LIVE UPDATES
Aktualitet

6 herë kokainë në kontejnerët e tij me banane, lihet në qeli pronari i ‘Alba Exotic Fruit’

9 Prill 2022, 10:32 Nga DOSJA
6 herë kokainë në kontejnerët e tij me banane, lihet në

TIRANË– Pronari i “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti është lënë në burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi është dhënë në seancën e mbajtur ditën e sotme, teksa është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit të SPAK, edhe pse akuzat nuk janë pranuar nga të pandehurit. Për mediat jashtë seancës, avokati i tij, Baftjar Rusi tha se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainën që i kishin futur në konteinerët e biznesit të tij, duke e cilësuar një tentativë për ta rrënuar. Sipas tij, klienti i tij kishte në plan që të vetëdorëzohej por kishte një problem shëndetësor, ndërsa Policia pretendoi se e kapi në një lokal në Tiranë.

“Atë ditë që është kapur nga policia ai ishte nisur për të dorëzuar dhe për të dhënë shpjegime lidhur me procedurën e punës së kompanisë. Shkaku që nuk është dorëzuar është sepse ka pasur një situatë shumë të rëndë shëndetësore. Një javë para se të dorëzohej ai është ndaluar nga policia që e trumbeton si një sukses të madh, kur ai vetë do të vinte dhe të dorëzohej dhe do të njoftonim edhe prokuroren. Sot ishte një seancë pyetjesh për verifikimi ne dhe komunikimin e masës së sigurisë. Ne e kemi bërë publike rastin e kompanisë sepse të kemi të bëjmë me futjen shumë ndryshe të lëndës së kokainës në kontejnerë përmes ventilimit. Kjo fillon qysh nga shoqëria që e përgatit produktin dhe siguria e portit dhe transportit që mbajnë përgjegjësi. Rasti i sotëm ishte pyetje dhe procedura e kodit penal. Gjykata përpos ekzekutimit të masës, kishte mundësi që të thyente masën e arrestit me burg dhe të linte një masë më të zbutur. Ka prova se Dautaj dhe vëllai i tij nuk kanë asnjë lidhje me rastin. Ne kemi qenë shumë bashkëpunues me prokurorinë dhe kemi dhënë të gjitha provat e nevojshme,”-u shpreh ndër të tjera avokati i Dautit.

Herën e fundit që në konteinerët e kompanisë u kap kokainë, ishte shtatori i vitit që lamë pas. 10 kilogramë e 185 gramë kokainë u sekuestruan në një nga konteinerët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, të cilës i janë kapur edhe pesë herë të tjera ngarkesa me drogë. Më 7 shtator 2021, gjithashtu u kapën 7.7 kg kokainë në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike tek konteinerët e “Alba Exotic Fruit”. Kokaina u gjet e ndarë në pako dhe të ngjitura në një nga kapakët e kontejnerit të kompanisë në fjalë më 29 korrik të këtij viti. Më 23 korrik u sekuestruan 6.5 kilogramë kokainë të fshehura në të njëtën mënyrë. Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori.

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes. Në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë e cila u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS nga autoritetet për ta ndjekur. Në Durrës u prangosën pritësit Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj si dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike baftjar rusi eduart dauti kompania ‘alba exotic fruit baftjar rusi eduart dauti kompania ‘alba exotic fruit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen