LIVE UPDATES
Sport

VIDEO / Reja: “Kërkohet motivim, nuk ka ndeshje miqësore, janë dy teste për shtatorin”

26 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
VIDEO / Reja: “Kërkohet motivim, nuk ka ndeshje miqësore,

DURRES – Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, në resortin “Tropikal”, ku do të grumbullohet Kombëtarja, ka dalë sot në konferencë para mediave, ku ka folur në lidhje me dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë në qershor, ndaj Uellsit dhe ndaj Çekisë. Tekniku kuqezi ka prekur disa tema, teksa ndër të tjera është shprehur:

Mungesa e Strakoshës dhe Kamberit? “Është kënaqësi që jam para jush. Kemi disa probleme për sa i përket pjesës së portierëve. Berisha dhe Strakosha kanë pasur problem fizike. Do flasim edhe me stafin mjekësor kur të gjithë lojtarët të jenë këtu, për t’i parë nga afër. Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e kampionatit shqiptar, mund të bëj ndonjë ndryshim për sa i përket portës. Për sa i përket Kamberit kemi folur me përfaqësuesin e tij, nga i cili nuk i kemi marrë një përgjigje, si duket nuk është entuziast. Do e ndjekim në vazhdimësi atë, nuk mund të themi se është mbyllur këtu. Në ndeshjet e Ligës së Kombeve kemi bërë shumë eksperimente, lista është e madhe, e cila sa vjen dhe bëhet më e shkurtër. Shumë lojtarë të rinj ende nuk janë gati, prandaj nuk po i shikojmë në vazhdimësi. Ka shumë lojtarë të rinj, të cilët luajnë me ekipe të njohura në Europë. Për ndeshjet e Botërorit, unë do të bazohem të ata lojtarë që janë në formë dhe më japin besim. Mihaj ka probleme fizike, po ashtu edhe Dermaku me Hysajn. Ky i fundit ka edhe çështjen e kontratës dhe nuk është në një moment të mirë. Themi shpesh që kemi ndeshje miqësore, por për mendimin tim miqësoret nuk ekzistojnë. Kemi përballë dy ekipe të forta”.

Bajrami? “Për Bajramin do flasim në vijim. Dëshira e tij është e madhe për të ardhur këtu. Është nga më të mirët në Serie B. Ka aftësi të mira për të dribluar. I kalon lehtë kundërshtarët. Do të ishte ideal për ekipin tonë. Dëshira është e madhe që të zgjidhet gjithçka dhe besoj se do jetë një fund i lumtur”.

Afrimet nga Superiorja? “Për mua nuk janë dy ndeshje miqësore, por janë ndeshje të rëndësishme për atë që presim. I kam lënë një javë pushim për të qenë gati, deri të shtunën do jenë gati. Kemi dy kundërshtarë të rëndësishëm. Lojtarët duhet dhe besoj se do të jenë të motivuar”.

Ndeshjet dhe titulli në Superiore? “Ka qenë një kampionat shumë i ekuilibruar deri në javën e fundit dhe ende nuk dihet si do të shkojë, me 3 skuadra në lojë. Unë për vete do jem në Durrës. Do jem në Durrës, pasi e kam më lehtë. Salihi do të jetë në Shkodër. Do kemi nga një përfaqësues në fushat ku luhet për titull. Kanë të gjitha mundësi, sikurse edhe Partizani. Të gjitha skuadrat pretendente i kanë mundësitë për titullin. Marrim rastin e Napolit, që luante për Champions League, në letër dukej ndeshje e lehtë, por nuk rezultoi kështu. Për pankinën e Napolit nuk kam pasur asnjë kontakt, ndonëse kam marrëdhënie të mira. Më vjen keq edhe për Atalantën, që nuk arriti ta mbyllë në vendin e dytë kampionatin”.

Kundërshtarët e Botërorit? “Hungaria ka bërë mirë, ashtu si Polonia që njihet për aftësitë e tyre. Duhet të bëjmë mirë në këto ndeshje për të qenë gati në shtator. Ne kemi një strukturë të ngritur tani dhe një grup lojtarët me kualitet. Të gjithë lojtarët, jo vetëm Kamberi, duhet të jenë të gatshëm të ndjejnë të gjitha pasojat. Nëse vjen në Kombëtare, luan apo jo, motivimi duhet të jetë në maksimum. Një lojtar që grumbullohet në Kombëtare, është arritje e madhe. Kam folur me prindërit e disa lojtarëve dhe kanë pasur një entuziazëm të madh. Unë them që kjo është ajo që na duhet, lojtarë që janë entuziastë, që janë pjesë e Kombëtares, kjo është ajo që na duhet”.

Gjasula dhe Rroca? “Sa i përket Rrocës është një lojtar interesant, unë e kam ndjekur në vazhdimësi. Me Gjasulën kam folur dhe ka pasur probleme, ka edhe probleme në klube, ku do ndryshohet stafi. Më kërkoi leje të mos ishte në këto ndeshje dhe ne e kuptuam. Kemi lojtarë në të gjitha pozicionet. Do kemi në fushë një ekip për të përballuar me Çekinë dhe Uellsin”.

Rasti Kamberi? “Ne e kemi provuar gjatë javës në formacionin e titullarëve asokohe. Ai mendonte se do të luante dhe ishte i bindur për këtë. Ne bëjmë prova gjatë stërvitjeve. Lojtari më tha se kishte probleme fizike. Nuk kishte qasje pozitive. Ne e donim në skuadër, ai ose nuk është mire, ose ka probleme në kokën e tij. Në ndeshjet  fundit e kam ndjekur dhe nuk është si më parë. Ne jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë me të për të ardhmen. Edhe ne jemi gati të rishikojmë pozicionin tone”.

Miqësoret? “Janë teste shumë të rëndësishme, për mua janë dy prova shumë të rëndësishme. Na duhet mentaliteti i duhur për të luajtur këto ndeshje. Në Kombëtare nuk ekziston termi miqësore. Lojtarët që do të vijnë duhet të japin maksimumin. Do na vlejnë shumë për ndeshjet e shtatorit”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edi reja kombetarja kuqezinjtë uellsit dhe ndaj çekisë edi reja kombetarja kuqezinjtë uellsit dhe ndaj çekisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj