LIVE UPDATES
Aktualitet

Dilnin nga Rinasi duke përdorur pasaportat e ‘sozive’, arrestohen tre të rinjtë nga Gana dhe Kameruni, dyshohet p

23 Shkurt 2020, 10:52 Nga DOSJA
Dilnin nga Rinasi duke përdorur pasaportat e ‘sozive’,

TIRANË- Tre të huaj janë arrestuar dhe dy francezë janë shpallur në kërkim nga Policia shqiptare në aeroportin e Rinasit në kuadër të operacionit “Shpërblimi”. Të arrestuarit janë dy shtetas nga Kameruni dhe një nga Gana, të cilët po tentonin që të kalonin në vendet e Bashkimit Europian. 

Në prangat e Policisë ka rënë: J. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator); B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J. B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy francezë me iniciale D. I. dhe B. Y.

Sipas hetimeve mësohet se organizatori nga Kameruni kundrejt shpërblimit monetar i ka siguruar 23-vjeçarit një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D. I., me të cilin kishte ngjashmëri fizike. E njëjta skemë ka ndodhur me të arrestuarin e tretë. Akualisht hetimet vijojnë pasi dyshohet se në grup ka të përfshirë edhe shqiptarë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Rinas

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “Shpërblimi” u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihen në pranga tre shtetas nga Gana dhe Kameruni, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë nga Franca.

Sekuestrohen pasaporta e karta identiteti që do përdoreshin me anë të ngjashmërisë, për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Si rezultat i informacionit të marrë në rrugë operative dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe falë koordinimit të veprimeve në terren që zgjatën gati 48 orë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shpërblimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• J. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator);

• B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana;

• J. B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun;

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit francezë:

• D. I. dhe B. Y.

Nga hetimet e kryera nga ana jonë ka rezultuar se shtetasi B. A., kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B., një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D. I. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Po nga hetimet ka rezultuar se 23-vjeçari J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga 21-vjeçari J. B., një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera nga ana jonë dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shtetas shqiptar, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit policia kufitare aeroporti i rinasit policia kufitare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj