Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
“Aventura” e Muriqit te Lazio drejt fundit, sulmuesi bisedon me Fenerbahçen
26 Maj 2021, 05:17Nga DOSJA
ITALI – “Aventurës” së Vedat Muriqit te Lazio duket se po i vjen fundi. Sulmuesi kosovar duket se ka vendosur edhe vetë të largohet nga skuadra italiane pas një sezoni zhgënjyes në Serie A, ku ka shënuar vetëm dy gola, një në kampionat dhe një në kupë.
Sipas “AAG Sports”, që është shumë i afërt me skuadrën turke të Fenerbahçes, thuhet se Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kryeqyteti italian ua ka transmetuar edhe drejtuesve të Lazios.
“AAG Sports njofton se Vedat Muriqi ua ka komunikuar drejtuesve të Lazios vendimin se dëshiron të luajë në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, vetë lojtari e ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belözoğlu”,- shkruan ndër të tjera media turke.
Gjithnjë sipas të njëjtës media, Fenerbahçe po synon që ta huazojë sulmuesin kosovar, ose ta riblejë, duke patur si alternativë edhe një shkëmbimi të tij me Ozan Tufan. Kujtojmë që për Muriqin ka shprehur interes edhe Besiktas, rivali i përbetuar i Fenerbahçes.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE – Të martën Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin, në prag të ndeshjeve me Andorrën dhe miqësores me Bullgarinë. Kuqezinjtë synojnë t’i nisin eliminatoret...
TIRANE – Bardheblutë e Tiranës e mbyllin sezonin në shtëpi kundër Skënderbeut, ndërkohë që trajneri Orges Shehi kërkon tri pikët, edhe pse asnjë prej skua...
DURRES – Nesër zhvillohet java e fundit e kampionatit shqiptar. Teuta kryesuese pret Apoloninë në “Niko Dovana” (17:00). Fitorja është detyrim, teksa tifo...
ITALI – Gennaro Gattuso do të drejtojë skuadrën e Fiorentinës nga sezoni i ardhshëm, i cili sezonin që sapo është mbyllur ka drejtuar skuadrën e Napolit. ...
ITALI – Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi belg, Eden Hazard, i cili nuk është përshtatur te Real Madridi për shkak edhe të dëmtimeve të shumta, u ka kërkuar...
ITALI – Kuqezinjve me gjasa u ka mbaruar durimin me Gigio Donnarumman. Në orët e para të ditës së sotme ka mbërritur në Milano portieri Mike Maignan, i cili sot...
GJERMANI – Bundesliga i ka befasuar të gjithë. Ndërsa të gjithë prisnin që polaku Robert Lewandowski i Bayern Munche të ishte fitues, sulmuesi Erling Haal...