6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
NIKËL- Kontrolle blic në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme në zonë janë zhvilluar aksione nga ana e forcave speciale të repartit RENEA.
Këta të fundit, të pajisur me një vendim gjykate, kanë ushtruar kontrolle në banesat e “të fortëve” të zonës për të gjetur prova që mund t’i lidhin me ngjarje kriminale që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë.
Të njëjtat burime për Dosja.al bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar në banesat e Valter dhe Durim Bamit, Ylli Çangut dhe Bedri dhe Mariglen Hakës; Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës.
Në njoftimin e dhënë për mediat, Policia e Shtetit ka bërë me dije se kontrollet janë në vijimësi të një procedimi penal të nisur nga SPAK, për një grup të strukturuar kriminal ku bëjnë pjesë 7 të fortët e zonës, të njohur për një sërë ngjarjesh kriminale.
Deri më tani është mësuar se gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur sende të paligjshme apo prova që mund t’i implikojnë si të përfshirë në ngjarje kriminale. Megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me operacionin e zhvilluar.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamje nga i gjithë operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit, në muzg, ku efektivë me maska dhe me armë zjarri kapen nga droni duke hyrë e dalë në të gjithë banesat e “të fortëve”. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, në aksion ishin të përfshirë rreth 150 efektivë te RENEA-ve, përveç atyre të Policisë së Krujës.
Dosja.al ka sjellë edhe një profil të shkurtër për të gjithë personazhet që sot në orët e para të mëngjesit iu ‘shqetësua gjumi’ nga Policia. Të gjithë akuzohen për atentate me pagesë, gjobëvënie, vjedhje dhe vrasje. Mirëpo asnjë prej tyre nuk është pas hekurave të burgut.
(k.m.A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË- Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka njoftuar sot mbetet në fuqi vendimi që pika kufitare e Kapshticës të mbetet e mbyllur ...
VLORË– Për shkak të kushteve atmosferike të dy ditëve të fundit që ka çuar në uljen e temperaturave në gjithë vendin, në portin e Vlorës do të...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë dëbimin e diplomatit rus në Tiranë. Ky vendim u mor pasi sipas ins...
TIRANË– Një 40-vjeçar, me iniciale R.S., është prangosur nga Policia e Shtetit pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia e S...
TIRANË– Shqipëria pritet që të përmbytet sërish. Sipas llogaritjeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, duke filluar nga dita e n...
ITALI– Policia italiane ka shpëtuar nga dhuna një grua, e cila po kërcënohej nga ish-partneri i saj shqiptar. E reja mori në telefon efektivët pasi i riu ...
KLOS–Një banor i zonës së Klosit ka gjetur një predhë luftarake në bregun e lumit Mat. Teksa ka qënë duke mbledhur dru zjarri në lum, banori është përballur me ...
ELBASAN– Një 54-vjeçar ka rënë në duart e policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Interpol Tirana pasi ishte i shpallur në kërkim nga Italia. I arrestua...
FINIQ– Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Viron të zonës së Finiqit. Nga flakët është përfshirë një stan bagëtish e për pasojë ka pasur bagët...