Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Policia e Shtetit ka bërë këtë fundjavë një operacion blic në Tiranë, ku janë arrestuar 10 persona. Sipas policisë janë arrestuar: një person që qarkullonte me armë zjarri, pronari i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal dhe 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Pronari i lokalit i arrestuar, është shtetasi Sh.I pasi policia i gjeti në banak të fshehura, 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.
Një tjetër i arrestuar është A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.
Të arrestuarit e tjerë janë: G.M.,38 vjeç Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, A.S, për veprën penale “Mashtrimi” R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, Sh.K. për veprën penale “Vjedhja” dhe A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Finalizohet operacioni “Fundjava”
Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Në operacion Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë .
Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri.
Arrestohet në flagrancë një pronar i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fundjava”.
Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :
D. R., 45 vjeç banues në Tiranë
G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.
Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i shtetasi :
Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.
Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:
I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,
A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,
A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.
R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,
Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,
A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”
J.V & A.S/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- AKU ka bllokuar 14.5 ton “Birrë Paulaner” me arsyetimin se produkti nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin shoqërues. AKU sqaron se nga subjekti “Den...
LIBRAZHD– Një 18-vjeçar është arrestuar sot nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kultivonin bimë narkotike, në një zonë të pyl...
Tiranë- Pas protestës së djeshme të opozitës në polici u shoqëruan dhe më pas u liruan 10 persona.Mësohet se protestuesit u shoqëruan në komisariatin numër 1 të...
FIER- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ku shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka djegur të gjitha orenditë shtëpia...
Mallakastër- Në prangat e policisë ka rënë Qamil Muçaj pasi ishte i dënuar për trafik droge me 7 vite e 4 muaj burg. Sipas policisë Muçaj është ar...
Gjirokastër- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë ndjerë lëkundje tërmeti në qytetin e Gjirokastrës.Dosja.al mëson se rreth orës 1:00 të mëngjesit qy...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- OSHEE njofton se abontentët që banojnë në Tiranë se në disa zona të kryeqytetit duke filluar nga data 27 Maj deri më datën 29 Maj do të kenë ndërprerje ...
Tiranë- Një ditë më parë opozita e bashkuar zhvilloi një protestë paqësore që zgjati 180 minuta. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e...
Përrenjas- Në prangat e policisë në pikën Doganore të Qafë Thanës ka rënë një 52-vjeçar me iniciale R.H, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar ng...