LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rafineria e Ballshit, historia e uzinës së ngritur mbi vuajtje dhe shfrytëzim

25 Shkurt 2020, 11:30 Nga DOSJA
Rafineria e Ballshit, historia e uzinës së ngritur mbi vuajtje dhe

BALLSH- Është e pamundur të të mos ngjallë trishtim situata aktuale e naftëtarve të Ballshit. Është një trishtim që të gozhdon në çastin që ndodh, por edhe që prek shpejt themelet e kësaj uzine, edhe pse ato kanë nisur të ndërtohen që në vitin 1972. I afron këto dy çaste të largëta, padrejtësia që iu është bërë punëtorëve, shfrytëzimi i tyre, sëmundjet, rreziku ku e vënë veten…Kujto.al sjell historinë e ndërtimit të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh, me punën e të dënuarve politikë, larg, por edhe afër së tashmes

Ndërsa Shqipëria është vënë përballë shqetësimit jetik të punonjësve të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, pa punë dhe të papaguar prej muajsh, nuk mund të të mos vijë në mendje historia e ngritjes së kësaj rafinerie, nëse ke dëgjuar mjaft edhe një herë të vetme për të.

Në vitin 1972, kur ishte vendosur ngritja në Ballsh, e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës, një nga më të mëdhatë në vend, në këtë qytet u formua Reparti 309 me të dënuar nga shkrirja e tri reparteve të tjera, të cilët do të punonin për ndërtimin e kësaj uzine. Siç shkruan në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, studiuesi Kastriot Dervishi, në një shkresë të datës 24 prill 1973, Dega e Punëve të Brendshme e qytetit të Fierit, listonte të burgosur “elementë armiq të kategorisë së parë” 110 persona, ndër të cilët Dom Nikoll TroshaniDom Frano IlijaDom Ndoc SahatçijaNasho GërxhoAvni ZhitiHamdi HaskoHaki SlatinaMustafa Bylyshi etj..

Tre vite më vonë, ndërsa vazhdonin punimet për ndërtimin e rafinerisë, numri i të dënuarve politikë arriti 550, ndërsa numri total i të burgosurve një vit më parë kishte qenë rreth 900. Punimet për rafinerinë vijuan disa vite, por të dënuarit e kampit të Ballshit, u detyruan të punonin edhe në ndërtimin e apartamenteve të banimit, siç figuron në dokumentet e vitit 1977. Në këtë vit, statistikat tregojnë dhe për një numër të lartë të sëmurësh të regjistruar në këtë kamp, që për hir të së vërtetës kishin qenë me qindra që në krijimin e tij: në vitin 1972, 304; në vitin 1973, 338; në vitin 1974, 247; në vitin 1975, 325; në vitin 1976, 423…

Ndërkohë repartit të Ballshit, iu bashkuan edhe reparte të tjerë. Puna ishte e rëndë dhe duheshin sa më shumë të dënuar, që të kequshqyer dhe të patrajtuar vijonin punën për realizimin e planeve të qeverisë komuniste. Disa prej tyre nuk mbijetuan dot në këto kushte. Vetëm gjatë ndërtimeve në Ballsh, shkruan në librin e tij, studiuesi Dervishi, ndërruan jetë 93 të dënuar të cilët u varrosën në varrezën e fshatit Panahor.

Disa të dënuar, tentuan arratisjen, edhe pse dihej që kjo sipërmarrje ishte me shumë rrezik, por mesa dukej të punoje në ato kushte, ishte edhe më shumë. Asnjë prej tyre nuk ia doli të largohej. Durim Veledi u godit nga rojet e frontit të punës teksa i maskuar me gjethe po kalonte nën telin e rrethimit dhe mbeti i vrarë. Pesë të dënuar të tjerë që kishin hapur një tunel që niste që nga dhoma e tyre e izolimit, gjithashtu u kapën.

Puna, sakaq, vazhdonte me një numër gjithmonë e më të lartë të dënuarish politikë. Në 1977-ën, në repartin e Ballshit punonin 633 shqiptarë dhe 39 të huaj, të dënuar për arsye politike. Dashnor MamaqiVasil Kati, Dom Aleks BaqliLlazar LubonjaFatos LubonjaAndon ShetiVaid LameMilto VakoTeki BiçokuGalip SojliGaqo Peci, ishin disa prej tyre. Në Ballsh ka vuajtur dënimin dhe meshtari Zef Pllumi, që prej moshës dhe gjendjes shëndetësore, punonte si bahçevan i repartit. Një tjetër i dënuar i këtij kampi, Gëzim Peshkëpia, në librin e tij “O njeri”, shkruan se kur në vitin 1980 në kamp u vendos televizori, të dënuarit panë ngjashmërinë e kampit të Mathauzenit me burgjet shqiptare.

Pas përfundimit të punimeve për uzinën, të dënuarit vijuan punën për ndërtimin e pallateve të banimit. Dy vitet e fundit, 1977-1979, ishte shfaqur problemi i kontratës me ndërmarrjen që ndërtonte uzinën, për mungesë fondesh. Megjithatë uzina u ndërtua dhe filloi të funksionojë në vitin 1979, ndërkohë të dënuarit e Ballshit punuan edhe për katër vite të tjera në këtë qytet derisa reparti u mbyll në mars të vitit 1983 dhe të burgosurit u shpërndanë në reparte të tjera, duke lënë pas Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës, katër pallate dhe 93 varre. Të dhënat janë bazuar në librin “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste” të Kastriot Dervishit, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur historia e ndertimit te unizes ne ballsh rafineria e ballshit uzina e naftes historia e ndertimit te unizes ne ballsh rafineria e ballshit uzina e naftes

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para