LIVE UPDATES
Bota

REL: Të vaksinuarit ia dalin më lehtë me Omicronin

10 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA
REL: Të vaksinuarit ia dalin më lehtë me Omicronin

KOSOVË- Temperaturë deri në 39 gradë deri në tre ditë me radhë, ethe, kollë e thatë, lodhje, rrjedhje hundësh dhe dhembje muskujsh janë simptomat që manifestojnë pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë, thotë infektologu Sali Ahmeti. Në fund të dhjetorit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar praninë e variantit Omicron të koronavirusit.

Ky variant, i cilësuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut në muajin nëntor dhe që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa. Sipas Ahmetit, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), manifestimet klinike të Omicronit janë më të buta se ato të Deltës – deri më tash, variant dominues në Kosovë – por, shton ai, Omicron është më i transmetueshëm.

“Në rrethin familjar kur preket një anëtar, virusi pasohet pothuajse te të gjithë anëtarët tjerë”, thotë ai.

“Format e sëmundjes janë më të lehta, prekjet pulmunare janë më të rralla. Po ashtu, ka raste më të rralla të atyre që kanë nevojë për hospitalizim dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje me oksigjen apo frymëmarrje të ventiluar”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se pacientët e hospitalizuar, të cilët kanë qenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, kanë treguar formë më të lehtë të sëmundjes se pacientët e pavaksinuar. Sipas Ahmetit, trajtimi terapeutik për pacientët me Omicron është i njëjtë si për rastet e mëparshme. Disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit janë: paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, varësisht gjendjes së pacientit.

Brenda dhjetë ditësh: 1,429 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, nga data 1 deri më 10 janar, kanë regjistruar 1,429 raste të reja me koronavirus. Shifra është dukshëm më e lartë në krahasim me dhjetëditëshin paraprak, përkatësisht periudhën 21-31 dhjetor, kur janë regjistruar 219 raste të të infektuarve. Por, përkundër shtimit të rasteve, numri i pacientëve të shtrirë në spitale nuk është i lartë, thotë Albina Ponosheci-Biçaku, infektologe në Klinikën Infektive të QKUK-së. Nga mbi 1,700 raste aktive me koronavirus, vetëm 16 kanë qenë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet publike të Kosovës, më 10 janar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmurje të rëndë, në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet si “i butë”. Ponosheci-Biçaku thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave kundër koronavirusit dhe të vaksinohen.

“Varianti Omicron që po qarkullon, po përhapet me shpejtësi të madhe. Mbajtja e maskës, distanca fizike, higjiena dhe vaksinimi i atyre që nuk janë vaksinuar dhe marrja e dozës së tretë për ata që kanë marrë dy dozat e para, do të na ndihmojnë edhe neve si personel, por edhe pacientët që të mos manifestojnë sëmundje të rëndë”, thotë Ponosheci-Biçaku për Radion Evropa e Lirë.

IKSHPK: Mund të përkeqësohet situata epidemiologjike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, paralajmëroi të hënën se situata epidemiologjike në Kosovë mund të përkeqësohet si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve, që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave”, bëri thirrje IKSHPK-ja.

IKSHPK po ashtu tha se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi dhe u rikujtoi qytetarëve se mund të imunizohen çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor nëpër komuna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, 49.2 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 43.9 për qind me dozën e dytë. Aktualisht, në Kosovë jepet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës për të gjithë ata që kanë kaluar tre muaj kohë prej marrjes së dozës së dytë.

Izraeli, në fillim të këtij viti, ka nisur me dhënien e dozës së katërt të vaksinës për të luftuar, siç ka thënë, përhapjen e variantit Omicron. Gjermania tha të hënën se është duke shqyrtuar dhënien e dozës së katërt, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka thënë se nuk e sheh të nevojshme.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove omicron sali ahmeti kosove omicron sali ahmeti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj