U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Aktualitet
Rrëmbimi i Kozak Braçit, qytetarët revoltohen me Policinë e Shtetit: Tufë të paaftësh, një njeri u mor peng, ku janë au
24 Shtator 2021, 10:01Nga DOSJA
TIRANË– Qytetarët janë revoltuar me Policinë e Shtetit, pasi nuk janë prangosur ende rëmbyesit dhe dhunuesit e Kozat Braçit, të njohur ndryshi si “Mbreti i Instagramit”. Në njoftimet zyrtare që Policia e Shtetit bën në profilin zyrtar në Facebook, ndjekësit kanë kërkuar llogari dhe madje i kanë cilësuar si të paaftë uniformat e shtetit që ende nuk kanë arritur të prangosin Daniel Dushkun, ideusin dhe organizatorin e të gjithë rrëmbimit.
“Jeni një tufë të paaftesh. Një njeri u mor peng dje, u nxorr në Instagram dhe e keni me zë e me figure dhe ju akoma nuk keni nxjerr një lajm për këtë gjë, lere me ti kapni…te gjithëve na intereson rendi në këtë vend. A e kuptoni sesa e pasigurte është jeta e qytetarit në vendin tonë. Çfarë mund të bëni tjetër ju kur nuk kapni dot disa persona që gjith Shqipëria i pa kush jane… Polici e paaftë dhe e korruptuar. Mjer shqiperia për ju, mjer ne!”- shkruan një komentues
“O lerini kontrollet e makinave. Po ik gjeni ato qe rrafen kozakun,”- shkruan dhe një tjetër.
Komentuesit e tjerë kanë dërguar dhe linkun e pamjeve të rrahjes e rrëmbimit të Braçit.
Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” vuri në alarm të gjitha autoritetet shqiptare pasi u rrëmbye ditën e kaluar nga katër të rinj. Idaniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuen dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Situata përballë godinës së Kadastrës së Vlorës ka dalë jashtë kontrollit. Qytetarët janë mbledhur përballë godinës duke bërë thirrje për prob...
VLORË– Drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta. Pas kësaj lëvizje qyteta...
MALI I ZI– Një sasi droge ende e pacaktuar është sekuestruar në pikën kufitare Muroqin-Sukobin, gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet malazeze. A...
SPANJË– I shumëkërkuari kolumbian Julio Cesar Hurtado Rodriguez është vënë në pranga në Valencia të Spanjës dhe pritet të ekstradohet në Itali. Mësoh...
TIRANË– Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap nga efektivët duke kultivuar lëndë narkotike në Zall Bastar. Në momentin që u kap...
Aktualitet24 Shtator 2021, 07:40
ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...