LIVE UPDATES
Politike

Inskenim i ngjarjes, ja si u ekzektua Fatmir Xhindi 30 metra larg banesës (VD)

5 Qershor 2019, 19:41 Nga DOSJA
Inskenim i ngjarjes, ja si u ekzektua Fatmir Xhindi 30 metra larg banesës

TIRANË- Nga rrëfimet e banorëve, ka edhe një moment tepër delikat që nuk është thënë më përpara. Fatmirësisht, djali i vogël i Fatmir Xhindit, Albano, këmbëngul që të mos kthehet në shtëpi, por të qëndrojë në fshat tek gjyshi. Këmbëngulja e djalit shmangu një krim të dyfishtë.

“Çuni iu lut për të qëndruar, ai i tha hajde ikim, jo i tha djali do rri te gjyshi. I hipi makinës dhe iku”, tregon Xhevahir Abedinaj, banor i Kurjanit. Xhindi niset i vetëm drejt banesës në Roskovec me fuoristradën e zezë dhe pa djalin e tij të vogël. Ai dukej i qetë si gjithmonë dhe i kënaqur pasi kishte punuar në tokën e tij, pasion që e ndoqi deri në ditën e fundit të jetës.

“Nëqoftë e do kishte ndonjë shqetësim atë ditë minimumi ishte të mos shkonte vetëm në Kurjan, pistoletën e kishte me leje, mund ta merrte dhe pistoletën, edhe shoferin e kishte nga shteti e mund ta merrte, ndëkrohë ai lëvizte i vetëm, pa shofer, pa shoqërues”, tregon Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

E mësuar me oraret e Fatmirit, në muzg, bashkëshortja Xhemilja, lë hapur portën e jashtme metalike në mënyrë që ai të futej direkt me makinë sapo të mbërrinte.

“Rreth 1 javë para se të ndodhte, kemi qenë te shtëpia në Roskovec dhe ka ardhur vëllai i tim ati, e i thotë, ti mundësitë i ke, vendos një kamer dhe një që të hapej dera elektronikisht, se tani je deputet, këto muhabete vëllazërore, im atë siç ishte duke punuar se e kishte me shumë qejf të merrej me baçen te shtëpia i tha mirë je zgjuar apo mos nuk je ngopur me gjumë, ka qenë 1 javë para se të ndodhte”, tregon Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

Rreth 30 metra larg banesës, në një rrugicë të mbuluar nga bari i lartë afrohet një person që nuk u identifikua kurrë.  “Këtu ka qenë me barishte goxha të mëdhaja dhe nuk kalonte as makinë asgjë, këtu ishte bërë vendi që mendohet se ishte autori duke pritur Fatmirin, kishte pirë dhe cigare, është gjetur bishti, u gjet dhe një pako aspirinë”, tregon Ilir Xhindi, vëllai i Fatmir Xhindit.

Errësira kishte rënë dhe vendi ku qëndronte personi kishte fushëpamje drejt hyrjes së banesës së deputetit. Po ashtu, ajo rrugë të jepte mundësinë e largimit pa u diktuar nga askush.

“Këtu jemi 30 metër larg banesës, sepse dukej makina kur vinte se s’kalonte asnjë lloj makine, vinte makina me drita dhe ai e dinte shumë mirë që Fatmiri ishte makina me drita”, tregon Ilir Xhindi, vëllai i Fatmir Xhindit.

Fuoristrada e deputetit Xhindi mbërrin dhe mjeti drejtohet brenda oborrit të banesës. Ai zbret nga makina, dhe hap derën e bagazhit për të nxjerrë rrobat e punës që përdori te toka në fshat.

Nga rruga përballë, përbri kësaj magazine, nisin të shtënat e kallashnikovit drejt deputetit. Xhindi goditet pas shpine me 6 plumba. Autori afrohet, e qëllon edhe nga afër në kokë për tu siguruar që ti marrë jetën.

“Policia na ka thënë që i ka bërë në tre pozicione të shtënat, nga larg, duke afruar deri te vendi ku është siguruar që ka vdekur”, tregon Ilir Xhindi, vëllai i Fatmir Xhindit.

Vrasësi ndjek të njëjtën rrugë nga kishte ardhur, duke dalë pas magazinës. Aty, del në unazën e qytetit dhe kalon në këmbë përtej kryqëzimit që ndan rrugët drejt komunës së Kurjanit dhe asaj drejt Beratit.

“Dhe qeni këtë rrugë ka ndjekur deri sa i ka nxjerrë në rrugë kryesore matanë ku janë humbur gjurmët”, tregon Ilir Xhindi, vëllai i Fatmir Xhindit.

Një bashkëpunëtor mendohet se e priste me makinë për tu larguar në drejtim të paditur dhe për të mos u gjetur as sot e kësaj dite. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:45 minuta, por pavarësisht breshërisë së armës, familjarët nuk kishin kuptuar asgjë.

Marrë Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10-vjetori i vrasjes se fatmir xhindit fatmir xhindi inskenimi i vrasjes se xhinidt vrasja e fatmir xhindit 10-vjetori i vrasjes se fatmir xhindit fatmir xhindi inskenimi i vrasjes se xhinidt vrasja e fatmir xhindit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri