Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rrëshqitje dherash në aksin Vlorë-Orikum, Policia: Shmangni lëvizjen në këtë rrugë
9 Dhjetor 2021, 17:39Nga DOSJA
VLORË – Policia e Vlorës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin kalimin në aksin rrugor Vlorë-Orikum pasi një sasi e madhe dherash ka bllokuar kalimin në Jonufër
Në njoftimin e fundit, të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Policisë së Vlorë shtoi se po punohet për zhbllokimin e rrugës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.
Për shkak të rreshjeve të shiut në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.
Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.
VLORË – Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj deklaroi se ende nuk është i bindur se nga ka ardhur rrëshqitja e 1 mijë m3 dhe në aksin Vlorë-Orikum. Ai thek...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga Tirana e cila sot duket se është shndërruar në një parking gjigant. Pamjet nga lart, të publikuara nga Brryli ...
VLORË – Disa prej pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë, të cilët zbarkuan pas më shumë se 19 orësh qëndrimi në det në Vlorë. Për mediat, disa prej ...
TIRANË– Autostrada Tiranë-Durrës dhe aksi që të lidh me aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas janë paralizuar. Mësohet se për shkak të reshjeve të shumta...
SHQIPËRI – Kushtet e përkeqësuara atmosferike pritet të shkaktojnë përmbytje dhe rënie dëbore në zona të ndryshme të vendit. Sipas parashikimeve mete...
POGRADEC – Rajoni i Mokrës ka mbetur prej më shumë se një ore pa drita. Shkak raportohet të jetë bërë një difekt në stacionin elektrik të Gurit të Kuq. M...
TIRANË– Territori i Shqipërisë do të goditet nga një stuhi e madhe reshjesh shiu. Sipas meteorologëve, mesdita e sotme pritet të sjellë një përkeqësi...
TIRANË- Vendimi për ndalimin e grumbullimeve është shtyrë deri më datë 13 dhjetor. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë Ogerta...