Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Regjistrimi i pasurive, KLSH kallëzon dy ish-drejtorët e Kadastrës në Berat
25 Janar 2022, 17:08Nga DOSJA
BERAT-Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e kryera ka zbuluar shkelje dhe abuzime me detyrën në Kadastrën e Beratit. Në njoftimin për mediat, bëhet me dije se KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, tre punonjës të Kadastrës.
Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga ana e dy ish Drejtorëve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrues në ZVRPP Berat (aktualisht DVASHK Berat). Sipas KLSH ata akuzohen per shpërdorim detyre.
NJOFTIMI: Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.536/1, datë 14.05.2021, i ndryshuar, ka zhvilluar në subjektin Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Berat auditimin me objekt “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizmit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.
Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga ana e dy ish Drejtorëve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrues në ZVRPP Berat (aktualisht DVASHK Berat), të cilët në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse,si dhe mospërmbushjen e rregullt të detyrës së tyre, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat kallëzimin penal për dy ish drejtuesit dhe ish regjistruesin.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LUSHNJE-Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e kryera ka zbuluar shkelje dhe abuzime me detyrën në Kadastrën e Lushnjes. Në njoftimin pr mediat, bëhet me d...
FIER– Qyteti i Fierit është i mbushur nga forca të shumta policie. Mësohet se mbrëmjen e sotme uniformat blu të ndihmuar dhe nga forcat “Shqiponja” kanë n...
SHBA – Organizata Transparency International nxorri të martën raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfund...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta shkëmbeu replika në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi lidhur me ...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdoi replikat në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili th...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha e Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kanë gënjyer kur ...
TIRANË– Na ndajnë vetëm pak më shumë se tre javë nga nisja e fushatës për zgjedhjet lokalet të 6 marsit dhe partitë kanë nisur lëvizjet, por ende nuk...
TIRANË– Kryetarja e komenaduar në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa ka një rival në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Gazetari Muhamed Veliu ...