Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria ka shlyer gjatë muajit nëntor 250 milionë euro të eurobondit të vitit 2015 dhe që maturohej këtë vit, ashtu siç ishte parashikuar. Në fund të muajit nëntor, gjendja e likuiditetit në valutë e qeverisë shqiptare është pakësuar ndjeshëm dhe ndikimin kryesor e ka dhënë pikërisht shlyerja e pjesës së mbetur nga eurobondi i vitit 2015.
Në nëntor të vitit 2015, Shqipëria emetoi një Eurobond me maturim 5-vjeçar, për një shumë totale prej 450 milionë eurosh, me një kupon prej 5.75%. Prej tyre, 200 milionë ishin shlyer nëpërmjet eurobondit të mëparshëm, emetuar në vitin 2018, ndërsa diferenca u shlye muajin e kaluar, me fondet e eurobondit të siguruar në qershor të këtij viti.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka shfrytëzuar gjendjen e mirë të likuiditetit në tregjet e huaja për të siguruar financime me norma interesi në rënie. Vende si Shqipëria kanë shfrytëzuar oreksin e investitorëve ndërkombëtarë për kthime më të larta, në kushtet kur letrat e borxhit sovran të shteteve më të zhvilluara kanë zbritur pranë zeros. Në qershor të këtij viti, Shqipëria siguroi me sukses një Eurobond 7-vjeçar prej 650 milionë eurosh me një kupon prej 3.5%. Ky çmim mund të jetë i kënaqshëm për Shqipërinë, por edhe për investitorët, në kushtet kur alternativat për të siguruar kthime të mira në tregjet financiare janë të pakta.
Gradualisht, qeveria shqiptare po e shpenzon tepricën e likuiditetit në valutë të krijuar në muajin qershor. Në fund të nëntorit, likuiditeti në valutë i mbajtur në llogarinë e Bankës së Shqipërisë ra në shumën e barasvlershme të 25 miliardë lekëve, rreth 42.6 miliardë lekë më pak krahasuar me muajin tetor. Pjesa më e madhe shkuan për shlyerjen e eurobondit (rreth 31 miliardë lekë), ndërsa diferenca është shpenzuar për të mbuluar deficitin në rritje të buxhetit të shtetit. Mbulimi i deficitit me paratë e eurobondit uli kërkesën për huamarrje të brendshme dhe ndihmoi në ruajtjen e interesave të qëndrueshme në tregun primar të letrave të borxhit të qeverisë. Këto fonde krijuan gjithashtu një shtesë të ofertës për euro në tregun valutor dhe ndikuan në stabilitetin e kursit të këmbimit mes euros dhe lekut.
Në muajin nëntor, deficiti buxhetor u zgjerua me 7 miliardë lekë të tjera dhe arriti vlerën rekord të 73 miliardë lekëve. Pjesa më e madhe e deficitit prej 35 miliardë lekësh të krijuar në periudhën qershor-nëntor u mbulua pikërisht përmes fondeve të eurobondit.
Nga 650 milionë euro hua të siguruara nga eurobondi i qershorit, 400 milionë euro kishin qëllim të përdoreshin pikërisht për mbështetje buxhetore, me qëllim mbulimin e deficitit buxhetor. Pandemia krijoi një thellim drastik të deficitit buxhetor, sidomos për shkak të të ardhurave të munguara. Në 11 muajt e këtij viti, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 310 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në shumicën e pallateve të reja që po ndërtohen në Tiranë, punimet kanë përfunduar fazën e tyre të parë. Ndërtuesve iu duhen minimalisht edhe 2 vjet kohë për pë...
Një nga elementët më të frikshëm të Covid-19 është se edhe në mesin e atyre që i mbijetojnë sëmundjes, dëmtimi i mushkërive është afatgjatë dhe mbetet e paqartë...
Gjashtë hotele të rinj janë hapur kohët e fundit në të dy anët e bulevardit “Epidamn” në qytetin e Durrësit. Por dy prej tyre janë vënë shumë shpejt në shitje, ...
Daniel dhe Miki po i bien botës me biçikletë. Në turin e tyre të tretë një prej destinacioneve është edhe vendi ynë ku vijnë për herë të dytë, por kësaj ...
Kryeqyteti jeton ndryshe nga 9 marsi 2020, dita kur koronavirusi u shfaq dhe vijon të përhapet me shpejtësi. Nga ajo ditë,Tirana numëron mbi 440 jetë të humbura...
Kur shikon që të rinjtë janë të gatshëm të ndajnë çdo gjë të jetës së tyre dhe me këdo në llogaritë tyre në rrjetet sociale të mundon pyetja: a është ky ...
Politikat publike në Shqipëri i kanë dhanë një hov zhvillimit të koncesioneve dhe projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PPP). Ligji i koncesioneve në vitin...
Pandemia apo ekonomia? Qeveria ka zgjedhur ekonominë. Komiteti i Ekspertëve që menaxhon pandeminë, i ka propozuar qeverisë që vendi të mbyllej dy javë që prej f...
Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit, i cili v...
Punonjësit e policisë në Shqipëri rezultojnë më pak të paguarit krahasuar me pagat e kolegëve në rajon.Euronews Albania ka bërë një bilanc të pagave për punonjë...