LIVE UPDATES
Politike

Rama intervistë për “Die Welt”: Merkel kampionia jonë, i kemi bërë detyrat e shtëpisë, gati për negociatat

6 Qershor 2019, 08:37 Nga DOSJA
Rama intervistë për “Die Welt”: Merkel kampionia

Tiranë- Media gjermane “Die Welt” ka publikuar një intervistë që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama i cili ndër të tjera është shprehur se Shqipëria e meriton që t’i hapen negociatat me BE pasi janë bërë shumë reforma. Rama ka theksuar se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se prej vitit të kaluar është gati për hapjen e negociatave.

“Ky është një problem brenda familjes dhe parashikueshmëria është gjëja e fundit që mund të kërkojmë. Ndaj është e rëndësishme që pikë së pari kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe se që prej vitit të kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanimë gati për hapjen e negociatave. Komisioni, në pikëpamjen time, është institucioni i vetëm që ka ekspertizën e duhur dhe njohurinë e plotë të detajeve e historikut të secilit vend. “, shprehet ai.

Ndër të tjera ka thënë se kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni.  Sipas tij Merkel është kampionia e shqiptarëve.

“Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë. Lidershipi i saj e ka shndërruar Gjermaninë në shpëtimtaren e Europës. Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Anxhela Merkel në kohën e krizës së refugjatëve. Edhe pse i është dashur të paguajë një çmim të lartë për këtë, gatishmëria e saj për ta paguar atë çmim e bën një lider edhe më të madh. Gjermania është shumë e drejtë dhe e qartë në përgjithësi, çka nuk mund të thuhet për të gjitha vendet.”, shprehet ai.

Intervista

Negociatat për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në mund të nisin që në muajin qershor. Cilat janë pritshmëritë tuaja rreth këtij procesi?

Vitin e kaluar, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në vitin 2018. Kjo nuk ndodhi. Megjithatë, Bashkimi Europian u zotua për nisjen e negociatave në 2019-n. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha më herët në vitin 2014 se zgjerimi do të ngrihej për pesë vjet dhe tani jemi në 2019-n. Marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë përfaqëson një hap historik në diplomacinë e rajonit. Duket se ky është momenti i duhur. Në të njëjtën kohë, është e pamundur tashmë që të parashikosh çfarëdo gjëje rreth asaj që Bashkimi Europian do të bëjë më tej. Ky është një problem brenda familjes dhe parashikueshmëria është gjëja e fundit që mund të kërkojmë. Ndaj është e rëndësishme që pikë së pari kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe se që prej vitit të kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanimë gati për hapjen e negociatave. Komisioni, në pikëpamjen time, është institucioni i vetëm që ka ekspertizën e duhur dhe njohurinë e plotë të detajeve e historikut të secilit vend. Thënë kjo, pjesa tjetër është thjesht politikë dhe asnjëherë nuk i dihet. Por, në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është që ne nuk po e bëjmë të gjithë këtë për të tjerët, ne po e bëjmë për veten tonë dhe fëmijët tanë sepse procesi i integrimit është një vegël fantastike modernizimi. Përshtatja e standarteve europiane është të bësh pikërisht atë që brezat e ardhshëm meritojnë.

A ndiheni më pak optimist rreth të gjithë procesit?

Jo, në mënyrë gati tragjike unë kam qenë gjithmonë optimist. Jeta ime dhe historia jonë më tregojnë vazhdimisht se optimizmi tragjik është zgjidhja më e mirë. Tani, edhe holandezët, të cilët janë skeptikë, kanë thënë që kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në reformën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë Vettingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë.

Po sugjeroni që deri tani, procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik?

Pa dyshim që po. Nuk është një sekret dhe të gjithë e dinë këtë. Për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë. E më pas, për çdo vend që u bashkua më pas, gjithmonë e më e vështirë.

A mendoni se tani ka më pak oreks, nga ana e BE-së për vende të reja në Union?

Duhet të saktësoj se ne nuk pretendojmë të anëtarësohemi në BE që tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave. Koha për t’u anëtarësuar do të vijë më vonë. Është si të planifikosh një martesë, por jo të martohesh menjëherë. Kjo e bën të gjithë këtë situatë edhe më fruestuese dhe edhe më absurde sepse ndërsa kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për hapjen e negociatave, trajtohemi sikur duhet të vendoset që tani nëse do të jemi apo jo pjesë e Unionit. E kjo është thjesht e pavërtetë.

Si mundet të përfitojë BE dhe Gjermania nga hapja e këtyre bisedimeve?

Nuk jam në pozitë për t’u thënë atyre asgjë. Ata janë në pozitën ku duhet të mendojnë se çfarë dëshirojnë. Ata janë më të fortë, e nuk kanë përjetuar luftë në jetën e tyre. Kështu që për ta, nuk është e thjeshtë të kuptojnë arsyet se përse ne jemi të dhënë me kaq pasion pas Bashkimit Europian. Jam i sigurtë që nëse baballarët themeluese të BE-së do të ishin ende këtu, ata do të kuptonin përfitimet shumë më mirë. Për ne, BE është ajo që ishte edhe për ta, një projekt paqeje dhe një vend ku mund të gjesh një hapësirë të përcaktuar, të pakërcënuar nga konfliktet e të shkuarës. Për europianët e sotëm, lufta është një lloj sajese televizive bardh e zi. Nga ana tjetër, pa dyshim, Bashkimi Europian ka problemet e tij. Është një kohë vërtet kohë vërtet komplekse dhe nuk është e lehtë të bësh parashikime.

A mendoni se ka një ide të gabuar rreth Shqipërisë në Europë?

Do të thoja që ka qenë edhe më keq. Po bëhet më mirë dhe do të vijojë të bëhet më mirë sepse gjithmonë e më shumë njerëz po vijnë në Shqipëri dhe po kuptojnë që vendi ynë është tërësisht i ndryshëm nga përgjithsimet negative mund të kenë besuar. Kjo ide do të përhapet, por në të njëjtën kohë, dembelizmi gazetaresk është një karakteristikë e kohëve tona. Për një gazetar dembel nuk mund të presësh lajme të mira, por vetëm lajme të këqija, sepse pa dyshim ato shesin më shumë.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare u rrit me 4,1% sipas të dhënave të BE. Si do të përshkruanit situatën makroekonomike të vendit tuaj?

Në përllogaritjen tonë të fundit të vitit 2018 rritja ishte prej 4,5%, por ky numër është ende duke u vlerësuar. Ne synojmë që të mbajmë rritjen ekonomike mbi kufirin e 4%. Ndërkohë, kemi përjetuar një rrënie të ndjeshme të papunësisë, nga 18,7% në 12,3%. Qëllimi ynë është që ta reduktojmë më tej, drejt 8%. Nuk do të jetë e lehtë, por nuk është as e pamundur. Kjo është ajo për të cilën po luftojmë.

Si do ta karakterizonit marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë?

Shumë të mirë. Gjermania është Gjermania. Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni. Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë. Lidershipi i saj e ka shndërruar Gjermaninë në shpëtimtaren e Europës. Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Anxhela Merkel në kohën e krizës së refugjatëve. Edhe pse i është dashur të paguajë një çmim të lartë për këtë, gatishmëria e saj për ta paguar atë çmim e bën një lider edhe më të madh. Gjermania është shumë e drejtë dhe e qartë në përgjithësi, çka nuk mund të thuhet për të gjitha vendet.

Është raportuar që Gjermania sapo i dha Shqipërisë një grant historik. Mund të na thoni më shumë rreth rëndësisë së kësaj gjëje?

Nuk është një grant, media e ka bërë të duket si e tillë, por një finacim. Në pikëpamjen e bashkëpunimit dypalësh, bëhet fjalë për një plan 7-vjeçar financimi përmes bankës së zhvillimit KfË.

Në vitin 2016, Gjermania u shndërrua në partnerin e katërt më të madh ekonomik të Shqipërisë. Në cilin drejtim tregtia dypalëshe mund të fuqizohet më tej?

Ka shumë potencial rritje në marrëdhënien tonë tregtare dhe jam shumë besimplotë që pikërisht kjo është ajo që do të ndodhë, veçanërisht përsa i përket produkteve tona bujqësore.

Sipas statistikave të “Heritage Foundation”, një e dhjeta e investimeve të huaja direkte që fokusohet në Ballkanin Perëndimor shkon në Shqipëri. Sa janë mundësitë që Shqipëria të tërheqë edhe më shumë?

1/10 sepse ne nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë një rrugë të qëndrueshme për rritjen e investimeve të huaja direkte në turizëm, që është sektori me potencialin më të madh. IHJ në turizëm kanë qenë shumë të ulta, ndërkohë që energjia ka qenë më e rëndësishme. Aktualisht, jemi në fund të testimeve të fundit me SHELL në lidhje me një fushë të rëndësishme naftë dhe gazmbajtëse. Të gjithë të dhënat paraprake sugjerojnë se kjo do të jetë një histori suksesi. Rreth kësaj do të dimë më shumë së shpejti. Nëse lajmi do të jetë pozitiv, do të kemi një investim tjetër të madh për shumë vite në vijim. Gjithashtu, sapo kemi filluar të investojmë edhe në energjinë diellore. Oferta jonë e parë shkoi shumë mirë dhe tani po përgatitemi për një të dytë. Prodhimi dhe agrikultura ofrojnë gjithashtu disa mundësi vërtet interesante për investitorët e huaj.

Çfarë ka bërë bendi juaj gjatë vitit të kaluar në drejtim të infrastrukturës dhe hapjes së korridoreve me pjesën tjetër të Europës?

Ka ende shumë punë për t’u bërë, por disa projekte madhore janë duke u zbatuar. Shpresoj që do të kemi lajme të mëtejshme nga Procesi i Berlinit në këtë drejtim.

Diçka unike midis politikanëve, por ju jeni edhe një artist. Çfarë po bëni si kryeministër për të mbështetur sferën kulturore?

Për fat të mirë, kemi shumë të rinj të talentuar që po shprehin veten në fushën artistike jashtë vendit. Për shembull, janë disa shqiptarë në Orkestrën Filarmonike të Berlinit, kemi disa këngëtarë fantastike opera si dhe artistë të shkëlqyer të arteve vizuale. Për një vend të përmasave tona, kemi një trashëgimi të rëndësishme në fushën e artit. Rinovimi i sheshit qendror të Tiranës, Sheshit Skënderbej fitoi çmimin prestigjioz Europian të Hapësirave Publike në vitin 2018, një prej çmimeve më prestigjioze në arkitekturë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama negociatat me be-në rama intervistë për die welt angela merkel edi rama negociatat me be-në rama intervistë për die welt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj