LIVE UPDATES
Politike

Rama paralajmëron SPAK:S’flasim, mos na e merrni për dobësi. Po të shkarkuarit e Vettingut?

9 Prill 2022, 12:52 Nga DOSJA
Rama paralajmëron SPAK:S’flasim, mos na e merrni për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajërim për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me arrestimet e ekspontetëve të Partisë Socialiste. Rama u shpreh ata janë mbështetësit më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi, por paralajmëroi që besimin e tyre të mos e merrnin për dobësi. Po ashtu, madje kërkoi që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu të merren në pyetje për pasurinë e tyre, pasi sipas tij nëse nuk ndëshkohen ata fillimisht, nuk do të mund të krijohej shteti.


“Nuk është faji ynë që askush para nesh nuk e nisi këtë rrugë sepse të gjithë u stepën goditjen brenda rradhëve të pushtetit politik. Sikur ta kishin nisur më parë këtë reformë, do të kishim një Shqipëri tjetër. Janë humbur 25 vjet. Koha që humbet bashkë me mundësitë që sjellë është shumë më e gjatë. Koha i solli Shqipëria nuk i shfrytëzoi. Duhet të durojmë dhe të shtrëngojmë dhëmbët për drejtësi. Duhet të durojmë absurditete. Dënohet një këngëtar se zgjeron dritare, ndërkohë që struktura policore presin akoma prej muaj që gjykatësit të mos marrin në mbrojtje në mbrojtje një pallat në breg të detit. Nëse gjërat do të kishin ardhur tek arkat e peshkut dhe dritareja, nuk do habitej njeri, por në raport me sensin moral, ato janë skandale. Unë jam mbështetësi më i madh e i vendosur i SPAK, e duke qenë se kurrë nuk e kam thënë asnjë fjalë më shumë, më takon edhe një pyetje, ata që i nxorri vettingu jashtë se kishin shtëpi dhe apartamente nuk është thirrur asnjë për t’u pyetur; ku i ke gjetur këto 7 shtëpi? Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësi nuk bëhet një shtet. Dhëntë zoti se mbështetja jonë pa kushte, që një shumicë kaq e fortë sa ne të mos hapë asnjë fjalë, të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK. Kampionët nuk janë në PS por në partitë e tjera. Kush rri në hijen e PS dhe ka llogari për t’i dhënë drejtësisë të shkojë,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Por, në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në vend, ato janë skandale. Duke qenë se unë jam mbështetësi më i vendosur, brenda atyre që kanë marrë detyra në politikë, i SPAK-ut dhe duke qene se kurrë deri tani, nuk e kam thënë anjë fjalë më shumë sesa lëvdatat për punën e SPAK-ut, besoj më takon tani ta ngre këtu edhe një tjetër fjali habitore shumë. “Si ka mundësi që asnjë gjykatës, asnjë dhe asnjë prokurori të korruptuar nga ata, që i nxorri vettingu jashtë me shkelma se kishin nga 7 shtëpi dhe nga 18 apartamente, nuk është akoma as i thirrur që të paraqitet: Ore ku i ke gjetur këto para?! Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësinë gabim, dëno sa të duash ata që shkelin ligjin dhe bëjnë padrejtësira duke shfrytëzuar pushtete të tjera, nuk bëhet një shtet me siguri për të gjithë dhe përkujdesje për të drejtën e të gjithëve. Uroj vetëm një gjë, që të mos e zgjas më tutje, dhëntë Zoti që mbështetja jonë pa kushte, – se nuk ka bërë vaki në historinë e Shqipërisë, jo në historinë e këtyre 30 viteve, që një shumicë kaq e fortë sa jemi ne, mos hapë gojën fare, as në nivelin më të lartë, as në nivelet e tjera për asnjë lloj vendimi, duke e mbështetur symbyllur drejtësinë, sepse për këtë punë e kemi bërë reformën, po nuk kemi pa kontensuar asgjë, nga proceset e hapura ndaj njerzve që ishin të lidhura me këto familje politike, – dhëntë Zoti që të mos e lexojnë si dobësi, prokurorët e SPAK-ut.

Ky do të ishte gabimi më i paamnistueshëm, në raport me popullin shqiptar, në raport me fëmijët tanë, me fëmijët e socialistëve, me fëmijët e dëmokratëve, me fëmijët e prokurorëve, me fëmijët e gjykatësve, në raport me pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare, në rast se koha do të provonte diçka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës, në kurrizin e atyre që të mbështesin pa pasur parasysh fare, jo kahjen, por nivelin e krimeve dhe nivelin e zullumeve të bëra në këtë vend, ku kampionët nuk janë në Partinë Socialiste, kampionët janë në ato partitë e tjera. Bujrum, çdokush këtu dhe kudoqoftë që rri në hijen e flamurit të Partisë Socialiste dhe ka një llogari për t’i dhënë drejtësisë, të shkojë t’ia japi, nuk i shkon askush dhe askush nuk e ndalon drejtësinë ta marri ta çojë atje ku duhet. Por ama, ne vërtetë kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejt, por s’kemi bërë një reformë që ha vetëm nga një anë, se kjo nuk është drejtësi, kjo quhet diçka tjetër.

Megjithatë, unë jam mbështetës i vendosur i SPAK-ut, i programeve të drejtësisë së re dhe do vazhdojmë t’i mbështesim, pa vënë në diskutim asgjë. Por ky është Kongresi i Partisë Socialiste, nëse dikush do më thotë ç’punë ka Kongresi me drejtësinë, pa këtë Kongres dhe pa këtë parti, këtu drejtësi s’ kishte për të patur. Absolutisht jo! Këtu rrezik edhe Prokurori i Përgjithshëm do ishte futur në Komisionet e rithemelimeve.

Për ta mbyllur, dua t’ju lë sot rehat mbas kësaj fjale të gjatë, me tre fjalë në kokë, të cilat duhet të jenë tre fjalë që secili në punën e vetë duhet t’i ketë parasysh, siguri për këdo që shërben, përkujdesje që askush të mos ndihet i pambrojtur dhe i pa përfshirë, dhe këtu e kam me të gjithë ata që kur shkoj unë ndonjëherë, unë shkoj shpeshherë, por më ndodh ndonjëherë e them “Futu te kjo kafja këtu” e më thonë “Jo se janë demokratë”. Pse? 

Po e jap si shembull. 

Nuk ka demokratë dhe socialistë sot. Sot ka shqiptarë, sot ka prindër, sot ka gjyshe e gjyshër, sot ka të rinj e të reja, sot ka fëmijë që kanë nevojë për siguri, kanë nevojë të ndjehen të përfshirë, të mbrojtur, të ndjehen se shqiptarët kujdesen për njëri-tjetrin dhe ne vetëm duhet ta organizojmë të gjithë këtë, duke besuar shumë tek qenia e ccdo shqiptari dhe duke u afruar me shumë kujdes, me shumë modesti, edhe me mirëkuptim nëse nuk na afrojnë dhe duke u thënë “Jemi të gjithë bashkë në këtë hall të madh që na ka zënë dhe do ta kalojmë së bashku”.

Falenderoj të gjithë organizatorët e paneleve të paradites së Kongresit, ku siguria u trajtua në të gjitha aspektet, edhe në aspektin ushtarak dhe diplomatik, edhe në aspektin e sigurisë ushqimore dhe në aspektin e sigurisë së shërbimeve të transportit, shërbimeve me energji, shërbime me ujë, sigurisë së mjedisit, sigurisë në shkollë, sigurisë për ata që janë më shumë në vështirësi. Tani është koha që ne, pa humbur kohë, që të hënën, të fillojmë të vëmë në jetë të gjitha ato që njerëzit, mbi gjysmë milioni shqiptarë na kanë ndihmuar që të orientojmë sipas vendimmarrje që ata kanë mbështetur dhe t’u japim një provë të madhe që Këshillimi Kombëtar nuk ishte një show, se nuk kishim nevojë ta bënim. Këshillimi Kombëtar nuk ishte asnjë alibi, sepse nuk janë vendime që lidhen me të tjerë, nuk i kemi bërë që të shkojmë t’u bëjmë presion të tjerëve, t’u themi “Kështu thotë populli, hajde me ne voto”, ato janë vendime të qeverisë, ato janë vendime të shumicës, të cilat ne tani duhet t’i vëmë në jetë dhe nënat me tre fëmijë duhet të fillojnë të shikojnë që diçka tjetër po bëhet për to. Shkallë, shkallë. 

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!