LIVE UPDATES
Politike

Rama kërkon shkarkimin e Metës, vijnë reagimet nga PD: Do të mbajë pushtetin me forcë

10 Qershor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Rama kërkon shkarkimin e Metës, vijnë reagimet nga PD: Do të

Tiranë- Pasi Presidenti Ilir Meta sot dha argumentet e tij pse shtyu zgjedhjet e 30-qershorit dhe PS-ja u shpreh se do të kërkojë shkarkimin e tij ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ai shprehet se Ramës nuk i interesojnë zgjedhjet por vetëm kapja dhe mbajtja e pushtetit me forcë. Ai thekson se Rama ka frikë të përballet me popullin.

“Shfuqizimi i dekretit dhe marrja e përgjegjësisë nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcë e pushtetit!”, shprehet Salianji.

Po kështu ka reaguar edhe Edi Paloka, i cili shprehet se  Rama me shkarkimin e Metës kërkon të gërmojë në gropën ku është futur vetë.

Reagimi i Salianjit:

1. Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmêri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ështē kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht ështē në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!

2. Shfuqizimi i dekreteve ka praktikë, në jurisprudencë kjo krijon precedent, dy Presidentë kanë shfuqizuar dekretet për mbajtjen e zgjedhjeve!

3. Shfuqizimi i dekretit dhe marrja e pergjegjesise nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcê e pushtetit!

4. Data dhe dita e zgjedhjeve ështē dita kur populli zgjedh mes shumë alternativave se kush do të qeverisë dhe jo dita kur pushteti imponon se kush do të vjedhe për 4 vitet e ardhshme! Pse duhen zgjedhje kur ka një kandidat? Në çdo rast edhe sikur të merrte vetëm votën e tij ai do të ishte i zgjedhur sipas ligjit Rama!

5. Presidenti i Republikës shkarkohet nëse kryen një shkelje të rende te ligjit jo kur ndonje palë mendon ndryshe, por dhe nêse presidenti do kryente shkelje dhe do të shkarkohej nga parlamenti, ky vendim duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese qe sot nuk ekziston për rrjedhojë do të ishte vendim nul. Akoma më tej Gjykata nuk mund të konstituohet pa perzgjedhjen e anetarëve të kesaj gjyjate nga Presidenti!!

6. Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!

7. Gjithë mishmashi institucional, ku gjithë shteti po funksionon si regjim, pa garanci për të drejtat dhe lirite e qytetareve, ku qeveria kapet në korrupsion dhe krim elektoral, ku krimi sundon dhe qeveria i ka nxirë faqen Shqipërisë, në situatën ku qytetarët janë gati për çdo sakrifice për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mos lejuar një shtet autoritar, Qeveria Tranzitore dhe hapja e rrugeës për zgjedhje të reja do të ishte e vetmja rrugëzgjidhje, nuk mund të sakrifikohet shteti dhe qytetarët për interesat personale të një njeriu të vetëm!

8. Rama sot prirjet autoritariste i ka implementuar, ai kontrollon Kuvendin, Qeverine, Prokurori dhe Gjykata, Sherbim Informativ, Presidentin e ka zgjedhur Vetë dhe kur nuk i bindet kërcënon për shkarkim, bashkitë kërkon ti marrë me forcë, elitën financiare e krijon me PPP dhe tendera dhe jo me konkurrencë, partitë fasadë, qytetarët që protestojnë arrestohen, çfarë duhet më shumë për të qënë tirani? Opozita me veprimet e saj dhe me mbështetjen e madhe popullore ka arritur të fitojë betejat, orteku i krijuar nga bashkimi i qytetarëve do të ndalet kur të ketë demontuar plotësisht pushtetin e krimit!

Reagimi i Palokës:

Kurrë nuk zhgënjen! I parashikueshëm në çdo hap qe hedh !  Po kur thotë :”Jam tre hapa para…” Do shkarkoj Metën -thotë-që vetë e bëri President ! Vazhdon të gërmojë gropën ku është futur vetë!  Vetëm një si ai mendon se nga gropa dilet duke gërmuar !!!Velina e bashkisë ndërkohë i rri tek koka dhe e nxit te gërmojë më fort…

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediet, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ervin salianji shtyrja e zgjedhjeve edi rama ervin salianji shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj