Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar sloganin që është krijuar në Serbi pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët. Fjalët “radhën e ka Kosova”, nga disa figura publike në Serbi, Abazi i ka quajtur si kriminale. Ai ka përmendur disa nga figurat që kanë shprehur hapur dëshirën për pushtimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Abazi gjithashtu tha se projekti i “Ballkanit të hapur”, vetëm sa i shton oreksin Serbisë për pushtim dhe e vendos Shqipërinë nën dominimin serb. Abazi ka shtuar se Shqipëria dhe Kosovë duhet që të kenë bashkëpunim të fortë në çdo fushë, pasi me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja kriminale nuk mund të ketë “Ballkan të hapur”.
Postimi i Plotë:
Ndërkohë që pamjet e njerëzve që po përpiqen të largohen nga Afganistani trondisin botën, në Serbi fërkojnë duart nën sloganin që po kthehet në refren: “radhën e ka Kosova”, që nënkupton rikthimin e Serbisë në Kosovë pas një dobësimi të ShBA-së. Në vijim disa shembuj nga deklaratat publike në Serbi, që po i gëzohen rikthimit të Talibanit dhe largimit të ShBA-së nga Afganistani:
1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i komisionit të Serbisë për të pagjeturit, Veljko Odaloviç, deklaroi se Prishtina duhet të mendohet sepse radhën mund ta ketë Kosova.
2. Dragan Dobrashinoviçi, drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe president i Koalicionit për Financa Publike: “radhën e kanë shqiptarët e Kosovës”
3. Regjisori serb Boris Malagurski, ka thënë se radhën e ka Kosova.
4. Predrag Djokic, analisti serb ka shkruar se herës tjetër e ka radhën Kosova.
5. Vojislav Sheshel, deklaroi se radhën e ka Kosova.
Serbia nuk ka ndryshuar, dhe me projekte si “Ballkani i Hapur”, që e vendosin Shqipërinë nën dominimin serb, vetëm sa i shtohet oreksi. Aleanca jonë me NATO-n duhet përkthyer në rritje të konsiderueshme të kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimin e ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo fushë. Me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja e saj kriminale, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur.
Pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët, qindra persona të ndryshëm, publik dhe jo publik në Serbi kanë shkruar se radhën për pushtim e ka Kosovë. Ky ‘slogan’ është përhapur shumë në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e mediave, ndërkohë që nga qeveria e Kosovës ende nuk ka asnjë deklaratë për të.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar strehimin e afganëve në Shqipëri pas pushtimit të vendit të tyre nga talebanët, operacion që nis ditën e nesërme...
TIRANE- Strehimi i afganëve në Shqipëri pritet të kthehet në një realitet brenda pak ditësh ndërsa opinioni publik zien për faktin se a duheshin sjellë afganët ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vuno, duke kaluar pushime me familjen e tij. Gjatë qëndrimit aty, ai nuk ka harruar të ndajë në ‘Facebook’ dhe shi...
TIRANË– Një qytetar ka krikuar në Facebook, kryeministrin Rama për vendimin për të strehuar afganë në Shqipëri. Qytetari nuk është kundër ardhjes së afganë...
TIRANË– Gazetari Andi Bushati deklaron se strehimi i afganëve në Shqipëri përmblidhet në një mësim të shkurtër. Në një postim në rrjetet sociale, duke e kr...
VLORË– Kryeministri Edi Rama është filmuar nga qytetarët teksa shijon pushimet me familjen në Vlorë. ‘Top Channel’ ka ndarë pamjet e Ramës i cili është fil...
TIRANË– Strehimi në Shqipëri i qytetarëve afganë të cilët kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që tashmë iu rrezikohet jeta nga talebanët ësht...
TIRANË– Shqipëria ka nisur punën për të përgatitur vendstrehimet ku do të qëndrojnë afganët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Shqipëri do të vijnë 2...
TIRANË– Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar afganët në vend. Në një post...