LIVE UPDATES
Bota

Reagime për padinë ndaj princit britanik Andrew 

10 Gusht 2021, 18:48 Nga DOSJA
Reagime për padinë ndaj princit britanik Andrew 

Një grua amerikane që ka akuzuar prej kohësh biznesmenin e ndjerë Jeffrey Epstein për abuzim seksual tani ka ngritur një padi ndaj Princit Andrew për sulm seksual. Ekspertët ligjor thonë se padia duhet të kalojë një numër të madh procedurash ligjore para se të shqyrtohet nga gjykatat, një proces që mund të marrë disa dekada.

Virginia Giuffre e dorëzoi padinë në një gjykatë federale të hënën në Nju Jork, në të cilën ajo pretendon se anëtari i familjes mbretërore britanike, Princi Andrew abuzoi me të seksualisht kur ajo ishte 17 vjeç.

“Ai e di saktësisht se çfarë ka bërë, dhe shpresoj se do të pranojë përgjegjësinë për këtë”, tha Virginia Guiffre për gazetarët kur u pyet në lidhje me padinë ndaj Princit Andrew.

Andrew, djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeth, ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë pasur marrëdhënie seksuale me zonjën Giuffre dhe i tha kanalit BBC në vitin 2019 se ai “nuk mban mend” ta ketë takuar atë ndonjëherë.

Avokati britanik Mark Stephens tha të martën se ka të ngjarë të kalojnë dekada para se padia ndaj Princit Andrew të shqyrtohet në gjykatë.

“Mendoj se është pothuajse e sigurt se ky rast i paraqitur nga Virginia Giuffre do të duhet të presë deri sa të dalin rezultatet e hetimit të forcave të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.Ky proces është i mbushur me procedura teknike dhe vështirësi ligjore. Mund të duhen 20 ose 30 vjet për t’i zgjidhur këto pengesa para se çështja të arrijë në gjykatë dhe të kërkohet përgjegjësi për këtë”, tha avokati britanik Mark Stephens.

Ndërkohë, për këtë çështje reaguan edhe një numër qytetarësh britanikë në Uindsor, pranë shtëpisë së Mbretëreshës Elizabeth.

“Nëse ka ndonjë çështje themelore, atëherë ato duhen shqyrtuar. Fakti që ai është anëtarë i familjes mbretërore nuk do të thotë se ai duhet të shmang përgjegjësinë. Një qytetarë tjetër nuk do të mund ta bënte këtë, përse ai do të duhej ta bënte këtë?”, tha shoferi i kaminonëve, Mark Lewis.

“Nëse shfrytëzohet një person i ri, atëherë çështja duhet të shqyrtohet. Gruaja që ka ngritur padinë ka të drejtë ta bëjë këtë dhe nëse ai ka kryer një vepër të tillë, atëherë kjo çështje duhet të marrë trajtimin e duhur. Kjo do të dërgonte një sinjal për botën se pavarësisht nga pozita që keni, nëse keni pushtet apo ndikim, ju nuk mund të bëni vepra të papranueshme dhe gratë duhet të trajtohen me respekt”, thotë Deborah Collier, punonjëse në fushën e arsimit dhe medias.

“Më vjenë keq për mbretëreshën”, tha sipërmarrësi Louis Adler.

Virginia Guiffre, e cila tani jeton në Australi, pretendon se sulmet seksule ndodhën në vitin 2001 në shtëpinë e Epsteinit në Nju Jork dhe në shtëpinë e Ghislaine Maxwellit në Londër, e cila kishte lidhje me Epsteinin dhe akuzohet për trafik seksual. Gjyqi ndaj zonjës Maxwell pritet të fillojë në nëntor. Ajo nuk e ka pranuar fajësinë.

Epstein dy vjet më parë bëri vetëvrasje në një burg federal në Manhattan, ku ai ishte në pritje të gjykimit nën akuzat federale për trafikim seksual me të mitur./ VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeffrey epstein princi andrew jeffrey epstein princi andrew

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj