kësaj prone në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.

Anila: Dua që vëllai yt të mos më vijë të më trokasë tek dera, që është toka ime, është shtëpia ime. Nuk më intereson ti.

Qemali: Ta qepësh gojën jam duke të thënë edhe një herë.

Anila: Unë nuk e mbyll gojën se nuk jam memece ta mbyll gojën për të drejtat e mija. Se kam punuar emigrante 16 vjet. Kam lind 3 fëmijë. Kam kontribuar për ty. Mundesh me thanë ti që lekët e mija që i fitosha vetë në Greqi nuk kalonin në emrin tënd. Lekët e mija zoti Ardit kalonin në emër të atij.

(Qemali merr shishen e ujit dhe e gjuan drejt Anilës.)

Eni Çobani: Tani Qemal, të lutem.

Ardit Gjebrea: Qemal, jo të lutem, prit. Qemali është i nxehur sepse dëgjoi sjelljen e vëllait. Apo jo Qemal? Anila të lutem. Qemal, kam përshtypjen se ti u nxehe sepse dëgjove reagimin e vëllait tënd që tha kush është ky? Kështu që ti më shumë se me Anilën duhet ta kishe me vëllain tënd. Unë e kuptoj mërzitjen tënde.

Qemali: E kam me të dyja palët, sepse kur të vijë fundi as vëllain nuk e njoh, as gruan se njoh. Njoh vetëm fëmijët e mi.

Anila: Nuk duroj zonja Eni se kam punuar 16 vjet në Greqi dhe lekët kalonin në emër të tij, tani për çfarë jemi ne gratë këtu?

Eni Çobani: Ne jemi shtyllë e familjes, nuk diskutohet.

Anila: Skam nevojë për të fare.

Zonja Eni sqaroi se Ferdinand Zeka që ka marrë shumën e parave në vitin 1998, e njeh blerësin Qemal Bushi dhe thotë se në momentin që unë do të bëhem pronar do të bëj marrëveshjen me zotin Qemal Bushi, nëse unë nuk bëhem pronar, do t’i kthej shumën e parave. Asnjëra prej tyre vërtetë nuk ka ndodhur, por ama ka qëndruar vetëm një fakt, fakti i blerjes së kësaj prone të Qemalit nga Ferdinand Zeka.

“Sytkiu sillet sot si pronar dhe thotë zonjë unë i kam të gjitha dokumentet. Unë sot do t’i bëja vetëm një pyetje Sytki Bushit, të bëhesh burrë, të vinte të më takonte dhe të më sillte një dokumentet që të vërtetonte blerjen e kësaj prone nga Ferdinand Zeka. Zeka është gjallë, ndodhet në SHBA, i bëj thirrje nëse ndihet pjesë e kësaj problematike, qoftë edhe një telefonatë, s’po i kërkoj asgjë tjetër, një telefonatë të më bëjë dhe të më thotë si është e vërteta. Ia ka shitur për herë të dytë Sytki Bushit, apo njeh vetëm një blerës që është Qemal Bushi? Çudia kush është?Anila me të drejtë thotë se unë kam nisur një proces gjyqësor. Dhe Gjykata e Shkallës së parë e Durrësit, këta njerëz i ka njohur jo pronarë, sepse ka njohur Sytki Bushin. Unë Qemalit i them mos e lër këtë betejë.”

Zonja Eni i bëri me dije Qemalit se Gjykata e Apelit është shansi i tij i fundit. “Ti thua kemi Kuvendin dhe familjen, por këto punë zgjidhen me ligj, jo me kuvend. Drejtohu Gjykatës së Apelit, mos e lër pronën të të ikë meqë e ke blerë.”

Ardit Gjebrea: Qemali nuk ka marrë pjesë në asnjë prej gjyqeve.

Anila: Fare Zoti Ardit, në të gjitha kam marrë pjesë unë, ai ka qenë emigrant.

Ardit Gjebrea: Me Anilën sillesh si shqiptar, me vëllezërit don me u sjell si suedez. Sepse the që në Suedi nuk ka konflikte dhe duan që ta zgjidhin përbrenda familjes.

Vota e publikut tregoi se Anila ka të drejtë në pretendimet e saj ndaj Qemalit. Megjithëse vazhdimisht kundërshtoi t’i jepte dorën dhe ta përqafonte, me insistimin se diçka e tillë do ta bënte vetëm kur t’i jepet zgjidhja të gjithë çështjes, Anila si përfundim u dorëzua pas këmbënguljes së Ardit Gjebreas dhe e puthi bashkëshortin.

Marrë nga TV Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri qëllon me shishe gruan emision shihemi ne gjyq burri qëllon me shishe gruan emision shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj