Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ngeci në ‘Kanionet e Gjipesë’! Shpëtohet turisti polak, dëshmia: Doja të bëja foto
9 Prill 2022, 05:55Nga DOSJA
VLORË– Turisti polak i cili u bllokua ditën e djeshme në “Kanionet e Gjipesë” është nxjerrë i gjallë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai ka mundur të nxirret ditën e sotme nga gremina. Në ndihmë të tij mbërriti infermieri që ka arritur të zbresë në vendin ku ai ishte bllokuar. Fatmirësisht turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Infermieri së bashku me një alpinist kanë mundur të zbresin në terrenin e vështirë dhe t’i japin ndihmën e parë turistit. Së bashku me ta janë dhe një grup prej pesë personash që do përpiqen të sigurojnë transportin. Mësohet se është duke u përgatitur edhe vendi për të mundësuar transportin e tij me barrelë.
Pasi u transportua në qendrën shëdnetësore, turisti ka deklaruar se ishte vetëm në atë zonë pasi dëshironte që të bënte disa foto. Po ashtu ai ka shtuar se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë.
Sipas policisë, turisti polak u bllokua që prej orës 13:30 të ditës së premte. Ai mbeti i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës si dhe të Himarës, rinisën sot operacionin për nxjerrjen e tij nga humnera. Turisti polak ngeci në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa ekipi i shpëtimit u has në vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi kishte pësuar edhe fraktura.
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongr...
TIRANË– Turisti polak i cili u rrëzua në kanionin e Gjipesë ka dhënë dëshminë për mediat e pranishme në qendrën ku po merr mjekimin. Ai ka treguar se...
Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e prokurorisë italiane mbi shkatërrimin e grupit të Ergys Dashit në Itali. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafi...
Ngjarjet e shumta mbi humbjen e armëve të shërbimit të punonjësve të policisë, disa herë plagosje aksidentale të të afërmeve të tyre, apo edhe vetëvrasje, konfi...
TIRANË-Etleva Kondi është vetëdorëzuar sot në policinë e Tiranës. Ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e koncesionit, ishte në kërkim për përfshirjen në a...
ITALI– Policia italiane ka zbërthyer me detaje mënyrën se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar tran...
TIRANË– Përplasje mes Presidencës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. E gjitha nisi pas një deklarate për mediat të kryebashkiakut V...