LIVE UPDATES
Aktualitet

SINJALET/ Rrëmbimi i “Mbretit të Instagramit”, kush e ka radhën nesër ta pësojë nga të fortët e rrjeteve sociale

24 Shtator 2021, 09:33 Nga DOSJA
SINJALET/ Rrëmbimi i “Mbretit të Instagramit”, kush e ka

TIRANË– Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” vuri në alarm të gjitha autoritetet shqiptare pasi u rrëmbye ditën e kaluar nga katër të rinj. Ishin familjarët e Braçit ata që lajmëruan policinë se të riun e kishin rrëmbyer për tu hakmarrë, pasi kishte ofenduar dhe kërcënuar të dënuarin me burg përjetë në Greqi, Fabio Dushku.

Por, pavarësisht se ka kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, Policia e Tiranës ka bërë me dije se është vënë në kërkim të dy personave që akuzohen për rrëmbimin dhe kërcënimin e Braçit, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Si nisi gjithë sherri mes “Mbretit të Instagramit” dhe Fabio Dushkut në Tik Tok?

Konflikti mes Kozak Braçit dhe Fabio Dushkut, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Greqi, nisën pikërisht në rrjetet sociale. Për muaj me radhë ata ofendonin dhe kërcënonin njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, por nuk asnjë nga palët nuk kishte marrë asnjë hap më tej. Vetëm pak javë më parë ishte vetë Braçi ai që denoncoi se dikush i hodhi një “kapsolle” në shkallën e pallatit, ngjarje që fillimisht u raportua si tritol, për ta trembur. Por kjo ndodhi, në dukje një kërcënim i hapur kaloi pa iu kushtuar shumë rëndësi dhe i riu nga Alliasi nuk ndalej.

Ai vazhdonte me videot dhe ofendimet në rrjetet sociale kundrejt Dushkut dhe ‘krenaria’ një të dënuari me burg të përjetshëm për katër vrasje, dënim që po e vuan në burgun e Koridhalos në Greqi, nuk po përballonte dot më. Ai nisi të premtonte para në rrjetet sociale vetëm që dikush të merrte përsipër për të grushtuar e për t’i thyer një këmbë Kozak Braçit. Madje në një video-live në Instagram, disa muaj më parë, një mik i tij i ka treguar Braçit se Fabio Dushku ka ofruar 5 mijë euro, për të rrahur atë.

“Mi jep disa që tu jap 5 mijë euro që të rrahin Kozak. Kur tha 5 mijë euro thash për çfarë për të vra Kozak? Me të dhënë dy grushta dhe me të thyr një këmbë. Unë të kisha kap me sekonda unë, por nuk e bëja. Unë do të isha shofer në atentat,”- tregonte miku.

Edhe pse këto deklarata janë bërë publike dhe ishte sinjali i dytë për Braçin, i riu sërish vazhdonte me ‘misionin’ e tij për t’i treguar ‘focën’ Dushkut. Kështu, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, mori vetë përsipër që të vinte në vend ‘nderin’ e të vëllait. Ai u nis nga Greqia drejt Tiranës dhe në bashkëpunim me tre persona të tjerë rrëmbyen Kozak Braçin në Allias dhe e futën në një makinë. Të rinjtë e filmuan duke e poshtëruar dhe videon e hodhën në rrjetet sociale.

Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin. Po ashtu ata dëgjoheshin që e detyronin Braçin që të fliste me fjalë banale dhe t’i kërkonte falje Fabio Dushkut. Pak orë më vonë, Braci u lirua, por sërish nuk pati asnjë të arrestuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, policia njoftonte se personat të cilët u përfshinë në ngjarje janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

 

Ç’po bën Policia e Shtetit në lidhje me këtë ngjarje?

Sot, kur ka kaluar një ditë nga rrëmbimi i Kozak Braçit, autoritetet po e kalojnë këtë ngjarje vetëm përmes njoftimeve zyrtare rutinë ku njoftohet se është shpallur në kërkim Daniel Dushku, vëllai i të dënuarit përjetë si organizator i të gjithë rrëmbimit e kërcënimit.

Por, asgjë më tepër. Një i ri jo më shumë se 25 vjeç, nga fotot e publikuara, mund të vijë nga Greqia në Shqipëri për të rrëmbyer e një person, mund ta bëjë realitet këtë gjë, të poshtërojë dikë dhe ta postojë në rrjetet sociale, kurse policia nuk mund ta arrestojë dot. Daniel Dushku, në bazë të veprimeve të kryera deri më tani ka treguar se është i zoti t’i fshihet dhe të gjithë armatës së efektivëve të Policisë së Shtetit, që janë aty për të ruajtur sigurinë e qytetarëve. Sot i ndodhi Kozak Braçit, kush e ka radhën nesër ta pësojë nga ‘të fortët’ e rrjeteve sociale?

Kush është i burgosuri në Koridhalo?

Fabio Dushku, 36 vjeç me origjinë nga Mirdita, krahas vendimit me burgim të përjetshëm për disa vrasje, është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Prej 10 vitesh ai është i arrestuar dhe vuan dënimin për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet daniel dushku fabio dushku kozak braci rrembehet kozak braci daniel dushku fabio dushku kozak braci rrembehet kozak braci


Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Shtator 2021, 07:40

ELBASAN– Banorët e lagjes ‘Emin Matraxhiu’ në periferi të Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi iu është bllopkuar dalja kryesore në qy...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj