LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e Kujtesës/ Kamiński: Njohja e së shkuarës, vaksinë kundër totalitarizmit

23 Shkurt 2020, 06:25 Nga DOSJA
Dita e Kujtesës/ Kamiński: Njohja e së shkuarës, vaksinë

Për Łukasz Kamińskin, historianin e njohur polak, Presidentin e Platformës së BE për Kujtesën Europiane të Ndërgjegjes, të ftuar në Shqipëri për edicionin e pestë , “Ditët e Kujtesës 2020”, që sapo përfunduan, qëndrueshmëria e demokracive, në vendet që dolën nga regjimi komunist, mes tyre Shqipëria, kalon nga njohja e të shkuarë dhe kujtesa për sa ndodhi në atë regjim. “Kujtesa shërben si një “vaksinë” kundër totalitarizmit – njohja e së shkuarës, e mekanizmave që çuan në shfaqjen e atyre regjimeve mund të na ndihmojnë të njohim simptomat e tyre të hershme. Kujtimi i viktimave mbron nga besimi në zgjidhje “perfekte” dhe “të lehta” për problemet e ndërlikuara të sotme, sociale dhe politike. Ashtu si me një sëmundje, ata që përjetuan dhe mbijetuan nën sundimin totalitar, janë imunë me njohuritë e tyre edhe brezat e rinj, të lindur në demokraci, duhet të “vaksinohen” duke mësuar të vërtetën për të kaluarën” thotë ai për DW, në një bisedë ekskluzive.

Pa njohur të shkuarën, nuk mund të ketë rë ardhme

E vërteta mbi të kaluarën e regjimit komunist, krimeve të tij po del në dritë edhe në Shqipëri. Gjithmonë e më shumë ajo vlerësohet si një proces që lidhet me të tashmen dhe të ardhmen e demokracisë . “Ditët e Kujtesës”, të inicuara pesë vjet më parë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman në Tiranë, “Konrad Adenauer”, (KAS) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Kulturë dhe Media, (IDCM) , një organizatë e shoqërisë civile me rol të spikatur në kultivimin e kulturës së kujtesës po rrit me progresion gjeometrik interesin e rinisë për të kaluarën që ajo nuk e ka jetuar,. Edicioni i sivjetëm, që përfundoi këtë javë, (20.02.2020) përfshiu një larmi aktivitesh ndërkombëtare që hodhën dritë mbi dhunën dhe represionin në regjimin stalinist në Shqipëri dhe në ish-vendet komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore.

Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDCM thotë për DW, se interes të jashtëzakonshmë ngjallën Ekspozita ndërkombëtare (open-air) mbi “Totalitarizmin në Europë” dhe ekspozita në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër , “Dritë përtej Errësirës” me dëshmi nga krimet e regjimit komunist ndaj klerikëve. “Ekspozitat prezantuan para publikut shqiptar përgjegjësit kryesorë të krimeve si gjatë Luftës së II-të Botërore edhe gjatë regjimit komunist në 14 shtete, mes tyre për herë të parë edhe në Shqipëri. Ekspozita për persekutimin e klerit ishte vetëm për Shqipërinë. Patëm mijëra vizitorë. Ka ende “uri” të madhe tek brezi i ri për informacione lidhur me diktaturën komuniste dhe vendosjen e saj në kontekstin e historisë europiane” thotë Jonila Godole për DW.

Drejtori i KAS, Tobias Ruettershoff konfirmon mbështetjen e Fondacionit për edicionet në vijim të ” Ditët e Kujtesës”, pasi ” pa njohur të shkuarën nuk mund të ketë të ardhme” mendon ai.

Rreziku që vjen sot nga grupet populiste dhe elitat politike

Si e rrezikon aktualisht e shkuara të ardhmen? Qartë këtë e thotë për DW, Łukasz Kamiński.”Kriza aktuale në shumë fusha mund të prodhojë dhe madje po prodhon grupe të shumëfishta populiste. Disa prej tyre ka të ngjarë të evoluojnë në lëvizje autoritare apo edhe neo-totalitare. Po vërejmë përpjekje të rrezikshme për të rehabilituar dhe pastruar idealet joshëse të komunizmit, një prej sistemeve të kaluara totalitare” thotë për DW Łukasz Kamiński. Nëse këto kushte a ështe e mjaftueshme vetëm kujtesa për të na mbrojtur?

” Jo, Kujtesa është e pamjaftueshme. Elitat politike duhet të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe të përqëndrohen më shumë në zgjidhjen e problemeve reale, në vend që të udhëheqin me “politika twitter” dhe t’i lëvizin ato në ꞔdo furi zemërimi të opinionit publik. Ky është gjithashtu një mësim nga historia – si komunizmi ashtu edhe nazizmi mbizotëruan, kur elitat e vjetra nuk arritën të zgjidhnin problemet e popullatës.” thekson ai për DW.

Demokracia kërkon njerëz të angazhuar

Që brezat e rinj të njohin të shkuarën dhe të ushtrojnë presion mbi elitën politike që të zgjidhë problemet reale që ka sot Shqipëria atyre u duhet dija në sistemin arsimor, si rruga më efikaase për t’u bërë qytetarë të angazhuar, aktivë. Ulrich Bongertmann, kryetar i shoqatës gjermane të mësuesve të historisë, i ftuar në “Ditët e Kujtesës 2020”, solli përvojën gjermane të përfshirjes në curriculat mësimore, në tekstet e histories, njohurirë për dy regjimet totalitare në Gjermani: atë nazist dhe komunist.

“Demokracia rrezikohet gjithmonë nëse lihet pas dore, nëse harrohet që që ajo duhet të shpëtohet dhe mbrohet nga njerëz të angazhuar. Rreziku konsiston tek besimi në zgjidhje të thjeshta nga burra të fortë që janë në krye. Në shkolla vështirësitë e një qeverie demokratike duhe të shpjegohen dhe rreziqet e humbjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga mënyra autokratike të drejtuari” thotë Ulrich Bongertmann , ekskluzivisht për DW.

Por sipas një studimi të fundit të IDCM, mbi tre të katërtat e mësuesve të historisë në Shqipëri mendojnë që “aspekte të rëndësishme të diktaturës komuniste si krimet, mënyrat e ndëshkimit, torturat ose numrin e viktimave që shkaktoi regjimi nuk adresohen në librat e historisë”. Ajo që lypset duket se është një vullnet më i madh politik për të zbardhur gjithë të vërtetën e së shkuarës totalitare dhe shërbyer kështu të ardhmes, demokracisë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet łukasz kamiński periudha e komunizmit łukasz kamiński periudha e komunizmit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion