Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro të rrugës Thumanë-Kashar, duke e riaktivizuar këtë projekt. Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook ka bërë me dije se Apeli ka pranuar kërkesën e kompanisë “Gener 2” për rikativizimin e procedurave të anuluara nga ana e Ministrisë së Energjitikës në vitin 2019, për këtë koncension.
Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa janë tre gjyqtarët që kanë firmosur vendimin e formës së prerë, duke u dhënë dritën jeshile punimeve në aksin Thumanë-Kashar me vlerë 457 milionë euro. Dhe bëhet fjalë për vetëm 20 kilometra rrugë.
Statusi i Tomorrit
Bomba e Thumanë-Kashar. Kulisat që ringjallën koncesionin gjysmë miliardë euro. Ndërsa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, Gjykata Administrative e Apelit ka marrë pa zhurmë një vendim që riaktivizon koncesionin famoz Thumanë-Kashar. Në datën 29 korrik, kjo gjykatë ka anulluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro. Por jo vetem kaq. Në vendim, Gjykata gjithashtu e urdhëron Ministrinë që t’i përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Vendimi i firmosur nga Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa është i formës së prerë. Tani qytetarët shqiptarë kanë vetëm një mundësi të shpëtojnë nga fatura shkatërruese e koncesionit Thumanë-Kashar. Qeveria duhet ta ankimojë vendimin në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit dhe prishjen e vendimit të Apelit. Gjithsesi vendimi ka hapur një skenar të rrezikshëm për financat e shtetit.
Ndër të gjitha koncesionet e famshme të Rilindjes, ai i rrugës Thumanë-Kashar është ndër më klamorozët. Kostoja e këtij koncesioni u fry me 2.8 herë krahasuar dhe me vet parashikimet e qeverisë. Fillimisht, qeveria parashikonte që ta ndërtonte vet rrugën Thumanë-Kashar nga buxheti i shtetit me një kosto totale prej 161 milionë euro. Por më pas, nisi gjahu. Diku nga viti 2017, në tryezën e qeverisë mbërriti një propozim i pakërkuar nga kompania Gener 2 për të ndërtuar me koncesion autostradën Thumanë-Kashar. Qeveria e pranoi propozimin dhe në mars të 2018-ës e shpërbleu kompaninë me bonus 8.5 për qind të pikëve në garë. Tenderi për koncesionin u zhvillua në korrik të 2018-ës dhe ashtu sic pritej fituese e koncesionit u shpall Gener 2, e cila ofroi ta ndërtonte rrugën me 225.8 milionë euro. Por kjo ishte vetëm kostoja e ndërtimit, e cila nuk përfshinte mirëmbajtjen, koston e parasë për 13 vjet dhe fitimin e Gener 2.
Fatura totale, që do të paguanin qytetarët shqiptarë do të zbulohej në fund të vitit 2018. Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit 2019, shifra ishte rritur nga 225.8 milionë euro në 370 milionë euro. Por marrëzia nuk do të mbaronte me kaq. Fatura rritej nga dita në ditë. Kur u miratua buxheti, qeveria zbuloi një kosto tjetër. Sipas saj rruga do të kushtonte 56.3 miliardë lekë ose 457 milionë euro. Pra nga 161 milionë euro në 457 milionë euro në më pak se një vit. Megjithatë teksa qeveria po bëhej gati ta miratonte kontratën me kosto rekord, shqiptarët duket se i ndihmoi fati. Emisioni “Të Paekspozuarit”nga Ylli Rakipi shpërtheu skandalin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku ishte shpallur fituese një kompani fantazmë, e cila kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit në Delaëare.
Kompania quhej DH Albania dhe ishte një zgjatim i Gener 2. Me skandalin që i plasi në dorë, Edi Rama u detyrua të ndryshojë me urgjencë qeverinë duke emëruar si ministre të Infrastrukturës Belinda Ballukun. Por mediat vazhdonin të publikonin çdo ditë fakte të reja që tregonin se pas DH Albanias qëndronte në fakt Gener 2. E vënë përballë presionit, qeveria u detyrua të anullonte jo vetëm tenderin e Unazës, por edhe koncesionin 457 milionë euro të rrugës Thumanë Kashar. Por tashmë koncesioni është riaktivizuar pas padisë së Gener 2. A është vendimi i Gjykatës së Apelit një veprim i pavarur për të vënë drejtësinë në vend? Në fakt, ky version duket pak i vështirë për t’u besuar. Kontrata e Thumanë-Kashar nuk u miratua asnjëherë ne qeveri dhe kompania nuk pati dëm, të paktën jo në këto përmasa. Në këto kushte nuk është çudi, që e gjitha kjo të jetë një skemë e stisur me Gjykatën në rolin e “pajtuesit” mes qeverisë dhe Gener 2. Me dakortësinë e të gjitha palëve, por me një faturë shkatërruese për shqiptarët. Gati gjysmë miliardë euro për 20 kilometër rrugë. Por qeveria do ta ketë justifikimin për të dalë me duart e lara; vendimin e dha Gjykata.
Tashmë qeveria mund ta ankimojë vendimin në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit dhe prishjen e vendimit të Apelit. Kompania Gener 2 fitoi koncesionin Thumanë-Kashar. Dokumentet e tenderit fillimisht flisnin për një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin doli në përfundimin së bëhej fjalë për 457 milionë euro. Dalja në skenë e kompanisë DH Albania, e cila rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në projektin e Unazës së Madhe, duke përdorur dokumente të falsifikuara, bëri dhe që negociatat mes qeverisë e Gener 2 të ndërpriteshin duke mos arritur firmosjen e një kontrate finale.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës së kaluar në Milot. Sipas njoftimit zyrtar, policia bën me ...
LEZHË– Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë stallën në afërsi të urës me tri harqe, e njohur s...
ELBASAN– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elb...
LEZHË– Meriton Ahmetaj, 27-vjeçari që iu grabit mjeti i llojit “Audi Q7” një natë më parë ka qenë duke udhëtuar në aksin Milot-Lezhë, teksa kthehej ...
LEZHË– Dy qytetarë nga Kosova janë terrorizuar një natë më parë nga gjashtë persona të armatosur me kallashnikovë. Mësohet se Meriton Ahmetaj, 27-vje...
TIRANË– Qytetarët afganë kanë rrëfyer se ndihen mjaft mirë duke qëndruar në Shqipëri dhe për mikpritjen që u është bërë. Në një video të publikuar nga krye...
LEZHË– Një 40-vjeçar nga Kosova, ka rrezikuar të mbytet sot në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se Dedë Perndoka është futur të lahet në ujërat e...
KUKËS– Qentë endacakë janë helmuar në Kukës dhe janë lënë të ngordhin në rrugë. Dosja.al ka siguruar foto nga kafshët e gjora, të cilat shihen se janë lënë...
TIRANË– Prokuroria e posaçme SPAK zgjeron hetimet për tenderin e uniformave të policisë. Përveç nëntë personave ndaj të cilëve u prenë masa s...
FUSHË- KRUJË– Banorët e fshatit Halilaj të Fushë-Krujës janë shprehur të shqetësuar lidhur me problemin e mbetjeve urbane të cilat transportohen pranë...