LIVE UPDATES
Politike

Rama, Vuçiç e Zaev i drejtohen Gjermanisë: Shpresojmë ta pranoni Ballkanin e Hapur

20 Dhjetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
Rama, Vuçiç e Zaev i drejtohen Gjermanisë: Shpresojmë ta

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkojnë mbështetjen e Gjermanisë për nismën e tyre të quajtur “Ballkani i Hapur”. Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung botoi një tekst që Rama, Vuçiç e Zaev e kanë përpiluar së bashku për të kërkuar mbështetjen e qeverisë së re në Berlin, transmeton Gazeta Express.

“Shpresojmë që qeveria e re në Gjermani të pranojë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit”, thuhet në tekstin e nënshkruar nga krerët e tri shteteve.

“Evropa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë pjesë integrale e kontinentit dhe këtij vizioni, kanë qenë jashtë për një kohë të gjatë. Dëshira e popullit tonë për t’u pranuar nga anëtarët e BE-së është mohuar vazhdimisht nga politikat e brendshme të vendeve anëtare, duke mos përmbushur premtimet e tyre dhe duke u frikësuar nga e ardhmja. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha. Si udhëheqës politikë të këtyre vendeve, ne ose mund të ankohemi për këtë – ose të marrim masa kundër tij. Për këtë të fundit kemi vendosur”, thuhet në tekstin e publikuar në FAZ.

Po ashtu, Rama, Vuçiç e Zaev i tregojnë Bundestagut se në nëntor të 2019-ës e kanë nënshkruar një marrëveshje për inkujarimin e Procesit të Berlinit, duke marrë përgjegjësinë për, siç thuhet, bashkëpunimin e thelluar në rajon.

Vizioni ynë është të kapërcejmë barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare që pengojnë rritjen ekonomike të rajonit tonë duke zbatuar katër liritë evropiane në vendet tona. Prandaj ne kemi nënshkruar marrëveshje që heqin kontrollet kufitare në mënyrë që mallrat të kalojnë pothuajse pa vonesë dhe që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë pa pengesa në një shtet tjetër”, shkruajnë tre zyrtarët.

Sipas të tre liderëve, “Ballkani i Hapur” ka rezultuar efektiv dhe i dobishëm në tejkalimin e sfidave të pandemisë. Ata shkruajnë se nisma është e hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Iniciativa jonë, të cilën ne e quajmë Ballkani i Hapur , ka rezultuar efektive dhe e dobishme në tejkalimin e kohërave shumë të vështira të pandemisë. Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur deri më tani përfshin vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen dhe t’i ofrojnë popullatës së tyre të mirat që ne i ofrojmë popullit tonë”, apelojnë tre zyrtarët.

Të tre liderët shprehën shpresën se qeveria e re në Gjermani do të pranojë dhe mbështesë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit. Sipas tyre, këtë nismë tashmë e kanë mbështetur disa krerë shtetesh dhe qeverish. Nënshkruesit e tekstit e përfundojnë kërkesën për mbështetje me këtë fjali: “Iniciativa jonë për Ballkanin e Hapur është një hap i madh drejt anëtarësimit në BE. BE-ja duhet të mbështetet”.

Marrë nga Gazeta Ekspress

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ në Tiranë!Vuçiç dhe Zaev takohen me Ramën, Berisha e pret me protestë

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open ballkan ne tirane edi rama open ballkan ne tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait