LIVE UPDATES
Aktualitet

Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha/ Reagojnë të përndjekurit politikë

29 Nëntor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha/ Reagojnë të

Shqipëri-Në Shqipëri u rishfaqën sërish këto ditë nostalgjikët e diktaturës komuniste, duke marrë shkas nga ngjarje, që lidhen me Luftën e Dytë Botërore.

Disa dhjetëra të moshuar u shfaqën me fotot e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa një deputet socialist, anëtar i komisionit të sigurisë, u dërgoi kolegëve ligjvënës mesazhin se “Enver Hoxha ishte shqiponja mbi flamurin kombëtar”.Akti i tij ngjalli reagime të shumta dhe u dënua nga shoqata të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.

Sapo vjen nëntori bëhen gjithmonë të dukshme shfaqjet propagandistike të nostalgjikëve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Grupe të moshuarish dalin me foton e diktatorit Enver Hoxha dhe me yllin komunist nëpër tabela të stilit të vjetër. Sivjet këto lloj nostalgjish i bëri të dukshme edhe një deputet i Partisë Socialiste nga Lushnja, Bujar Çela, anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë.

Ai u dërgoi një mesazh kolegëve ligjvënës të komisionit se “Enver Hoxha ishte shqiponja mbi flamurin kombëtar”, edhe pse ai njihet botërisht si një nga diktatorët më të egër e gjakatar të Europës lindore ish komuniste. Ngjarja provokoi reagime të forta nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare, që vuajti, u burgos dhe u përndoq nga diktatura komuniste për bindje politike.

“Është e pafalshme që 30 vite pas rënies së diktaturës komuniste të glorifikohet figura e Enver Hoxhës në këtë mënyrë. Ky është një rast i paprecedent në të gjithë Lindjen. Në thelb, nuk do të kishim nevojë as për ligje de-komunistizimi në një vend si Shqipëria me gjithë atë përndjekje të rëndë që ka patur në 45 vite. Vet shoqëria shqiptare duhej të ngrihej dhe të protestonte ndaj çdo forme glorifikimi dhe mbrojtje të së shkuarës në këtë vend” – thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Kjo nuk është hera e parë që politikanë të niveleve të larta shfaqen me publikisht me simbole te diktaturës komuniste, thotë Nebil Çika, drejtues i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë.

Ai thotë se mesazhet e deputetit soçialist të Lushnjes janë një provokim i rëndë për shoqërinë shqiptare si dhe për familjet e viktimave të komunizmit. Sipas tij, ëhstë për tu shqetësuar edhe fakti që një nostalgjik i tillë soçialist është anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, ku përgatiten ligje me rëndësi të madhe kombëtare, ku edhe shfaq tendençat komuniste.

“Shqipëria është rast unikal në Europën Lindore që nuk ka marrë asnjë masë për de-komunistizimin e shoqërisë, në mënyrë të veçantë për lustracionin e politikës dhe të institucioneve shtetërore, të cilat shfaqin herë pas here ndjenjat apo bindjet e tyre komuniste dhe bëhen shumë të rrezikshme përderisa kanë në duar ligjet dhe projekt-ligjet” – thotë zoti Çika.

Kryetari i deputetëve soçialistë deklaroi se çështja mund të diskutohet në komisionin e etikës dhe se ndoshta dikush tjetër e ka përdorur telefonin e deputetit Çela, por sipas opozitës ky inçident i rëndë dhe i qëllimshëm është i pajustifikueshëm dhe se Partia Demokratike do të sjellë në parlament një paketë ligjesh për de-koministizimin e shoqërisë.

Ndërsa drejtuesja e Institutit për Demokraçi, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, shprehet me shqetësim për faktin se Shqipëria ka bërë shumë pak në 30 vite për t’u distancuar nga diktatura.

“Provokime të tilla kanë ndodhur në të shkuarën dhe do të vazhdojnë që të ndodhin edhe në të ardhmen për sa kohë mbizotëron një frymë e përgjithshme që zvendëson luftën e klasave të dikurshme, një frymë që thellon ndasitë në shoqërinë shqiptare, të cilën e kemi parë se ku përfundoi atëherë me atë vëllavrasje për 45 vite, që vuajti shoqëria shqiptare” – thotë zonja Godole.

Përfaqësues të ish të përndjekurve politikë pohojnë se është absurde të presësh që në parlament të bëhen ligje demokratike nga deputetë të tillë, që kanë mendësi komuniste, dhe duhet parë rruga se si këta individë arrijnë të hyjnë deri në instituçionin më të lartë ligjvënës të shtetit.

Zoti Çika thotë ndëkaq se këto janë pasoja të politikës 30-vjeçare në Shqipëri, mosndëshkimit të krimeve të komunizmit, mosndalimit me ligj të propagandës komuniste, siç u bë me nazizmin në vende të tjera ish komuniste si në Poloni dhe Hungari.

“Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që të dënohen krimet e komunizmit dhe regjimi diktatorial në mënyrë që ato të mos përsëriten. Rasti në fjalë, pra, kur një deputet del e bën propagandë komuniste është ai rrezik që ne kemi paralajmëruar. Prandaj ngjarje të tilla janë shujmë të rrrezikshme, dhe shoqëria shqiptare, media, politika dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të reagojnë me forcë” – thotë zoti Çika.

Sociologët pohojnë se në përgjithësi nostalgjitë e njerëzve lidhen me vështirësitë që ata ndeshin në aktualitetin e jetës së përditshme, por nostalgjitë për diktaturat janë të pashpjegueshme veçse me ndjenjat hakmarrjes dhe mos-pendesës.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore shënoi për Shqipërinë fillimin e një diktature të egër që asgjësoi fizikisht të gjithë kundërshtarët politikë, një shtetit monopartiak, që mbyti me plumba dhe burgje çdo zë të lirë dhe të ndryshëm.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela de-koministizimin e shoqërisë nostalgjikët e diktatorit enver hoxha shfaqjet propagandistike te perndjekurit politike bujar çela de-koministizimin e shoqërisë nostalgjikët e diktatorit enver hoxha shfaqjet propagandistike te perndjekurit politike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj