LIVE UPDATES
Bota

Diskursi amerikan në vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

30 Tetor 2021, 08:47 Nga DOSJA
Diskursi amerikan në vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

KOSOVË– Zyrtarët e SHBA-së kanë shfaqur qëndrim më fleksibil ndaj çështje së zgjidhjes përfundimtare të kontestit Kosovë- Serbi, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, Donika Emini dhe Agon Maliqi.

Njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një “zgjidhje ideale” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e ka përmendur zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë një dëshmie para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, diplomati Escobar ka përmendur rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, duke thënë se palët “si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”.

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës CiviKos, thotë për Radion Evropa e Lirë se në deklaratat e deritashme zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Escobar, ka thënë se qëllimi kryesor i dialogut është integrimi i të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Por, siç thotë Emini, përmendja e njohjes së ndësjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e formuluar si “mënyrë ideale” për normalizimin e marrëdhënieve, është ndryshe nga letrat që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka dërguar liderëve në Kosovë dhe Serbi, ku njohja e ndërsjellë përmendet si zgjidhje e vetme.

Megjithatë, sipas saj, njohja e ndërsjellë, si zgjidhje e vetme dhe jo si zgjidhje ideale, të cilën e ka thënë diplomati Escobar, është hequr fare edhe nga fjalori i Bashkimit Evropian. Deri më tash, siç thotë ajo, flitet për pranim të Kosovës nga ana e Serbisë, por jo edhe njohje, në kuptimin diplomatik, ndërmjet dy vendeve.

“Kjo mbase për shkak të pozicionit të Vuçiqit, por ndoshta edhe për shkak të pamundësisë që të negociohet me Vuçiqin, duke pasur parasysh rolin e tij komplet në Ballkan, për nga aspekti i sigurisë. Përveç destabilizimit potencial të Kosovës, destabilizimi i Bosnjës (e Hercegovinës) është një çështje urgjente, e cila po trajtohet edhe në kuluaret e BE-së. Pastaj edhe situata në Mal të Zi. Këto tregojnë që Serbia, si faktor destabilizimi në rajon, është rinuar dhe është problem komunitetin ndërkombëtar, sidomos për Shtete e Bashkuara të Amerikës. Kështu që kjo, ndoshta duhet të jetë alarm edhe për ne në Prishtinë”, thotë Emini.

Por, pikëpamje tjetër ka analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thekson që në deklaratat e diplomatit amerikan, Gabriel Escobar, nuk ka pasur diçka ndryshe në përmbajtje, krahasuar me qëndrimet e deritashme amerikane, lidhur me formulimin që përfundimi i dialogut duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Por, edhe fleksibilitetin, që njohja reciproke do të ishte ideale, e ka pasë theksuar në disa raste më herët edhe Matthew Palmer (ish i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor), gjë që e lë të hapur edhe mundësinë që njohja të mos jetë. Si mundësi, padyshim që SHBA-ja e parapëlqen një zgjidhje të tillë ose e synojnë një zgjidhje të tillë. Por, këtë lloj fleksibiliteti e shoh jo si të ri, por edhe si një lloj deklarimi me inercion i faktit që SHBA-ja, për momentin, nuk sheh dinamikë në proces (të dialogut) dhe nuk ka koordinim në mes Qeverisë sonë ( të Kosovës) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth dialogut. Do të thotë, nuk ka bashkërendim”, thekson Maliqi.

Fjalimi i diplomatit amerikan, Escobar, para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ishte më i përqendruar lidhur me problemet në Bosnjë e Hercegovinë, përkatësisht entitetin e Republikës Serbe, si dhe problemet në Malin e Zi.

Po ashtu edhe pyetjet që kanë bërë kongresistët, anëtarë të këtij nën-komiteti, kanë qenë më të pakta lidhur me Kosovën.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili vjen nga Republika Serbe, ka kërkuar transferimin e të gjitha kompetencave nga shteti në nivel të entitetit, si dhe ka thënë se Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnjë e Hercegovina nëse këto kompetenca nuk i kthehen entitetit.

Sipas njohësve të zhvillimeve politike, bazuar në pyetjet dhe përgjigjet e shtruara në këtë nën-komitet, janë dërguar sinjale që çështjet problematike në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të mund të trajtohen dhe të zgjidhen në pako.

Donika Emini thotë se në Kosovë është krijuar përshtypja që çështja e dialogut me Serbinë është prioritet dhe se SHBA-ja do të negociojë në emër të Kosovës. Por, sipas saj, ky vlerësim nuk qëndron, sepse ka çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor që aktualisht kërkojnë qasje urgjente, sikurse situata aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, ku diskursi i zyrtarëve të entitetit të Republikës Serbe, i ngjan atij të viteve ‘90, kur edhe u zhvilluan luftërat në ish-Jugosllavi, por edhe zhvillimet në Mal të Zi.

Ajo beson që çështja e Kosovës dhe dialogu i saj me Serbinë, nuk është prioritet i parë për SHBA-në, për sa i përket Ballkanit Perëndimor ndoshta edhe për faktin që ajo po ndahet me BE-në. Por, siç thotë Emini, deklaratat e diplomatit Escobar kanë dhënë të kuptohet që për problemet në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mund të ketë një qasje për zgjidhje në pako.

Mendoj që kjo qasja në pako ndaj rajonit, mund të jetë edhe në përfitim të Kosovës. Mund të përfitojmë nga kjo qasje dhe nga urgjenca e ngritur, sidomos në aspektin e sigurisë. Përndryshe, në qoftë se nuk do të ketë qasje proaktive amerikane, për momentin nuk besoj që BE-ja mund të bëjë diçka. Përkundrazi, status-quoja do të shndërrohet në përkeqësim të gjendjes dhe i gjithë Ballkani rrezikon që të kthehet në situatën e viteve 90”, thekson Emini.

Agon Maliqi shpreh mendimin që fakti që në seancën e Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, është folur shumë pak për Kosovën, është reflektim i faktit që, siç thotë ai, nuk ka ndonjë dinamikë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Për më shumë, sipas tij, për shkak të dinamikës së zhvillimeve në Bosnjë e Hercegovinë, ajo ka qenë një nga temat që ka dominuar në seancën e nën-komitetit.

“Por, absolutisht, gjithmonë ka pasur ndërvarësi në mes të zhvillimeve në rajon. Mendoj se Kosova do të mund të riaktivizohej si temë me ardhjen e ambasadorit (Christopher) Hill në Beograd, i cili, me gjasë, mund ta luajë një rol më prijës në atë proces (të dialogut) nga pozita e tij në Beograd. Por, me gjasë, që nga fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ardhshëm, është i pashmangshëm një dinamizëm i ri në rajon, me emërimet e ndryshme”.

Pra, e kemi zotin Palmer që merret me reformën në Bonjë e Hercegovinë, pastaj zoti Hill, i cili nga Beogradi mbase do ta luajë një rol edhe për dialogun Kosovë- Serbi. Por, e kemi edhe zotin James O’Brien, si udhëheqës i divizioneve të sanksioneve, e të cilat u përmendën që mund të përdoren jo vetëm për korrupsionin, por edhe ndaj pengimit të marrëveshjes së paqes rajonale”, shprehet Maliqi.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se zhvillimet në terren, veçanërisht, sikurse ato që u panë në muajt e fundit në veri të Kosovës, por edhe ndonjë përshkallëzim i situatës në Bosnjë e Hercegovinë, mund t’i japin shtysë dhe urgjencë proceseve diplomatike. /REL/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi gabriel escobar albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi gabriel escobar

Sondazh

Poll
Bota 30 Tetor 2021, 08:20

Si në Luftën e Ftohtë! Bjellorusia bllokon DW

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjeti...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri