Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
EMRI/ Sekuestrohet pushkë dhe municione luftarake në Kukës, prangoset 51-vjeçari
24 Shtator 2021, 07:11Nga DOSJA
KUKËS– Adem Doda, 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll është vënë në pranga pasi është kapur me një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Dodës, policia ka gjetur armën dhe e ka sekuestruar. Për pasojë, 51-vjeçari është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Guardia di Finanza e Riminit, me ndihmën e njësisë së qenit, kapi mbi 7 kilogramë drogë, raportuan 3 persona në Autoritetin Gjyqësor dhe 18 të tjer...
TIRANË– Autori i plagosjes me thikë në Kamëz është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Sherri i cili nisi ditën e djeshme mes të rinjve, la pas dy ...
TIRANË– Ditën e sotme Shqipëria parashikohet të mbizotërohet nga një mot me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta. Në zonat malore, parashikohet të...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqen kryesore një plagpsje të ndodhur në qytetin e Lushnjes. Syri.ne...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ka kërkuar ndjesë pedagogut Mark Marku për debatin e zhvilluar mes tyre. Në studion e emisioni...