Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
VIDEO- Vëllai plagos 65-vjeçarin në derën e shtëpisë në Lushnje, prangoset nga policia
24 Shtator 2021, 05:26Nga DOSJA
LUSHNJE– Një 65-vjeçar i identifikuar si Faik Veliu është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë. Mësohet se personi që e ka qëlluar me armë 65-vjeçarin është vëllai i tij, Sami Veliu, i cili është prangosur vetëm një orë pas ngjarjes.
Ai i ka zënë prite të vëllait me kallashnikov në momentin që 65-vjeçari po ushqente bagëtitë. I plagosuri ka marrë tre plumba, një në gjoks dhe dy në zonën e barkut dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shaku që ka përplasur të dy vëllezërit dhe ka bërë që njëri prej tyre të qëllojë me armë zjarri drejt tjetrit, në derën e tij të shtëpisë.
Policia ka sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen. Rrethanat janë ende të paqarta. Vetë Sami Veliu nuk ka rrëfyer ende shkakun për të cilin e ka plagosur të vëllanë. Dy vëllezërit i kanë shtëpitë ngjitur me njëri-tjetrin.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Guardia di Finanza e Riminit, me ndihmën e njësisë së qenit, kapi mbi 7 kilogramë drogë, raportuan 3 persona në Autoritetin Gjyqësor dhe 18 të tjer...
TIRANË– Autori i plagosjes me thikë në Kamëz është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Sherri i cili nisi ditën e djeshme mes të rinjve, la pas dy ...
TIRANË– Ditën e sotme Shqipëria parashikohet të mbizotërohet nga një mot me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta. Në zonat malore, parashikohet të...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqen kryesore një plagpsje të ndodhur në qytetin e Lushnjes. Syri.ne...