LIVE UPDATES
Bota

Roli i gruas në politikën e jashtme gjatë luftës

8 Mars 2022, 18:25 Nga DOSJA
Roli i gruas në politikën e jashtme gjatë luftës

GJERMANI- Aty ku ka luftë, politika e jashtme feministe duket në vështrim të parë një mjet i kufizuar kundër atyre që luftojnë. Në fund të fundit objektivi më i lartë i një politike të jashtme është që gjërat të mos vijnë kurrë deri tek lufta. Por në të njëjtën kohë qasjet feministe në situata konflikti po marrin peshë, sepse janë pikërisht gratë që në situata të tilla kanë nevojë për mbrojtje të veçantë.

Në Gjermani për këtë temë si asnjë tjetër më parë angazhohet ministrja e re e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit/Aleanca/90). Qoftë në Donbas apo në konferencën e shtypit në Egjipt, kryediplomatja 41 vjeçarja, vetë nënë e dy fëmijëve flet demonstrativisht edhe si grua. Kjo perspektivë është kthyer ndërkohë në një pjesë të rëndësishme të fjalimeve të saj. Në vizitat e saj ajo takon shpesh në fillim gratë, dhe organizatat aktive në terren, para se të ulet në në një tryezë me përfaqësuesit meshkuj të qeverive në një tryezë.

Ministrja e Jashtme i vë përballë “narrativit të zonave gjeopolitike të influencës të shteteve të fuqishme pa asnjë hezitim edhe një narrativ tjetër, narrativin e të drejtave të njeriut dhe sigurisë njerëzore”, shprehet politikanja për çështjet e mbrojtjes, Agniezska Brugger. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih së fundmi, Baerbock e përkufizoi marrëveshjen e Minskut edhe në konteksin e politikës së jashtme feministe. “Ajo nuk është vetëm një format negociimi, apo format teknik”. Bëhet fjalë për “sigurinë e njerëzve. Bëhet fjalë, nëse familjet, fëmijët në mes të Europës, në mesin e Europës, rriten të sigurtë dhe në paqe”, tha Baerbock dhe citoi nënat që kishte takuar në fillim të shkurtit në Donbas. “Vetëm kur femrat të jenë të sigurta, jemi ne të gjithë të sigurtë.”

Siguria në duart e gruas

Edhe në marrëveshjen e koalicionit qeveria gjermane shprehet qartë për një politikë të jashtme feministe. “Së bashku me partnerët tanë ne duam në kuptimin e një politike të jashtme feministe të forcojmë të drejtat, kapacitetet dhe përfaqësimin e grave dhe vajzave në të gjithë botën dhe të nxisim diversitetin shoqëror.” Për këtë arsye synohet të emërohen “më shumë gra në pozicione drejtuese ndërkombëtare.”

Përkatësisht në qeverinë e re gjermane të gjitha postet e lidhura me sigurinë janë tanimë në duart e grave. Ministria e Jashtme, e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme janë në duart e grave, po ashtu edhe e ngarkuara për Bundeswehrin, dhe drejtuesja e komisionit parlamentar të mbrojtjes.

Por qëllimi nuk është tek personeli. Përgjegjës për më shumë politikë të jashtme feministe në Ministrinë e Jashtme është një burrë, Tobias Lindner nga Të Gjelbrit. “Kjo nuk duhet të mbesë vetëm një temë për gratë. nuk bëhet fjalë për zënien e posteve me gra, por për atë që të bëhet e qartë perspektiva e gruas në konflikte, dhe këtë e ka detyrë një burrë”, komenton Brugger.

“Çështja nuk është se tani që po vijnë gratë dhe ka më pak kriza, kjo do të ishte naive”, thotë kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag, Agnes-Marie Strack-Zimmermann. Konflikti në Ukrainë nuk mund të zgjidhet shpejt nga gratë, por kjo nuk ndryshon asgjë në atë që “në apektin e politikës botërore duhet të mos ketë vetëm një perspektivë të burrit”.

100 vite me hapa të vegjël

Nocioni “politikë e jashtme feministe” nuk është i ri. “Atë e gjen që në vitin 1915, kur 1200 gra në Hagë u bashkuan dhe nuk kërkuan vetëm fundin e Luftës së Parë Botërore, por vendosën edhe 20 rezoluta”, thotë Kristina Lunz, themeluese e Qendrës për Politikën e Jashtme Feministe, (CFFP) dhe autore e librit “E ardhmja e politikës së jashtme është feministe.”

Deri më tani janë përmbushur shumë pak kërkesa. Lunz thotë, se është e kuptueshme që Gjermania rrit shpenzimet e armatimit, por kërkon në të njëjtën kohë forcimin e duhur të organizatave për të drejtat e njeriut.

Deri para pak vitesh qasja feministe “është përqeshur si naive”, thotë Agnes-Marie Strack-Zimmermann. Edhe unë madje nuk kam besuar, thotë ajo. Tani Strack-Zimmermann është e bindur se një politikë e jashtme feministe do të thotë një botë më të sigurtë për fëmijët tanë dhe nipërit tanë.

Feminizëm nuk do të thotë “kundër burrit”

Gjermania për një kohë të gjatë nuk e pati në fokus intensivisht një politikë të jashtme feministe dhe kjo lidhet me brezat, thotë Agnes-Marie Strack-Zimmermann. “Më parë shumë burra nervozoheshin sapo dëgjonin fjalën feminizëm, sepse feminizmi në brezin tim do të thoshtë “kundër burrit”. Por tek më të rinjtë arriti të zerë vend perspektiva e femrës. “Ka rëndësi të kuptosh, se në një luftë nuk bëhet fjalë për atë, se kush e ka armën më të fortë e më të madhe, por se çfarë ndodh me njerëzit, me burrat që shkojnë në luftë, me ata që mbesin në shtëpi e duan të bëjnë një jetë normale”, thotë politikanja liberale 63 vjeçare.

Ishin gratë ato që e akuzuan “gruan më të fuqishme” të botës, Angela Merkel, se nuk bën shumë për femrat. Vërtet që në fund të jetës së saj politike, kancelarja Merkel e përkufizoi veten si feministe, por kjo duket se ishte një rrugë e gjatë, edhe për të. Megjithatë në shkallë ndërkombëtare Merkel ishte fytyra e gruas. Këtë e tregon në mënyrë simbolike edhe fotoja e fundit e G20-s. Në fund kancelarja Merkel përfaqësoi si gruaja e vetme vendet e G20-s. Tani gratë duhet të luftojnë njëherë që të futen sërish aty./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 8 marsi angela merkel annalena baerbock 8 marsi angela merkel annalena baerbock

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj