Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
ROLET/ Si organizohej grupi i Dashit, detyra specifike e sllovenes Ahmiç
9 Prill 2022, 09:20Nga DOSJA
ITALI– Policia italiane ka zbërthyer me detaje mënyrën se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe më pas shpërndarjen në doza më të vogla. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ABC, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë. Më pas ajo shpërndahej në Itali, Zvicër, Slloveni, etj., përmes një koordinimi dhe organizimi kapilar që Dashi i kishte bërë organizatës së tij.
Rezulton se ata kishin caktuar rolin dhe përgjegjësinë e secilit për të shpërndarë drogën në rajonet e ndryshme të Italisë dhe shteteve përreth. Prokuroria italiane ka zbardhur edhe rolet e secilit prej anëtarëve të grupit. Njëri prej tyre, pikërisht Stivi Filolli, u arrestua sëfundmi në Tiranë dhe kishte rolin e korrierit të Ergys Dashit.
Kodet
Prokuroria italiane e ka ndjekur fizikisht dhe përmes përgjimeve grupin në fjalë duke zbuluar edhe kodet e tyre. Kështu për shembull, kur pjestarët në nivelet e poshtme të grupit donin të porosisnin kokainë, nuk përdornin fjalën “doza” por “birra”. Kur donin 5 doza për shembull, sipas prokurorisë italiane, ata thonin “më sill 5 birra”. E njëjta formë kodifikimi ishte përdorur edhe sa i poërket sasisë. Kur flisnin për sasinë, ata nuk thonin “gramë”, por “euro”. Për shembull, nëse kërkonin për të shpërndarë 100 gramë kokainë thoshin “më duhen 100 euro”.
Më poshtë, rolet e secilit prej anëtarëve të rendësishem sipas prokurorisë italiane:
Ergys Dashi
Promovuesi, koordinatori dhe organizatori duke u kujdesur për: – sigurimin e kokainës – koordinimin dhe organizimin në rajonin e Piemontes -organizimin e dërgesave nga Amerika Latine përmes Holandës – menaxhimin e bazave operacionale në Itali dhe bazat logjistike në Holandë – koordinimin e punës së korrierëve të drogës -koordinimi i punës për maksimalizimin e fitimeve
Edmond Dashi
Koordinator dhe organizatori në mbështetje të Ergys Dashit për të menaxhuar bazat e grupit të strukturuar kriminal në veri-perëndim të Italisë.
Rigelas Yzeiraj
Koordinator dhe organizatori në mbështetje të Ergys Dashit për të menaxhuar bazat e grupit të strukturuar kriminal në rajonet qendrore të Italisë.
Ismet Ceka
Koordinator dhe organizator – asistent i Ergys Dashit për shpërndarjen e drogës në rajonin e Trentos – krijimi i bazës së korrierëve të drogës që niste Ergys Dashi – sigurimi i një baze ku Emond Dashi të mund të kryente dënimin “arrest shtëpiak”.
Bedrana Ahmiç
Organizatore logjistike – kryen detyra të ndryshme logjistike dhe organizative në shërbim të grupit. – blerja e makinave në Slloveni që përdoren nga anëtarët e grupit për të dërguar drogën në vende të ndryshme. – organizim i shpërndarjes në Slloveni
Stivi Filolli
Korrier personal i Ergys Dashit për dërgimin e porosive të drogës tek porositësit.
Odisea Leka
Korrier i Ergys Dashit për dërgimin e porosive të drogës tek porositësit.
Alban Yzeiraj
Korrier i Ergys Dashit për dërgimin e porosive të drogës tek porositësit.
Më poshtë, gjenden edhe emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:
TIRANË– Përplasje mes Presidencës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. E gjitha nisi pas një deklarate për mediat të kryebashkiakut V...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli ditën e sotme në panelin për bujqësinë e sigurinë ushqimore para nisjes se punimeve te Ko...
TIRANË– Sot po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Mallakastër. Procesi i votimit u hap në orën 9.00 dhe do të m...
TIRANË- Një 26-vjeçar, i identifikuar si Stivi Filolli është vënë në pranga nga Policia e Shtetit në Tiranë. I riu ishte i shpallur në kërkim ndërko...
MAQEDONI E VERIUT– Sekretari i deritanishëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut , Muhamed Zeqiri, të enjten rreth mesnate është dërguar në burgun e Shkupit...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se i ka gati 3 emrat të cilat do t’ia propozojë Kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të Rep...
DURRËS- Një 53-vjeçar me origjinë bullgare është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve t...
TIRANË– Kongresi i Partisë Socialiste nuk ka kushtuar shumë. Kështu deklaroi ditën e sotme për mediat, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u...