LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-‘Non grata’ nga SHBA/ Rama nuk ndalet! Direktiva të qarta: SPAK të hetojë Sali Berishën

9 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
VD-‘Non grata’ nga SHBA/ Rama nuk ndalet! Direktiva të qarta:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur objektivat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke kërkuar që të hetojnë Sali Berishën. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se akuzat që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet që të adresohen, pasi sipas tij SPAK vihet në lëvizje për çdo akuzë, e deri më tani nuk ka bërë asgjë për pretendimet e Amerikës.


“Unë e di që ka rënë pazari fare kur bie fjala për të kuptuar një gjë. Nderin dhe vlerën e të qenit përfaqësues i popullit në parlament, qeveri dhe në këshill bashkiak. Nëse drejtësia në këtë jetë nuk të kap, vendin e ke në ferr. Por sidoqoftë në PS nuk ke vend. Nuk ka vend për sa kohë që nderi i përfaqësimit të PS më takon mua. Kush do avokat, le të shkojë ta gjejë. Të shkosh tani tek ferri për të paudhët tanë kur ata që ferrin e krijuan këtu, nuk i përkasin fare kësaj partie mund të tingëllojë si dobësi. Edhe faj nuk kanë… Po kthehem tek 10 muaj burg për një arkë peshk ndërkohë që janë me dhjetra të vrarët nga politikanë që kanë emër, e rrotullohen në varr akoma. Vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk i di, burgoset një grua për një arkë peshk. SPAK vihet në lëvizje për këdo zyrtar të lartë sot nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht për të hyrë në SHBA. Ajo deklaratë nuk mund të rrijë pezull. Ose ka, ose nuk ka bazë. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë 2 gramë nga marrëdhëniet ndërkombëtare është gur në qafën tonë. SPAK duhet t’ja heqi Shqipërisë këtë gur nga qafa duke e ndarë ka bazë apo nuk ka bazë,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Po kthehem tani tek ato 10 muajt burg për një arkë peshk, për një punësim që edhe nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu? Mdërkohë që janë me dhjetëra të vrarët, të vdekurit nga politikanët që kanë emër e që kanë mbiemër, të cilët rrotullohen në varr akoma në kërkim të drejtësisë, pa llogaritur vjedhjet kolosale të cilat deri tani vetëm SPAK-u nuk i di. Burgoset një grua për 10 kile peshk. Çudia e çudive është kjo, që ndërkohë që SPAK-u vihet natyrshëm në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet, deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtar të lartë sot, akoma nuk është vënë në lëvizje, të paktën unë nuk di të jetë vënë në lëvizje se nuk kam dëgjuar ta thotë, nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, jo për një njeri, por për gjithë Shqipërinë është ajo deklaratë, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK-u në këtë rast ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara, sepse ajo deklaratë atje nuk mund të rrijë pezull. Ose ka bazë, ose nuk ka bazë! Por këtë nuk mund ta thotë dot politika e brendshme, as këtej, as andej, duhet ta thotë vetëm drejtësia sepse ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë,  për të gjithë ata që kuptojnë dy gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve me Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, është gur në qafën e Shqipërisë dhe SPAK-u duhet t’ia heqë Shqipërisë këtë gur nga qafa duke e ndarë, ka bazë apo nuk ka bazë? Që shqiptarët edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin që ka bazë apo nuk ka bazë.

Nga ana tjetër, askush nuk duhet as të çuditet e as të humbasë durimin. Kush ka kujtuar se reforma në drejtësi do ta ndryshonte realitetin e drejtësisë si me magji apo kush ka menduar se drejtësia e re do ta niste luftën e saj kundër padrejtësisë duke ua hapur dyert e burgut atyre që i madh dhe i vogël, shqiptar dhe i huaj u di emrat, u di dhe bëmat, thjesht është ngutur në optimizëm. Të ndërtosh një sistem drejtësie që të jetë garanci e rendit ligjor, që të jetë garanci e sigurisë juridike të individëve e të subjekteve pa dallim të një vendi, në një vend ku 500 vjet nuk ka pasur kurrë ndërmjetësi por ka pasur vetëm sisteme drejtësie të ngritura e të kapura për këmbësh, nga pushtetet e radhës, mu si ato delet që varen atje tek kasapi, nuk është si të ndërtosh shtëpi, shkolla, çerdhe, kopshte, spitale, autostrada, kërkon kohë, por kërkon dhe mundim të madh, por mbi të gjitha kërkon një durim të madh sepse nuk është asnjë rrugë e shkurtër, nuk është asnjë rrugë e lehtë, nuk është asnjë rrugë e drejtë, por është një rrugë tejet e vështirë, plot me kthesa. Por nuk është, as faji, as përgjegjësia jonë, që askush përpara nesh nuk e nisi këtë rrugë fare, fare. Të gjithë u stepën nga frika e një reforme në drejtësi, e cila do të bënte pikërisht këtë që ka filluar të bëjë, goditjen brenda rradhëve të sipërme të pushtetit politik. 

Sikur ta kishin  nisur të tjerët më parë këtë reformë, sot Shqipëria do të ishte një vend tjetër dhe shqiptarët do të flisnin për gjëra të tjera, por janë humbur 25 vjet, çerek shekulli dhe koha që humbet bashkë me mundësitë që sjell, është shumë më e gjatë sesa koha që humbet kur mundësitë nuk janë aty. Shqipërisë ju tretën shumë shance dhe mundësi të kohës. Koha i solli, Shqipëria nuk i shfrytëzoi. Pikërisht se reforma në drejtësi, njësoj si të gjitha të tjerat që ne kemi nisur, thuajse të gjitha, ka nisur me handikapin e një vonese kaq të gjatë, ne sot duhet të durojmë shumë, shumë, shumë fare teksa ne luftojmë për drejtësi. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të vazhdojmë të ecim përpara dhe nuk duhet të lëndohemi edhe kur njerëzit tanë na thonë ore, ça bëhet kështu, ik ore, të ishe burrë e kishe futur në burg këtë, e kishe futur në burg atë. Ik ore se të gjithë jeni bashkë. Ik ore se hani të gjithë në një çanak. Ik ore…Ik ore… duhet ta durosh. Duhet ta durosh sado e tmerrshme të jetë ta imagjinosh veten në një çanak me Sliun dhe me Ilir Metën, duke ngrënë, kuptohet.

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 sali berisha sali berisha non grata edi rama kongres i ps 9 prill 2022 sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj