LIVE UPDATES
Bota

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

24 Dhjetor 2020, 07:18 Nga DOSJA
Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.

E kanë thënë të gjithë tashmë. Këtë vit, askush nuk të mund të shënojë Festën e Krishtlindjes siç mund të ketë mall.

Teksa koronavirusi, e besa edhe variantet e tij vazhdojnë të përhapen dhe autoritetet shëndetësore të mos dinë shumë për to, edhe Festa e Krishtlindjes, sikurse shumë festa tjera familjare, fetare apo kombëtare të shënuara gjatë vitit, do të mund të jetë më e zymtë.

Për Linda Gjokajn, Festa e Krishtlindjes përbën një prej ditëve më të rëndësishme në kalendarin e saj të festave.

Edhe ajo e pranon se këtë vit asgjë nuk do të jetë e njëjtë, dhe se do ta vërejë mungesën e shumë familjarëve, por shëndeti është në radhë të parë.

“Në mënyrë që festa të jetë më e mirë dhe më e suksesshme, dhe që të kënaqemi të gjithë e të kalojmë mirë, së pari na duhet ta kemi shëndetin. Pikërisht për këtë gjë, sidomos motra që është në Amerikë ka tentuar të vijë, mirëpo për shkak të situatës e ka parë të arsyeshme që të qëndrojë atje, në mënyrë që të gjithë të festojnë së bashku, por në distancë”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Përvojë të ngjashme tregon edhe Rrezarta Laska. Ajo ka thënë se ky do të jetë viti i parë që motra e saj që jeton jashtë Kosovës, do të jetë larg familjes për këtë festë.

“Secilën herë për Krishtlindje e luajmë lojën me dhurata. I shkruajmë emrat tanë nëpër letra. Secili më pas e merr një letër dhe e ka për detyrë që atij personi t’ia blejë një dhuratë. Këtë vit nuk e kemi bërë një gjë të tillë se motra nuk ka ardhur”.

Përveç kësaj, ajo ka thënë se koronavirusi i ka penguar që të vazhdojnë një tjetër traditë në fshatin e saj në Doblibarë të Gjakovës.

“Ne çdo vit jemi mbledhur te kisha, kemi vluar verën dhe jemi takuar i gjithë fshati pas orës 20:00, pothuajse çdo ditë, pak para Krishtlindjes. Ka pasur njerëz që kanë ardhur edhe nga qytete tjera, që kanë vizituar kishën. Sivjet numri i njerëzve është shumë, shumë më i pakët sesa vitin e kaluar”, ka thënë ajo.

Monika Ndreca-Coli i takon anës tjetër të rrëfimit. Për shkak të situatës jostabile që ka krijuar koronavirusi në aspektin e udhëtimit, ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se ka vendosur të mos vizitojë familjen e saj në Pejë këtë herë. Kur e krahason ndjenjën në mes të Zvicrës dhe Kosovës për festa, vendlindja fiton.

“Po, do ta ndjej mungesën sepse në Kosovë është më ndryshe kur festohen këto festa, ka më shumë gjallëri. Në Zvicër nuk jemi shumë persona dhe nuk është shpirti i festave sikur në Kosovë, mirëpo do të mundohemi ta bëjmë atmosferën pak më festive dhe ta harrojmë për pak koronavirusin. Besoj që do të kalojmë mirë”.

Në mungesë të pranisë fizike, aplikacionet si Zoom, Skype, Google Meets, FaceTime e WhatsApp, synojnë ta lehtësojnë organizimin në ditë si këto.

“Unë mendoj që është koha më e mirë që ne tani t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që i kemi, që na ofrohen online, kështu që Zoom dhe platformat tjera që janë në dispozicion, pse të mos i shfrytëzojmë. Nuk na e japim efektin sikur kur jemi bashkë fizikisht me dikë, mirëpo në këto raste kryejnë punë mirë, sidomos në kohë festash”, ka thënë Linda teksa ka komentuar këto aplikacione.

Rrezarta ka thënë se familja e saj po ashtu do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

“Meqë motra është jashtë shtetit, ne gjithmonë e kemi lëshuar kamerën për të, për çdo festë tjetër, meqë ajo ka shënuar Festën e Krishtlindjes me ne. Edhe këtë vit do të jetë kështu. Secilit që i mungon familja do të lidhet kështu”.

Edhe Zoom bëhet gati për festë
Ndonëse festë, dita e Krishtlindjes mund të jetë dita më e ngarkuar për punëtorët e aplikacionit Zoom.

Masat e kufizimit në gjithë botën mund ta kthejnë udhëtimin në veprim ilegal, duke komplikuar e anuluar planet për shumëkënd.

Pjesëtarët e platformës Zoom kanë thënë më 16 dhjetor se do të largojnë kufizimin prej 40 minutave bisedë përgjatë festave të fundvitit, për ata që nuk paguajnë për këtë shërbim, duke shtrirë konkurrencën me aplikacionet tjera që ofrojnë këtë mundësi.

Periudha e heqjes së kufizimit për biseda do të vlejë nga Dita e Krishtlindjes deri për Festën e Vitit të Ri.

Një zëdhënës për këtë aplikacion ka thënë për rrjetin televiziv amerikan, CNBC se kompania është e sigurt se do ta menaxhojë situatën me sukses.

“Ne operojmë me qendrat tona të të dhënave në gjithë botën, duke ofruar kontroll dhe fleksibilitet kur bëhet fjalë për trafik me zë apo pamje. Përveç kësaj, ne punojmë me ofrues publik të hapësirës, që na ndihmojnë në kohën e rritjes së kërkesës”, ka thënë ai.

Linda ka treguar se bredhin dhe ambientin e shtëpisë e ka zbukuruar nga muaji nëntor. Ajo thotë se ka pasur të drejtë që ka vepruar ashtu.

“Ka qenë një faktor tepër i rëndësishëm dhe që ka ndikuar shumë, shumë pozitivisht, që ta kemi shpirtin e Krishtlindjes dhe të jemi më në disponim dhe të ndihemi më mirë në këtë periudhë”.

Dhuratat janë po ashtu të rëndësishme për këtë festë.

Linda ka thënë se këtë vit, pavarësisht krizës që ka shkaktuar koronavirusi, e ka zgjeruar listën e personave që do t’i gëzojë me diçka.

“Këtë vit kam përgatitur më shumë dhurata sesa në të kaluarën, kam inkuadruar në rrethin tim njerëz që ndoshta i kam takuar vetëm një herë ose dy, me qëllim që të ndihen pak më mirë sepse kemi nevojë”.

Kufizime për mbajtjen e meshës në mesnatë
Në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka njoftuar se vigjilja e festës së Krishtlindjes do të kremtohet sipas traditës, me meshën e mesnatës, vetëm në kishat famullitare.

Në to është bërë thirrje që të mos marrin pjesë fëmijët dhe personat e moshuar, dhe ata që kanë probleme shëndetësore ta ndjekin meshën nga shtëpitë e tyre.

“Gjatë kremtimit të festave, përjashtuar këtu meshën, duhet të evitohet çdo formë e organizimit që përbën grumbullimin e personave më shumë se sa është paraparë në masat e dhëna nga IKSHPK-ja. Mbi gjitha duhet të evitohet përdorimi i mjeteve piroteknike në mënyrë që të festohet paqësisht dhe shpirtërisht”, është thënë në fjalën e Ipeshkvit të Kosovës.

Rrezarta ka thënë se është njoftuar për mënyrën e shënimit të Krishtlindjes këtë vit dhe se do t’i respektojë masat.

Për dallim nga herët tjera, menjëherë pas meshës së mesnatës ajo do të shkojë në shtëpi dhe nuk do të festojë deri të orët e hershme të mëngjesit me familjarë të fshatit, por do të lutet më shumë sesa në të kaluarën për kohë të mira.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota krishilndjet me covid-19 krishilndjet me covid-19

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët