LIVE UPDATES
Bota

Raporti i CIA: Origjina e Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë

30 Tetor 2021, 11:49 Nga DOSJA
Raporti i CIA: Origjina e Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë

SHBA- Origjina e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mos zbulohet kurrë, thanë agjencitë e inteligjencës amerikane në raportin e tyre.

Megjithatë, agjencitë kanë ardhur në përfundimin se virusi nuk është krijuar si një armë biologjike.

Në një vlerësim të përditësuar për origjinën e COVID-19, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së tha se të dyja teoritë: transmetimi nga kafsha të njeriu dhe dalja nga një laborator i virusit janë të besueshme, mirëpo nuk ka informacion të besueshëm për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Kina e ka kritikuar raportin.

Të dhënat u bënë publike në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një raporti të cilin administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e publikoi në muajin gusht.

Raporti tha se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën e virusit.

Katër agjenci kishin “besim të ulët” se koronavirusi kishte origjinën nga një kafshë e infektuar.

Por, një agjenci tha se kishte “besim mesatar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë në Vuhan të Kinës.

Raporti tha gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virusit përpara shpërthimit fillestar të COVID-19 në qytetin e Vuhan, në fund të vitit 2019.

Por, sipas gjetjeve të inteligjencës amerikane, Kina po vazhdonte të pengonte hetimin dhe nuk ndante informacione.

Autoritetet kineze e kishin ndërlidhur përhapjen e virusit me një treg ushqimesh në Vuhan, duke bërë që shkencëtarët të nxjerrin teori se virusi kaloi nga kafshët te njerëzit.

Por, në fillim të këtij viti, mediat amerikane publikuan raporte të cilat thonin se ekzistojnë prova se virusi mund të kishte dalë nga laboratori në Vuhan, mbase si pasojë e një aksidenti.

Në muajin maj, presidenti Biden urdhëroi zyrtarët e inteligjencës të hetojnë origjinën e virusit, duke përfshirë edhe teorinë e rrjedhjes së tij nga laboratori.

Kina e ka kundërshtuar një teori të tillë.

Ambasada e Kinës në Uashington i tha agjencisë Reuters se “përpjekjet amerikane që për origjinën e COVID-19 të mbështetet në aparatin e saj të inteligjencës në vend të shkencëtarëve, është një farsë politike”.

Që nga marsi i vitit 2020, rreth 240 milionë raste të COVID-19 janë konfirmuar në mbarë botën, me më shumë se 4.9 milionë vdekje./REL/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden laboratori i wuhanit raporti i cia mbi covid-19 joe biden laboratori i wuhanit raporti i cia mbi covid-19

Sondazh

Poll
Bota 30 Tetor 2021, 11:37

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...

Bota 30 Tetor 2021, 11:26

Studimi, zbulohet si zhvillohet Alzaimeri në tru

SHBA- Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.Shkencëtarët...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj