LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Dola për kafe’/ Oficeri denoncon të vjedhur armën e shërbimit, kolegët ia gjejnë në xhep!

9 Prill 2022, 09:53 Nga DOSJA
‘Dola për kafe’/ Oficeri denoncon të vjedhur armën e

Ngjarjet e shumta mbi humbjen e armëve të shërbimit të punonjësve të policisë, disa herë plagosje aksidentale të të afërmeve të tyre, apo edhe vetëvrasje, konfirmojnë se policia nuk e ndjek rregulloren e dorëzimit të armës së shërbimit në mbyllje të turnit. Por një ngjarje paradoksale e ndodhur në kryeqytet, konfirmon gjithashtu se shumë oficerë që e marrin armën e shërbimit në banesë, nuk e kyçin atë në kasafortë, por e lënë nëpër dollapë apo në vende rastësore. Kjo i ndodhi një polici, i cili megjithëse sipas llogarive të tij ishte i kujdesshëm për ta fshehur pistoletën e punës, një incident që i ndodhi nga kjo pakujdesi i ka dhënë atij mësimin më të madh të mundshëm.

Për disa orë me radhë, polici me inicialet N.N., ishte vërtet në hall nga humbja e armës së shërbimit, saqë pasi kontrolloi imtësisht dhe nuk e gjeti kurrkund, u bind se duhej të denonconte dhe të kërkonte ndihmën e kolegëve. Por kur ata i shkuan në shtëpi për të kryer detyrën dhe panë cep më cep, kuptuan se ai nuk kishte qenë i kujdesshëm në kontrollin e xhepave, aty ku ai e kishte fshehur dhe nuk e mbante mend.

Por sidoqoftë, kallëzimi që ai kreu për humbje të armës, është e pamundur të kthehet pas, sepse një agjent ka mbajtur shënim denoncimin e policit N.N., që rrëfeu se si hetoi privatisht për armën e shërbimit, kujtoi gjithashtu itinerarin se ku kishte qenë dhe pasi kaloi fije për pe çdo gjë në banesë, u dorëzua duke kërkuar ndihmë dhe hetime nga komisariati numër 4.

Punonjësi i policisë, sipas burimeve të Gazetasi.al, kallëzon se pasi përfundoi shërbimin, u kthye menjëherë në banesë. “Hoqa rrobat e shërbimit dhe pistoletën tip ‘Makarov’, pasi i hoqa krehrin, e vendosa në çantë, duke e futur poshtë rrobave. Arma kishte shtatë fishekë. E futa në një sënduk rrobash në kuzhinë”, – deklaron në shkresën e parë efektivi N.N.

Ai veçon në deklaratë, se më pas u drejtua për në shtëpinë e nënës së tij, ku ka qëndruar gati 40 minuta.

“U ktheva në shtëpi dhe mbasi pushova pak, dola për kafe me një shok timin koleg. Më pas u ktheva në banesë dhe nuk dola më”, – shton punonjësi i policisë.

Ai ka vijuar rutinën familjare deri në momentin që e kuptoi se arma “Makarov” ishte zhdukur. “Të nesërmen u bëra gati për në punë, vesha rrobat e shërbimit dhe kur u ula të marr pistoletën, vërejta se arma nuk ishte aty”. Në këtë moment, kallëzuesi u thotë kolegëve se kontrolloi gjithandej.

“Pyeta bashkëshorten se mos pa dashje e kishte lëvizur, por ajo m’u përgjigj që s’dinte asgjë”, – shton polici. Më pas ai ka kërkuar ngado dhe sërish s’ka vërejtur asnjë gjurmë të armës.

“Njoftova menjëherë komandantin e shërbimit, duke i raportuar një më një ç’më kishte ngjarë dhe që pistoletën ma kishin vjedhur”, – vijon në kallëzim oficeri i policisë, të cilit i është kërkuar në telefon që të paraqitet menjëherë në komisariat dhe të kryejë kallëzim.

“Kur më pyetën se çfarë dyshoja”, – oficeri u thotë kolegëve se ishte i bindur që ia kishin vjedhur, pasi në banesë nuk gjendej arma e punës.

“A keni vërejtur dëmtime të dyerve”, e pyesin oficerët dhe kush gjendej në shtëpi atë ditë? “Në shtëpi nuk ishte askush dhe dyert por edhe dritaret nuk ishin të dëmtuara”, – thekson N.N.

Duke mbajtur proces-verbal, grupi i hetimit ka shënuar numrin e saktë të fishekëve dhe numrin e serisë së armës, e së bashku me të edhe dëshminë. Por më pas, të bindur se ishin përpara një ngjarjeje kriminale dhe duhet të zbulonin gjurmët e hajdutit, grupi hetimor i komisariatit numër 4, ka bujtur në banesën e N.N., për të kryer këqyrjen përkatëse.

U shkua në vendin e ngjarjes, – deklaron një burim i Gazetasi.al, – dhe nisi këqyrja e banesës. Por pas kontrolleve të policisë, arma e shërbimit të kolegut tonë u gjet midis teshave, e fshehur brenda një xhepi. Arma ishte tip ‘Makarov’, e rregullt, pa dëmtime dhe me fishekët që raportoi kolegu”, – shkruhet në dokumentin që iu tregua Gazetasi.al.

Në përfundim të kësaj situate, kolegët e policit janë ftuar prej tij për një kafe, ku megjithëse nuk ka pasur më tension dhe alarm prej tij, policët e kanë shfrytëzuar momentin që ta kryejnë detyrën deri në fund.

Në një procesverbal të dytë, oficerët e ripyesin kolegun, duke shkruar në proces-verbal: “Efektivi N.N., u ripyet dhe konfirmoi se ishin ato rrobat, ku e kishte vendosur, por që nuk ishte treguar i kujdesshëm dhe për shkak të alarmimit nuk e kishte vërejtur armën mes teshave”.

Me kaq, kjo histori u mbyll dhe nuk përfundoi si shumë raste të tjera, kur policët i harrojnë pistoletat në tualete dhe pastaj i raportojnë të humbura, ose i lënë nëpër dollapë, duke e kthyer shtëpinë në vatrën e ndonjë incidenti aksidental, kryesisht me fëmijët e tyre. Rregullorja e policisë, sidoqoftë urdhëron që në përfundim të shërbimit, efektivët duhet ta kyçin armën në një dollap metalik në komisariat, që shumë rrallë ndodh dhe zbatohet, pasi kushtet nuk janë konsideruar optimale.

Marrë nga GazetaSI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet