LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Pagoi 100 mijë euro për vrasjen e shokëve’/Ç’dëshmoi Erion Alibeaj para prokurorëve belgë

2 Mars 2022, 21:41 Nga DOSJA
‘Pagoi 100 mijë euro për vrasjen e

Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat kriminale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën. Ne pjesën e dyte te dokumentarit te emisionit “Ne Shenjester” hedh me shume drite per te kuptuar kete’lufte’ mes tyre.

Po përse gjithë ky gjak i derdhur midis dy bandave?

Për të kuptuar përse kjo luftë ishte bërë kaq e egër dhe e hekurt midis dy bandave, duhet të kthehemi pas në kohë, në atë që konsiderohet si Masakra e Bradasheshit. E ndodhur më 29 dhjetor 2018, në këtë zonë të njohur të Elbasanit.Ku mbetën të ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri edhe shtetasi turk, Erdal Durunai.Masakër e cila brenda një kohe të shkurtër prodhoi edhe 6 të vrarë të tjerë.Ekzekutime, të cilat dhanë për grupin hetues edhe një panoramë më të qartë të asaj që po ndodhte në qytet, ku tashmë kishte një shpallje lufte të deklaruar midis dy grupeve rivale.Ku në mes, mesa duket edhe këtë herë ishte prishja e pazareve të drogës. Kjo, pasi sipas grupi hetues, dy vëllezërit Alibej drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda.Ndërsa dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje lënde narkotike në veri dhe në qendër të Italisë.Aty ku Endrit Alibej njihej me nofkën ‘Tino’ dhe ‘Tarzani’.Personazh, që më herët ishte arrestuar në vitin 2013, si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Por që në fakt, duket se përplasja mes dy grupeve nis që në Britaninë e Madhe. Aty, ku një sasi e madhe droge e zhdukur, do të sillte me kalimin e kohës viktima të shumta midis dy grupeve.

Të cilët nuk po i kursenin plumbat jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, duke tronditur me ashpërsinë e tyre edhe në vendet e BE-së.

Grupi hetues

Më datë 29.12.2019 rreth orës 21.00 në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë- Elbasan, në afërsi të restorant “Dervishi” nga persona të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri mjeti ‘Range Rover’. Si pasojë e goditjeve me armë zjarri kanë mbetur të vrarë tre shtetas të cilët po udhëtonin në këtë automjet. Viktimat quhen Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay.Nga kqyrja e automjetit ku udhëtonin viktimat është konstatuar se në të dy krahët e tij ka dëmtime, të shkaktuara nga goditja e predhave të armëve të zjarrit, ku numërohen rreth 49 të tilla.

Siç edhe e theksuam edhe në fillim të këtij dokumentari, vrasja e trefishtë e Endrit Alibej dhe familjarëve të tij në Bradashesh, në sy edhe të gruas, nënës e motrës, vetëm sa do të shërbente për të hapur një cikël të dhunshëm vrasjesh të ndërsjelltë midis dy grupeve.

Ai, që do të zbardhte në një farë mënyre, këtë serial gjaku të pambarimtë do të ishte Erion Alibej, Vëllai i Endrit Alibej, të ekzekutuar në Masakrën e Bradasheshit. I cili u arrestua më 18 shtator 2020, në Elbasan, si porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Të cilët i mendonte si ekzekutorë apo ndihmës në vrasjen e vëllait të tij.Por, ku për të, u ngritën dyshime edhe për porositjen e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela.Ky i fundit në kërkim për të paktën 4 vrasje, si dhe pjesëmarrës i grupit kriminal që realizoi megagrabitjen spektakolare në RinasErion Alibej, u pyet nga hetuesit belgë, pasi një tjetër vrasje, këtë herë jashtë Shqipërisë, do të regjistronte viktimën e radhës në luftën midis dy bandave.Ku tashmë plumbat do të zhvendoseshin në kryeqytetin belg, Bruksel.Aty, ku më 28 nëntor 2020, në zonën e njohur të Molenbekut, u ekzekutua me 8 plumba, Ardit Spahiu.

Vëllai i kunatit të Erion Alibej. Një personazh i njohur për precedentët e tij penalë, që më herët, kishte qenë i arrestuar në Shqipëri për vrasjen në vitin 2010 në qytetin e Elbasanit, të 52 vjeçarit, Gëzim Alikaj. Por që më pas ishte lënë i lirë. Ndërkohë që, edhe këtë herë, dyshimi për vrasjen e tij në Belgjikë, lidhej me larjen e hesapeve midis dy bandave që kishte nisur në Shqipëri dhe tani po përfundonte në Evropë.

Erion Alibej, do të zbërthente në prezencë të hetuesve belgë të gjithë mekanizmin e vrasjëssë Ardit Spahiut.Ai do të akuzojë për të gjitha të këqijat që po i ndodhnin familjes së tij, bandën e Çopjave. Por nuk do të pranojë në asnjë moment se shkak është përfshirja dhe më pas prishja e pazareve të drogës me grupin rival, me të cilin siç e pranon edhe vetë, dikur vëllai i tij kishte patur shoqëri.

Erion Alibej- Dëshmia përpara hetuesve belgë

Ardit Spahiu është vëllai i burrit të motrës time. Endriti vëllai im e kishte më të afërt, ndërsa unë kisha marrëdhënie normale.Kur ka ndodhur vrasja e Arditit unë kam qenë në burg dhe e kam marrë vesh nga kunati im në telefon. Kam marrë vesh që ai ishte në makinë me një shokun e vet. Mesa më kanë thënë ka bërë një ndalesë, po nuk e di se ku dhe aty ka shkuar paralelisht një makinë. Arditi ka dalë nga makina dhe ka ikur me vrap afër një parku, autorët e kanë ndjekur dhe e kanë vrarë më pas në park.

Sipas Erion Alibej, ekzekutimi i Ardit Spahiut, erdhi pasi ky i fundit kishte informacione se kush ishte familja që po investonte në shkrepjen e armës ndaj tyre. Por ndërkohë pranon në dëshminë e tij, se kunati i motrës ishte i përfshirë në aferat e drogës, në vendin ku jetonte.

Erion Alibej

Ai më thoshte se po merrej me përzierjen e lëndës së kokainës kundrejt çmimeve që i jepnin persona që u bënte këtë shërbim. Jam i sigurtë që kanë paguar për vrasjen e tij sepse Arditi po zbulonte planet e tyre. Me punën që bënte Arditi dhe duke menduar një grup si i Çopjave që merrej me kokainë lidhjet që kanë ata dhe lekëve që disponojnë mund të kenë futur çdokënd në mes për të marrë informacion, po ashtu edhe ndonjë shokun e ngushtë të Arditit për të identifikuar atë dhe lëvizjet e tij. Unë di që Arditi ka qenë i rrezikuar sepse ai ka qenë njeriu i vetëm që ka hulumtuar nga radhët tona për të marrë vesh se si kanë ndodhur ngjarjet, kush ishin ata, si edhe që mësoi për veten e tij që po e kërkonin për ta vrarë.

Po kush ishte familja Çopaj nga të cilët familja Alibej dhe njerëzit e tyre të afërt tashmë duhet të ruheshin.Dhe çfarë e kishte shkaktuar gjithë këtë zemëratë nga pala tjetër, që të niste këtë revansh ndaj anëtarëve të familjes Alibej. Në dëshminë e tij, Erion Alibej flet për shuma të mëdha që ishin paguhen për ti hequr qafe.

Erion Alibej

Mesa më ka thënë Arditi dhe në biseda vërdallë flitet për miliona euro për vrasjet me pagesë.Për ne kundërshtarët tanë janë familja Çopja, sepse ne kemi investuar shumë nga vetja për ta marrë vesh këtë gjë.Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhjet me bizneset e lëndëve narkotike. Nga ai kanë ardhur pasojat e ngjarjeve që kanë ndodhur aktualisht, pasi ata mbështeten te një shoku i tyre që kanë 5 vite që e njohin, që quhet Mikel Qosja (Kamami).I cili është në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait tim. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin “Baloti”. Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e drogës kokainë.Sot e kësaj dite ata ia kanë pranuar të gjithëve në Dubai që janë organizatorët e këtyre ngjarjeve.Mesa di unë një ngarkesë droge që atyre iu është kapur në Brazil diku më shumë se 600 kg kokainë, me logon e një skuadre futbolli në Elbasan dhe ajo është për financat e tyre. Ato gjithë këto para i investojnë në Dubai dhe mesa kam marrë vesh kanë blerë një shtëpi rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur “Palma” dhe një shtëpi tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli në Dubai. Këta janë njerëz që nuk arsyetojnë si njerëz normal pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve.

Ajo çka përbën pjesën më interesante të dëshmisë që Erion Alibej dha për hetuesit belgë, duket se zbardh edhe të vërtetën përse dy familjet përfunduan duke i drejtuar armët njëra-tjetrës.Çka duket se ka të bëjë me një ngarkesë prej 50 kg kokainë të humbur në Britaninë e Madhe.Por që Erion Alibej përpiqet në dëshminë e tij ta eleminojë si shkakun e vërtetë që do të sillte këtë konflikt të përgjakshëm.Ndoshta për të shmangur veten dhe familjarët e tij nga përfshirja në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Dëshmi që siç do të shikohet edhe më poshtë ai e quan, ‘e vërteta e familjes sime’.

Erion Alibej

Ne me vëllezërit Çopja kemi patur lidhje dhe vëllai im Endriti ka pas shkuar me ato.Në bazë të analizave të mia, duke filluar nga ngjarja e parë kur u vra vëllai im dhe sot e kësaj dite, mendoj se përplasja ka lindur si pakënaqësi dhe inate të brendshme apo sedre të atyre, që kur vëllezërit Çopja bënë një tentativë vrasje në Elbasan ndaj disa personave të tjerë.Ngjarje e cila është hetuar nga policia e Elbasanit, midis vëllezërve Çopja dhe një personi të quajtur Ervis. Endriti nga grupi tjetër i Ervisit, njërin nga vëllezërit e tij e kishte shumë shok. Njëri nga ato persona i ka kërkuar Endritit para borxh, diku te 30 mijë euro. Në momentin që familja Çopja e mori vesh nuk i erdhi mirë dhe filloi të fliste që Endriti nuk bëri mirë që ua kishte dhënë paratë. Kam dëgjuar se familja Çopja ka qenë ortake me një anglez. Ato e kanë bërë vetë lojën që ti merrnin anglezit 25 kg nga 50 sa ishte sasia. Nëpërmjet një personi,‘Liçja’ që çuan tek anglezi me pretendimin qëky ishte personi që kishte mallin dhe ky e humbi. Liçja mesa di unë quhet Ilir Lloshi nga Elbasani, është gjallë dhe është moshatar me Çopjat.

Unë shtroj pyetjen si ka mundësi qëLiçja është gjallë dhe njerëzit e mi janë vrarë kur supozohet se zanafilla e vrasjeve është 50 kg i kokainës. Në dëshminë e tij përpara hetuesve belgë, Erion Alibej, u ngarkoi Çopjave krahas eleminimit të vëllait të tij dhe të kunatit të motrës në Belgjikë, edhe dy atentate të tjera të ndërmjetme në kohë.Ku në shënjestër të plumbave do të ishin sërish njerëz dhe miq të tij të afërt. Ku pas masakrës së Bradasheshit, ku të vrarë do të mbeteshin vëllai i tij, xhaxhai dhe një shtetas turk, atentati që do të pasonte do të ishte ai ndaj dy vëllezërve Baho. Atentat i ndodhur më 1 korrik 2019 në fshatin Broshkë të Elbasanit.Ku mbeti i vrarë, 22 vjeçari, Kevi Baho si dhe u plagos rëndë, vëllai i tij, 29 vjeçari, Aleksandër Baho.Që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit.Ku ndaj makinës me të cilën udhëtonin dy vëllezërit, të njohur për lidhjet e tyre me krimin, u derdhën 35 plumba.Ndërkohë që vetëm pak muaj më pas, më 13 dhjetor 2019, një tjetër ekzekutim do të shënonte larjen e radhës së hesapeve midis dy bandave.Ku i eleminuari do të ishte Andi Zylyfi.I cili u vra me armë zjarri në fshatin Përparim, në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.Ndërkohë që nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë, miku i tij Ardit Uruçi.Atentat ndaj dy të rinjve që u krye teksakëta të fundit po udhëtonin së bashku me një makinë tip ‘Golf’.Ku edhe këtë herë dyshimet ishin për larje hesapesh midis dy bandave. Pasi Andi Zylyfi kishte lidhje familjare me dy nga personat që mbetën të vrarë në masakrën e Bradasheshit, Endrit Alibejn dhe xhaxhain e tij. Ku për herë të parë në dëshminë e tij Erion Alibej, nxjerr si organizator të vrasjeve në familjen e tij edhe emrin e Talo Çelës.Një personazh i shumëkërkuar sot nga drejtësia, për disa ngjarje të rënda.

Erion Alibej

Atentati tjetër është bërë ndaj një shoku tim të fëmijërisë dhe ka patur një viktimë dhe një të plagosur që janë dy vëllezër, Aleksandër Baho dhe Klevi Baho, ku ky i fundit u vra. Pas kësaj ata vranë edhe djalin e dajës tim, Andi Zylyfi. Si edhe Ardit Spahiun.Këtu në Shqipëri çdo organizim e ka bërë Mikel Qosja ose Kamami.Sipas të dhënave që kemi dhe ato që ka zbuluar Arditi, njëri nga këto organizator është edhe Talo Çela nga Elbasani. Për të cilin unë besoj se ka qenë në të gjitha atentatet e vrasjeve. Unë e pyeta Arditin si e gjete këtë informacion dhe mbaj mend se më ka thënë se ato kanë bërë një takim, dmth Mikeli dhe Talo si dhe një djalë tjetër me emrin Altin, të cilët kanë takuar një person që mua më ka ardhur dhe në varrim për respekt dhe quhet Dorjan Dule ose Duli. Sipas Arditit, Mikel Qosja, Talo Çela dhe Altini, kur kanë shkuar në takim me Dorjanin, e kanë provokuar duke i thënë se të kemi përgjuar kur ke qenë në varrim të Endrit Alibej dhe ne dimë që do të na vrasësh ne, por sa para do ti dhe na vrit Erjonin dhe Ardit Spahiun ose në të kundërt hiq dorë dhe largohu.Talo Çelën unë se kam njohur kurrë personalisht por figurën e tij unë kam filluar ta njoh kur filloi të dilte emri i Çopjave, nga ku doli edhe emri i tij.

Por vetë Talo Çela dhe Mikel Qosja, pavarësisht se dhanë njohje me Endrit Alibej, vëllain e vrarë të Erion Alibej, mohuan në dëshmitë e tyre të dhëna përpara hetuesve të Prokurorisë së Elbasanit, se kishin lidhje me vrasjen e tij.Ndërkohë që të dy këta persona nuk kanë dhënë dëshmi për akuzat e vrasjeve të tjera që u ngarkohen.

Talo Çela

Me Endrit Alibej kam njohje për faktin se njeh Donin, dajën e tyre që është me origjinë nga Peqini nga ku jam edhe vetë me origjinë.Unë vetë jam banor i lagjes ‘Katund iRi’ Bradashesh, pranë zonës së vendit të ngjarjes. Lidhur mbi ngjarjen sqaroj se kam qenë brenda banesëstime gjatë kohës së ngjarjes dhe ditën tjetër në mëngjes kam dëgjuar në lokal në lidhje me atë çfarë kishte ndodhur. Kamerat e banesës time në rrugën e vjetër për në Bradashesh nuk kanë qenë aktive ditën e ngjarjes. Por edhe nëse do të ishin aktive ato kanë fushëpamje vetëm nga brenda oborrit dhe jo jashtë rrugës.

Pavarësisht këtyre dëshmive, pohimeve dhe mohimeve, i vetmi që ndodhet sot pas hekurave për vrasjet e shumta të ndërsjellta midis dy bandave është Erion Alibej dhe bashkëpuntori tashmë i drejtësisë Euglen Halili.Ata që kanë mundur të zbardhin në një farë mënyre shkaqet e vërteta të luftës së egër midis dy bandave.Që ka prodhuar kaq shumë gjak të humbur në pak vite.Dhe ku ende askush nuk di të thotë se ku do të jetë fundi i gjithë kësaj masakre.As vetë shteti, ndërkohë që Elbasani dikur qyteti i luleve dhe portokalleve, ka hedhur sipër vellon e zezë dhe fle dhe zgjohet me viktimat e krimit që tashmë kanë marrë në dorë pushtetin e qytetit.

Marrë nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erion alibej erion alibej arrestohet erion alibej erion alibej

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën