LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi i Ramush Hardinaj, pse nuk flet me Avdullah Hotin, çfarë i ka thënë Thaçit në Parlament

1 Shkurt 2021, 07:39 Nga DOSJA
Rrëfimi i Ramush Hardinaj, pse nuk flet me Avdullah Hotin,

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Pressing të T7, ku ka folur rreth kandidaturës së tij për president, idenë për bashkim kombëtar me Shqipërinë, incidentin e Kurtit në veri, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe për raportet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, shkruan Express.

Haradinaj ka treguar edhe nëse po synon të bëhet president në bashkëpunim me kreun e VV’së, Albin Kurtin.

“Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve”, tha Haradinaj.

Video e plotë: 

Ai deklaroi se pret fitore të VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

‘Sa i përket garës për kryeministër besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera me fitu”, theksoi Haradinaj.

“Kandidatura ime për president lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova. Por edhe me një ekuilibër të demokracisë”, shtoi ai.

Haradinaj i bën thirrje të gjitha partive politike ta mbështesin idenë për bashkim kombëtar me Shqipërinë

Haradinaj është deklaruar edhe rreth idesë për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Ai ka kërkuar mbështetje nga të gjitha subjektet politike që ta përkrahin në idenë e referendumit për bashkim kombëtar.

” Unë iu kam bërë thirrje partive politike ta përkrahin opsionin që, në rast se, bashkësia ndërkombëtare nuk mundet me e hjekë bllokadën, atëherë të na përkrahin referendumin”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj për incidentin e Kurtit në veri: Kur isha unë kryeministër, serbët s’guxonin të bënin ashtu

I pari i AAK’së ka komentuar edhe tentim-vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri.

Tha se në kohën kur ai ishte kryeministër, s’kanë ndodhur incidente të tilla në atë pjesë të Kosovës.

‘Edhe Vuçiqi edhe në disa raste struktura serbe në veri ofendojnë institucionet e Kosovës. Me ju thanë të drejtën sa kam qenë unë kryetar i qeverisë s’ka guxuar me ndodh kështu. Vuçiqi ka pasur kujdes”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Nuk jam armiqësor me aleatët, por Kosova duhet të lëvizë përpara

Kandidati për president Ramush Haradinaj thotë se Kosova duhet të shkojë përpara. Për këtë, ai ka bërë thirrje te aleatët ndërkombëtar.

“Unë jam i bindur se këshilltarët e Biden, Merkelit, Macronit duhet të bëjnë një analizë të mundësisë së epilogut Kosovë-Serbi”, thotë Haradinaj në Pressing.

“Ne po ju kërkojmë ndihmë aleatëve tanë që të hymë në NATO si Kosovë, me heq bllokadën që po e bën Serbia e Rusia”, shtoi ai.

“Me heq bllokadën që po na e bën pesëshja e BE’së që s’e ka njohur Kosovën. Po ju kërkojmë, po i lusim, 20 vjet kemi prit dhe po e kërkojmë të drejtën tonë të merituar në familjen e popujve OKB, NATO, BE”, theksoi Haradinaj.

“Po përfundon koha e Haradinajt dhe Limajt”, Haradinaj flet për deklaratën e Tahirit

Haradinaj ka komentuar edhe deklaratën e Abelart Tahirit të PDK’së, i cili tha se po përfundon koha e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.

“E kam shumë mik Abelardin, ka qenë ministër në qeverinë time. Nuk kam ndonjë koment. Këto janë kohë fushatash. Enveri ishte zëvendëskryeministër i imi, Abelardi ministër i imi. Unë palë e kam pasë Hashimin e Kadrinë, s’i kam pasur këta”, theksoi i pari i AAK’së.

“Nuk i kuptoj as ata, nuk fitojnë vota duke u marrë me mu’, tha Haradinaj në Pressing.

Haradinaj: I pata thënë Thaçit “mos ardhtë dita kurrë me ta shtru tepihun e kuq”

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kujtuar një debat që e ka bërë në të kaluarën me ish-presidentin Hashim Thaçi. Ky i fundit ndodhet në Hagë i akuzuar nga Gjykata Speciale.

“Ju kujtohet ndoshta një debat që kam pas me Thaçin në parlament. Kur ai më tha: Të kam prit me tepih të kuq kur je kthy prej Hagës por u prishëm sepse deshe postin e kryeministrit. E dini fjalimin tim: Mos më ardhtë dita me ta shtru tepihun e kuq por më ardhtë dita me marrë atë detyrë që e ki. Ky fjalim ekziston, nuk po e them sot”, tha Haradinaj në Pressing.

“Unë nuk jam njeri që nuk i bëj analizë situatave’, tha Haradinaj.

Haradinaj: Prej shtatorit nuk komunikoj me Avdullah Hotin

Kreu i AAK-së dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin.

Haradinaj në Pressing të T7 tha se nuk ka komunikuar me Hotin prej muajit shtator.

“Nuk kam komunikuar me Hotin që nga marrëveshja e Washingtonit”, ka thënë Haradinaj.

“Kur janë shpallë zgjedhjet i kam shkrujt Mustafës, Hoxhajt, Kurtit e Limajt u kam thënë urime zgjedhjet”, shtoi Haradinaj gjersa u pyet se me kë e vazhdon ende komunikimin.

Haradinaj thotë se i kanë ftohur marrëdhëniet me Nismën

Haradinaj, ka deklaruar se kanë filluar të ftohin marrëdhëniet me subjektin politik Nisma Socialdemokrate.

Ai tha se kanë filluar të distancohen politikisht nga ky subjekt, për shkak të, siç thotë ai, tendencave ta paraqesë AAK’në si të keqe.

Megjithatë, ai e ka veçuar një nga anëtarët e këtij subjekti.

“Haxhi Shala ishte njeri i qëndrueshëm, nuk ishte njeri shkel e shko “, deklaroi Haradinaj.

Partia e Haradinajt, bashkë me Nismën qeverisnin në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti ramush hardinaj avdullah hoti ramush hardinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj