"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Rrezikonte deri në 20 vite burg për dy armët/ Kush është gjyqtarja që la në shtëpi Fjolla Morinën, në 14 muaj punë mo
22 Shtator 2020, 15:54Nga DOSJA
KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina është lënë në masën “arrest shtëpie” edhe pse u kap duke kaluar kufirin e Morinës me dy armë në çantë. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjyqtarja Merita Karaj, edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se dy objektet e gjetura në çantë ishte armë zjarri, ndërkohë që Kodi Penal parashikon dënimin nga 10-20 vite burg.
Ndërkohë që asnjë akuzë e re nuk u ngrit për këngëtaren, edhe pse ajo mashtroi lidhur me shtatzëninë për t’i shpëtuar burgun. Mjeku gjinekolog, i cili e “nxori” dy muajshe shtatzënë këngëtaren është shpallur në kërkim dhe është arratisur për në Kosovë që t’i shpëtojë drejtësisë, ndaj Fjolla Morinës, nuk u ngrit asnjë akuzë. Është e vështirë të “imagjinosh” se mjeku ka qënë fans i zjarrtë i këngëtares dhe falsifikimin e ekos e ka bërë me kokën e tij.
Megjithatë ky detaj u anashkalua nga gjyqtarja, edhe pse mbi këngëtaren mund të ishin ngritur disa akuza të tjera për falsifikim dhe korrupsion ndaj bluzave të bardha. Megjithatë gjyqtarja është e re në detyrën e saj, pasi është emëruar në post vetëm në 15 korrik të vitit 2019, ose më konkretisht 14 muaj më parë.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ për emërimin e gjyqtares.
Dy janë opsionet; “gjyqtare e re” ka marrë zakonet e drejtësisë së vjetër, ose nga mungesa e eksperiencës ka “harruar” të çojë deri në fund punën e saj.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Policia ka arrestuar autorin që plagosi me thikë ditën e sotme 17 vjeçarin, në Sukth të Durrësit. Mësohet se në pranga është vënë 16 vj&cced...
LIBAN– Pas protestave të familjarëve dhe shoqërisë civile që kërkuan kthimin e të vegjëlve të mbetur në zonat e luftës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, sip...
ELBASAN- Autoritetet e policisë po ndihmohen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasa...
TIRANE– Ministria e Shëndetësisë njofton se 131 raste të reja janë shfaqur në vendin tonë me COVID-19.Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 3 pac...
TIRANE– Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi së bashku me anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka ka zhvilluar një takim me K...
KUKES– Fjolla Morina është përballur me vendimin e gjykatës së Kukësit e cila ka lënë këngëtaren në arrest shtëpie.Mësohet se këngëtarja do të qëndrojë në një a...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sukth të Durrësit, ku pas një konflikti është plagosur me thikë një 17-vjeçar. Mësohet se...
TIRANE– Rruga pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës do të mbajë emrin e Agron Janos, arkitektit të njohur që kontribuoi jo vetëm për rikonstru...
TIRANË- Dy të rinj janë arerstuar ditën e sotme në aeroportin e rinasit pasi këto të fundit po tentonin të kalonin nga Shqipëria në Angli me dekumenta të f...