Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHKODËR- Një operacion i Policisë së Shkodrës, RENEA, FNSH dhe Shqiponja është finalizuar me arrestimin e 12 personave, shpalljen në kërkim të disa të tjerëve dhe pezullimin nga detyra të 3 zyrtarëve në Shkodër. Pas disa muajve hetim, prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëveënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare.
Në pranga ranë mëngjesin e ditës së sotme 11 persona, ndërsa disa orë më vonë u arrestua gjatë arratisjes edhe një tjetër person, shtetasi Ilir Sokoli 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se Sokoli, banues në Shkodër, u arrestua teksa po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.
Po ashtu Dosja.al ka mësuar se Sokoli ka qenë drejtor i Patentave në Shkodër dhe njihet si një nga drejtuesit e LSI në këtë qytet. (Lexo këtu)
Aktualisht 4 persona të tjerë u shpallën në kërkim, njofton policia, ndërkohë që janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro, lekë dhe dollarë. 20 makina janë sekuestruar, ndërkohë që janë gjetur edhe armë pa leje.
Dosja.al ka siguruar emrat e 12 të arrestuarve gjatë këtij aksioni në Shkodër:
Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra;
Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra;
Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;
Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra;
Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra;
Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;
Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra;
Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra;
Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;
Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;
Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
Ilir Sokoli, 38 vjeç banues në Shkodër
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË
Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.
Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.
Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.
Të arrestuar janë shtetasit:
1. B. A. 61 vjec nga Shkodra
2. E. M., 33 vjec nga Shkodra
3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;
4. A.D. 39 vjec nga Shkodra
5. M.B. 31 vjec nga Shkodra
6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
7. E.F., 38 vjec nga Shkodra
8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;
10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;
11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;
U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.
U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:
Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:
1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.
Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
– 238 600 Euro CASH
– 272 400 dollare CASH
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automejte transporti
– 1 revolver,
– 1 krëhër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celualarë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.
Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.
Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti. Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta. Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.
NJOFTIMI I DYTË NGA POLICIA E SHKODRËS
Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”. Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit. Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë
(k.m./f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- 5 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Rimini, pasi akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.Personat e arrestuar janë përkatëësisht ...
Tiranë- Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës nga kryebashkiakut Erion Veliaj, me pretendimin se më 14 mars mund të bjerë “shi me gjyma”, dhe dështimi në këtë p...
SUKTH- Një mjet ka marrë flakë në ecje ditën e sotme, pranë mbikalimit në Sukth. Nga informacionet paraprake, mësohet se mjeti ndodhet në pronësi të shtetasit, ...
SHKODËR- Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra sërish i ka dërguar mesazhe politikës që të gjejnë një zgjidhje për situ...
TIRANË– Ditën e sotme në kudër të operacionit “Maranaj”, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga edhe një person i cili tentoi të arratisej. Dosja.al mëson ng...
Në raportin për vitin 2018 për të drejtat e njeriut, Departamenti Amerikan i Shtetit ngre shqetësime serioze për kapjen e medias nga qeveria, biznesi dhe grupet...
Tiranë-Ambjentalisti Sazan Guri ka folur në takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha duke përmendur ndërtimet që po bëhen te Veliera.Guri ka theksuar se shqiptarët...
TIRANË- Pas lirimit nga gjykata dy ditë pasi u vetëdorëzua në Polici, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata i ka drejtuar një kërkesë prokurorisë...
Lezhë- Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në autostraden Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit, ku është plagosur një 70-vjeçare....
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Limoz Dizdari, i pranishëm në takimin e zhvilluar nga kryetari i PD, Lulzim Basha përveç akuzave dhe deklaratave pol...