LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI-Rritet kriminaliteti në vend, ‘kurorën’ për vrasjet e ka Vlora, Përmeti i sigurtë

7 Prill 2022, 15:53 Nga DOSJA
RAPORTI-Rritet kriminaliteti në vend, ‘kurorën’  për

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka bërë raportin vjetor për kriminalitetin në vend dhe ‘kurorën’ e mban Vlora. Për krimet kundër jetës në raport me numrin e popullsisë, Vlora qëndron e para në listë për vitin 2021. Në raport vihet re se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto vepra penale është në Kavajë, Mat, Gjirokastër dhe Dibër ku janë regjistruar 1 % e numrit total të ngjarjeve të regjistruara. Ndërsa Përmeti është vendi më i sigrutë sipas listës, aty nuk është regjistruar asnjë vrasje për vitin e kaluar.për nga numri, e para është Tirana me 19% të ngjarjeve, e ndjekur nga Vlora me 12 %, Shkodra 11 % dhe Fieri, Elbasani Lezha e Korça me nga 6 % të krimeve të ndodhura në total.

“Paraqitja grafike evidenton se numrin më të madh të procedimeve e kanë regjistruar prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë me 31.31 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: Elbasan regjistruar 9.31 %, Durrës regjistruar 9.18 %, Vlorë regjistruar 6.77 %, Fier regjistruar 5.63 %, Shkodër regjistruar 5.44 % dhe Korçë regjistruar 4,73 %, të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, etj sipas paraqitjes grafike, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, siç janë: Tropojë, Mat, Pukë, Përmet me më pak se 1% të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2021 është 1002, ndërsa në vitin 2020 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 979. Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë: Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2021 është 789; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 736; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 817; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1380; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 839; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1122; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1382; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 855; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë,”- shkruhet në raport.

Prokuroria e Përgjithshme nënvizon se shumica e personave që kryejnë krime janë me background problematik, me të shkuar kriminale dhe të paarsimuar. Konkretisht mbi 56% rezultojnë vetëm me arsim 9-vjeçar dhe 72.9 % të papunë. Ndërkohë, mbi 13% të personave që kryejnë krime kundër jetës, rezultojnë përsëritës.

“Në lidhje me arsimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 6,36 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 36,99 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve, prej 56,65 % rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar. Për sa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 72,9 % e të pandehurve janë të papunë, 26,17 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe 0,9 % rezultojnë të punësuar në sektorin shtetëror. Rezulton se, rreth 55,83 % e të pandehurve për këtë grup veprash janë banues në qytet dhe 44,17 % e tyre, në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, vihet re se 13,25 % e tyre janë përsëritës për vepra të tjera dhe 86,75 % janë të padënuar më parë,”- vijohet më tej. Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57% janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra. Përsa u përket regjistrimeve, bëhet me dije se 10.2%, janë proceduar si vrasje me paramendim, 5.83% si vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe 4.6% si vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

“Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57 % janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57 % janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura),”- thuhet në raport.

VEPRAT PENALE KARAKTERISTIKE TË GRUPIT

Vrasja me dashje

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2021 është 6,55 %, ndërsa në vitin 2020 ka qenë 6,67 %.

Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2021 janë regjistruar 27 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal “Vrasja me dashje”, që rezulton me një ulje prej 15,63 % në krahasim me vitin 2020.

Vrasja me paramendim

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2021 është, 10,2%, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 9,79 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021, ka një ulje prej 10,64 % të procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 78 “Vrasja me paramendim”, krahasuar me vitin 2020.

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 5,83 % për vitin 2021, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 5,63 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021, ka një ulje prej 11,1 % të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, krahasuar me vitin 2020.

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,6 % për vitin 2021, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 2,29 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021 janë regjistruar 19 procedime penale për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, që ndaj 11 procedimeve të regjistruara në vitin 2020, përbën rritje prej 72,73 %.

Kanosja

Në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” peshën specifike më të lartë e përbën vepra penale e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal “Kanosja”, që në vitin 2021 është 69,66 % ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 70,42 %.

PËR TË LEXUAR TË PLOTË DOKUMENTIN KLIKO KËTU

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e pergjithshme prokuroria e pergjithshme


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj