LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e 4-fishtë në Greqi! Ish-bashkëshorti i shqiptares tentoi të fshihte kufomat

3 Mars 2022, 08:18 Nga DOSJA

GREQI– Ish-bashkëshorti i 28-vjeçares shqiptare është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre të katër anëtarëve të familjes shqiptare në Ilia, Greqi. Sipas vlerësimeve të para, oficerët e policisë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në vendin e krimit për të mbledhur të dhëna.

Policia greke thotë se i dyshuari kryesor i vrasjes tragjike është ish-bashkëshorti i shqiptares, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Sipas informacioneve, trupat e çiftit janë gjetur në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme. Ndërsa fëmija tjetër, dy vjeç, është gjetur i pajetë brenda në shtëpi nga vëllai i tij 12-vjeçar.

Mediat greke raportojnë se autori ka pasur për qëllim fshehjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij, pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur. Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku.

Sipas patrisnews, detajet e krimit të rëndë janë edhe më tronditëse pasi dëshmitarët okularë përshkruajnë momentin kur 12-vjeçari gjeti nënën, babanë dhe dy vëllezërit e tij në një pellg gjaku. Ata kanë treguar se i mituri ka nxjerrë në rrugë më të voglin nga dy fëmijët, duke ecur disa metra për të kërkuar me dëshpërim ndihmë nga kalimtarët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet familja shqiptare ne greqi greqi vritet familja shqiptare familja shqiptare ne greqi greqi vritet familja shqiptare


Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!