LIVE UPDATES
Politike

11 Qershor 2021, 07:14 Nga DOSJA

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një interviste për mediat serbe, një ditë pasi ulja e tij në një tavolinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë serbe, Ana Brnabiç shkaktoi mjaft debate. Në një intervistë për EuroNeës Serbia, Rama është pyetur për planin e Kosovës për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid, dhe ka mbajtur një qëndrim mjaft të rezervuar. Kreu i qeverisë tha se vendimi përfundimtar sipas tij i takon klasës politike në Prishtinë dhe jo Tiranës zyrtare. Sipas kryeministrit, kjo padi do të ishte një iniciativë që nuk do të sillte rezultate.

“Së pari, kjo është një çështje shumë e komplikuar në aspektin e përmbajtjes ligjore. Së dyti, unë mendoj dhe e kam thënë publikisht, në bisedime dhe po jua them edhe juve, ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt. Nuk ka fitues pa zgjidhje. Gjenocid është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo i imi apo i shqiptarëve,”- tha Rama.

Për Ramën, vendet e Ballkanit nuk mund të prisnin që të hapej dera e Evropës, por duhet të shihnin mundësi të tjera bashkëpunimi, siç ishte edhe Samiti që u prit dje në Tiranë. I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, Rama tha se njohja e Kosovës nga Serbia është e vonuar dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje, mund të bënte që Shqipëria dhe Serbia të mund të ndiqnin shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, për bashkëpunim.

“Ballkani Perëndimor është i yni dhe na takon ne të merremi me të dhe Bashkimi Evropian nuk mund të na tregojë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë. Nuk mund të prisnim derën e Europën, për mua ky Shengen Rajonal është një hapësirë në të cilën ne të gjithë mund të zbatojmë katër liritë evropiane, ndërkohë që, individualisht, kemi rrugën tonë drejt integrimit evropian. Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe është me të vërtetë thelbësore për zhbllokimin e potencialit që unë mendoj se ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë,”- tha Rama.

“Termi Shqipëri e Madhe nuk ekzistonte në Shqipëri si projekt politik. Një marrëzi,”- tha Rama. Ai shtoi më tej se Serbia duhet që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO për të mbrojtur manastiret ortodokse. Në fund, Rama ftoi dhe serbët që të vizitonin Shqipërinë për turizëm.

“Ne kemi qenë shumë të qartë, më shumë se njëherë. Parlamenti shqiptar ka miratuar shumë rezoluta në historinë e tij dhe gjëja e fundit për të thënë, dhe është shumë e rëndësishme, është se ne nuk jetojmë në një botë ku jemi të vetëm. Ndaj kemi partnerë dhe aleatë. Vetë Kosova është një realitet i ri që është rezultat i përpjekjeve madhore brenda dhe jashtë Kosovës. Ndaj kjo lloj ideje madhore apo vendime madhore nuk duhet të merren vetëm pse dikush mendon ashtu, por duhen marrë përmes një shtegu të qartë konsultimesh dhe duke dëgjuar partnerët dhe aleatët dhe deri më sot nuk kam dëgjuar askënd të mbështesë këtë ide. E kam fjalën për partnerët dhe aleatët. U them serbëve, ejani të na vizitoni, ejani të shijoni bregdetin tonë, të takoni njerëz. Sepse atë që njerëzit mund të bëjnë, asnjë politikë ose strategji nuk mund të arrijë në drejtim të afrimit të vendeve, përmes njohjes dhe mirëkuptimit,”- përfundoi kryeministri Rama.

Rama priti një ditë më parë liderët e Ballkanit Perëndimor. Tavolina u mbajt në Tiranë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e ajo e Serbisë, Ana Brnabiç. Fotot e Ramës me Kurtin kur kreu i qeverisë shqiptare përqafohej me këtë të fundit bënë xhiron e rrjetit duke ditur se marrëdhënia mes dy homologëve shqiptarë, nuk ka qenë fort e mirë. Ulja e tyre në tavolinë për herë të parë ishte në Bruksel, gjatë darkës së organizuar nga Joseph Borrell, ndërsa e dyta ishte ajo e Tiranës.

Mediat serbe raportuan gjithashtu se një nga marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë nuk u nënshkrua pasi ishte tërhequr Kurti. Bëhet fjalë për CEFTA. (CEFTA është një marrëveshje e tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia). Në fakt brenda shkresave, Kosova nuk ishte cilësuar si një shtet i pavarur dhe për këtë arsye nuk u bë nënshkrimi. Qeveria e Kurtit sqaroi se në fakt kishte qenë vetë Rama ai që ishte tërhequr duke parë se Kosova dhe Serbia nuk ishin trajtuar njësoj. Debat në tavolinë kishte dhe midis Kurtit e Brnabiç.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama interviste per euronews serbia samiti i tiranes 10 qershor 2021 edi rama rama interviste per euronews serbia samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit