LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Raporti i DASH për kanabis në Shqipëri, Salinaji: E kemi paralajmëruar, s’ka reagim

3 Mars 2022, 09:10 Nga DOSJA
VD-Raporti i DASH për kanabis në Shqipëri, Salinaji: E kemi

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të DASH për kultivimin e kanabis në Shqipëri. Deputeti Ervin Salianji, me anë të një deklarate për mediat, tha se PD e kishte paralajmëruar. Salianji shprehet se qeveria shqiptare ja ka dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin në territor bandave të krimit të organizuar, për fat të keq pasi përdoren në zgjedhje për të grumbulluar vota duke kërcënuar, intimiduar dhe blerë vota për rilindjen

Deputeti shton se Partia Demokratike e vlerëson raportin e DASH dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që qytetarët të vendosin dhe jo krimi, që politika të jetë instrumenti i zgjidhjes dhe jo krijimit të problemeve.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Për fat të keq për Shqipërinë ky është vlerësimi në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike!“Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”, të cilët “ luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,

Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve kudo nëpër botë.E kemi paralajmëruar dhe kemi ngritur shqetësimin përhershëm se bashkëpunimi i qeverisë me grupet kriminale do të pillte krim dhe do të dobësonte sundimin e ligjit.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “sundimi relativisht i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të fenomenit të drogës në Shqipëri. Krimi i dhunshëm në Shqipëri është shpesh i lidhur me krimin e organizuar dhe, gjyqtarë, prokurorë, policë dhe gazetarë kanë qenë subjekt i kërcënimeve”.

Praktikisht qeveria shqiptare ja ka dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin në territor bandave të krimit të organizuar, për fat të keq pasi përdoren në zgjedhje për të grumbulluar vota duke kërcënuar, intimiduar dhe blerë vota për rilindjen ata shpërblehen me emërime në postet kyçe qeveritare, me kontrollin e emërimeve në administrate dhe ju ofrohet paprekshmëri në aktivitetin e tyre kriminal!Aktiviteti kriminal shkon më tej duke pastruar dhe paratë e pista “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje” thotë DASH.Pavarësisht kambanave të forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH qeveria shqiptare nuk bën asnjë përpjekje serioze për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.Sepse për këtë qeveri interesi i një grushti njerëzish prevalon ndaj interesit të shtetit dhe qytetarëve, për këtë qeveri prodhimi i parave të pista për organizatën e saj vlen më shumë se shkretimi i përditshëm qe po i behet Shqipërisë për shkak te pabarazisë, papunësisë dhe varfërisë.Partia Demokratike e vlerëson raportin e DASH dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që qytetarët të vendosin dhe jo krimi, që politika të jetë instrumenti i zgjidhjes dhe jo krijimit të problemeve. Me forcën e ligjit ne do të shtypim kriminelët dhe të korruptuarit.Është për të ardhur keq, që edhe pse vitet kalojnë vlerësimi sa i përket Shqipërisë si vend prodhues dhe tranzit i lëndëve narkotike, mbetet i njëjti.Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë.Ka vetëm një forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve dhe jo të baronëve të drogës, kjo forcë është Partia Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salinaji raporti i dash ervin salinaji raporti i dash

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj