LIVE UPDATES
Bota

Raportuesja e EFA, Von Cramon: Ishte gabim rrëzimi i qeverisë së Kosovës në muajin mars

24 Dhjetor 2020, 08:10 Nga DOSJA
Raportuesja e EFA, Von Cramon: Ishte gabim rrëzimi i qeverisë së

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon e sheh Kosovën para sfidave të mëdha vitin e ardhshëm. Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave, thotë ajo për DW.

Deutsche Welle: Gjykata Kushtetuese në Kosovë e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e qeverisë Hoti që do të thotë zgjedhje të reja. Le ta përmbledhim krizën e shumëfishtë të vendit – dy qeveri në kohë pandemie, një president të dorëhequr, mosmiratim ligjesh të nevojshme pasi qeveria nuk kishte shumicë në parlament, ngecje e integrimit, ngecje e gjatë e dialogut, probleme të thella ekonomike, pa harruar problemet e pazgjidhura politike. Po shkon Kosova në drejtim të një shteti të dështuar?

Viola von Cramon: Nuk do thoja kështu. Natyrisht ato çfarë numëruat ju qëndrojnë dhe gjendja faktike mbetet një sfidë, por le të nisim nga fillimi. Besoj se ishte gabim i madh, që u rrëzua qeveria më 25 mars. Shumë në perëndim e komentuan atëherë kështu, dhe ne të gjithë e kritikuam që nuk është ide e mirë të rrëzosh në kohë pandemie një qeveri, që deri atëherë kishte bërë një punë të mirë e shumë njerëz ishin të kënaqur. U duk që në fillim, se do të bëhej e vështirë të gjendej një shumicë për ndërrimin e qeverisë apo zgjedhjen e kryeministrit të ri. Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që e thanë që në fillim shumë vetë, që kjo zgjedhje nuk ishte kushtetuese, edhe nën atë rrethanë që u lejuan në votim, persona që ishin dënuar. Këtë pohim nuk e kisha bërë më parë, sepse në fillim është mirë të thonë fjalën e tyre gjykatat. Për mua është për të ardhur keq, që Gjykatës Kushtetuse iu desh shumë kohë për këtë.

Domethënë të gjithë e dinin dhe prisnin deri kur kjo qeveri do të dështonte?

Prandaj është problem, kur ky vendim shtyhet gjashtë muaj e kjo nuk i ndihmon askujt. Nga ana tjetër mbajtja e zgjedhjeve në kohë pandemie sigurisht nuk është gjë e lehtë. Tani vendimi ka dalë, por unë ende nuk kam folur me zonjën Osmani dhe nuk kam parë njoftime për shtyp se kur do të mbahen zgjedhjet. Pra na duhet një datë për zgjedhjet e parlamentit e natyrisht para fundit të prillit do duhet të zgjidhet presidentja apo presidenti i ri. T’i bësh të gjitha këto në kohë pandemie, në kohën kur gjendja ekonomike është vështirësuar, e në një situatë, kur të gjithë presin nga Kosova rezultate në drejtim të dialogut, nga ana politike nuk është e lehtë, kjo është e qartë.

Janë javët më të vështira për Kosovën momentalisht, si në drejtim të pandemisë edhe të zhvillimeve të politikës, por çfarë mund të ofrojë BE konkretisht që gjendja të mos përkeqësohet?

Kosova po merr mbështetje të madhe ndërkohë për sa i përket efekteve të pandemisë, por natyrisht mbetet pyetja, a ka marrë qeveria të gjitha masat e duhura, me qëllim që shifrat e infektimeve të mos rriten më. Kemi dëgjuar, se aparatet e intubimit kanë mbërritur, por pjesërisht është e vështirë të gjesh mjeke, mjekë apo forca të infermierisë të specializuar që t’i përdorin ato, pra teknika vetëm nuk mjafton. Sigurisht në drejtimin ekonomik BE do të ndihmojë, edhe në drejtim të organizmit të zgjedhjeve. Edhe këtë herë do të jetë kështu, BE do të ndihmojë, por si edhe në ç’formë kjo do të përcaktohet së afërmi.

Çfarë prisni nga zgjedhjet e parakohshme?

Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin aq stabilitet, që të mos kemi çdo vit zgjedhje të reja, e që të fillojnë reformat që presin prej një kohe të gjatë; reforma në lidhjen me ligjin zgjedhor, reforma në drejtësi, ajo në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Domethënë e gjitha kjo listë me reformat që duhen kryer, kjo është ajo që është emergjente. Kemi nevojë për marrëdhënie të stabilizuara, nuk kemi nevojë për gjendje autoritare si në Serbi, këtë jo, por marrëdhënie, ku njerëzit të kuptojnë, se po qeveriset. Që ata të ndjehen të përfaqësuar në politikën e jashtme dhe ta kuptojnë, se reformat në vend kanë filluar.

Këto do të jenë zgjedhje pa dy politikanët e vjetër në politikë, Thaçi e Veseli, pasi ata ndodhen në Hagë, pas ngritjes së akuzave për krime lufte. Do të ketë kjo ndonjë ndikim?

Këto janë çështje personeli të partive të caktuara, mendoj se PDK do të riformartohet në drejtim të personelit, kjo pritej. Mendoj se PDK ka politikanë drejtues në radhët e saj për t’u paraqitur në zgjedhjet e ardhshme. Por kjo është një çështje e brendshme e vetë partisë.

Dialogu me Serbinë rifilloi këtë vjeshtë, por arritja e një marrëveshjeje duket e largët, po të kujtosh deklarata të Vuçiçitm si ajo së fundmi, se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, sa kohë të jetë ai president. E çfarë do të qëndrojë atëherë në fund të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për të cilën po angazhohet edhe BE, nëse jo njohja e Kosovës?

Po, sigurisht që kështu do të ndodhë, por natyrisht mbetet pyetja ç’formë do të ketë një njohje e dyanshme, çfarë do të ketë brenda paketa e përgjithshme, si duhet të formësohet kjo, me qëllim që Serbia të bjerë dakord, e kjo natyrisht do duhet të negociohet si duhet kur të kemi një qeveri të re në Kosovë. Por nuk besoj se kjo ka për të qenë fjala e fundit e përfaqësuesve qeveritarë serbë. Në këtë pikë do mbetesha optimiste, sepse edhe presidenti serb e di, se vetëm me një njohje të dyanshme e njohje të Kosovës ka një rrugë për në BE. Ai ka një interes të madh, që të ketë integrim të Serbisë në BE.

Përveç problemeve aktuale, ka një problem të pazgjidhur që e ka izoluar Kosovën, mosliberalizimi i vizave, kosovarët janë të lodhur në pritje të liberalizimit. A pritet diçka e re vitin e ardhshëm?

Është për të ardhur keq që gjatë presidencës gjermane të BE nuk u bë gjë në këtë drejtim dhe unë shpesh e kam ngritur zërin, se është mëse i vonuar liberalizimi i vizave. Ka rezerva për këtë, por ato nuk janë në Berlin, por në Paris, pjesërisht në Holandë. E këtu shtrohet pyetja, çfarë mund të bëjë qeveria e Kosovës, për t’i hequr këto shqetësime. Ishte një veprim i mençur, që tani po zhvillohen bisedime bilaterale me qeverinë franceze, për të treguar, se ajo që është e rëndësishme për qeverinë franceze, për Macron po regjistrohet nga qeveria e Kosovës dhe shqetësimet po trajtohen një për një, me reforma, që do të tregohen me prova. E në këtë pikë shpresojmë që edhe francezët të japin dritë të gjelbër e nëse çdo gjë shkon mirë ta miratojmë liberalizimin e vizave vitin e ardhshëm.

Nën presidentin Trump, bashkëpunimi BE-SHBA për çështjet e Ballkanit Perëndimor linte për të dëshiruar. Çfarë shpresoni me ardhjen e Joe Bidenit si president?

Besoj ishte pyetja e duhur. Nuk pati bashkëpunim, por më shumë një kundër njëri-tjetrit mes BE dhe SHBA. Por nëse dimë një gjë nga historia, ne kemi sukses në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë, vetëm nëse punojmë së bashku. Shoh shpresa të mëdha tek presidenti i ri. Nuk besoj se ai do mund të bëjë mrekullira, sepse ka shumë probleme për të tejkaluar në politikën e brendshme, por ai ka së pari ekspertë në rrethin e këshilltarëve, që e njohin mirë gjendjen dhe që japin sinjalin e duhur për BE. Prandaj ne që merremi me Kosovën dhe dialogun kemi shpresë, se që në muajt e parë mund të jepet një impuls i ri i përbashkët, që SHBA dhe BE po ecin në një linjë për këtë çështje, që ne të dërgojmë mesazhe të përbashkëta në rajon. Kjo ka munguar në kohët e fundit.

Këto ditë të fundvitit e gjejnë Kosovën në krizë, pasojat e Coronës kanë sjellë shumë pasiguri, atmosfera nuk është optimiste. Çfarë shprese mund të jepej në këto ditë festash?

Askush nuk mund të ndezë një rreze shprese, kur e dimë se na presin kohë të vështira përpara. Megjithatë nuk duhet harruar, BE me planin e saj të investimeve do të derdhë shumë para në rajon. Por duhet thënë, se as shumë para nuk kanë për të ndihmuar, nëse strukturat dhe institucionte nuk reformohen, nëse lufta kundër korrupsionit nuk çohet përpara nga vetë Kosova. Në këtë pikë mund të apelosh tek të rinjtë, që të angazhohen për këtë e natyrisht ne si BE duhet të tregojmë më shumë mundësi bashkëpunimi, iniciativa biznesi, diversifikim të ekonomisë, hapje të sipërmarrjeve shtetërore, të gjitha këto ne duhet t’i çojmë përpara me kërkesat tona për reforma.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni viola von cramon-taubadel zgjedhjet ne kosove viola von cramon-taubadel zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 24 Dhjetor 2020, 07:41

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:18

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj