LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra e Lushnjes, GJKKO dënon me burg përjetë Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin

25 Janar 2022, 17:13 Nga DOSJA
Masakra e Lushnjes, GJKKO dënon me burg përjetë Orges Bilbilin e

LUSHNJE– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg të përjetshëm Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin, autorës e masakrës së Lushnjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2017 ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi, por shënjestra, Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares), shpëtoi. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur ditën e sotme, vetëm pak javë pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lexoi pretencën dhe kërkonte të njëjtin denim për dy autorët e ngjarjes ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Bujar Turku e Marius Xhepexhiu.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Bilbili është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ndërsa është pushuar akuza për veprën penale për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Anterio Kaloshi është deklaruar fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, ndërsa janë pushuar akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal e “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjykata urdhëron gjithashtu asgjësimin e një automjeti tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, e tre armë zjarri tip automatike të përdorua në masakrën e Lushnjes me numra 083191, 01331-83 dhe 07725.

Si ndodhi masakra e Lushnjes

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar, Bujar Turku.

Si u arrestuan Bilbili e Kaloshi

I shumëkërkuari Orges Bilbili u arrestua në datë 10 dhjetor 2020 gjatë një përplasje me armë me një efektiv në Tiranë. Bilbili u ndalua nga Policia dhe iu kërkua leja për të dalë nga banesa duke qenë se Shqipëria ishte në kohë karantine. Refuzimi i tij solli përplasjen me efektivin dhe prangosjen gjithashtu.  Ai u ndoq nga një efektiv policie ndërsa nxorri nga çanta një pistoletë. Nga përplasja fatkeqësisht mbeti e plagosur një qytetare që po kalonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Anterio Kaloshi ishte bashkë me Bilbilin, por ndryshe nga shoku i tij, ai arriti të shpëtonte, jo për shumë kohë. Anterio Kaloshi prezantohej herë si efektiv policie, me stemën në emrin Bledar Bodelli, herë me një pasaportë biometrike, me emrin Edison Deliaj dhe herë me dokumente greke të falsifikuara. Anterio Kaloshi u vu në pranga në Qesarakë, në kuadër të një operacioni që arrestoi edhe dy persona të tjerë për një sulm me armë në Tushemisht, Meard Berberi e Ervin Kalaja. Ai ishte në makinë me Berberin, një prej organizatorëve të dy atentateve ndaj djalit të Jetmir Muçollarit kur u arrestua.

VENDIMI I PLOTË:

Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”  parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim. 

1.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte. 

1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Orgest Bilbili me burgim të përjetshëm.

1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Orges Bilbili, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”  parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim. 

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Anterio Kaloshi me burgim të përjetshëm.

2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Anterio Kaloshi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

3.Në bazë të nenit 190 gërma të K.Pr.Penale,  lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:

– CD-të ku janë dokumentuar të dhënat në rrugë elektronike të kompanive telefonike mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.

– Një automjet tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, të asgjësohet.

– Armë zjarri tip automatike me numra 083191, 01331-83 dhe 07725 gjithësej 3 copë të asgjësohen.

Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale,  konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:

– Një armë zjarri pistoletë Nr. 758440,66 1962, e viktimës Zamir Latifi të konfikshet dhe kalojë në favor të shtetit.(7 fishekët e kësaj arme sipas aktit të eskprtimit nr. 11309 datë 20.10.2017 janë përdorur gjatë ekspertimit).

– 41 gëzhojat dhe dy predhat të ruhen në kartotekën balistike të I.P.SH.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet