LIVE UPDATES
Bota

PRAG LUFTE/Putin urdhër për futje në Ukrainë, 6 viktima, Rusia njeh pavarësinë e 2 rajoneve

21 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
PRAG LUFTE/Putin urdhër për futje në Ukrainë, 6 viktima,

UKRAINË–  Presidenti rus Vladimir Putin mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në seancë të jashtëzakonshme për situatën me Ukrainën. Në këtë mbledhje Putin vendosi që të njohë pavarësinë e rajoneve separatistë të Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën Lindore. Menjëherë pas njohjes së pavarësisë, Putin i ka dhënë dritë jeshile ushtrisë që të mobilizohen dhe vendosen në këto dy rajonë, në mënyrë që të ruajnë paqen.

Pas kësaj lëvizje nga ana e Kremlinit, të shumta kanë qenë reagimet nga perëndimorët dhe nga organizatat e sigurisë në botë. BE, NATO, SHBA, Anglia si dhe shtete të tjera përfshi edhe Shqipërinë, kanë kundërshtuar vendimin e Putin, duke quajtur këtë shkelje dhe të vendim provokues. Franca nga ana tjetër ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të marrë dhe vendosur sanksione mbi Rusinë.

Moska gjithashtu konfirmoi se ka ekzekutuar një agjent të shërbimit sekret ukrainas. Ushtria ruse bëri me dije sot se ka vrarë edhe 5 sabotatorë ukrainas duke shkatërruar dhe disa automjete të tyre. Sipas palës ruse, grupi i ushtarëve ukrainas u vranë në zonën e Rostovit pasi tentuan të çanin kufirin Ukrainë-Rusi. Por, nga ana tjetër, Kievi e ka hedhur poshtë përfshirjen në një ngjajrje të tillë. 

Nga ana tjetër, Sekretarja e Shtetit e Britanisë së Madhe Liz Truss saktësoi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se Londra po përgatitet për situatën më të keqe të mundshme ndaj Rusisë, duke lënë të nënkuptohet se po afron lufta. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka rënë dakord “në parim” për të mbajtur një samit me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar krizën në Ukrainë. Bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Takimi mund të ofrojë një zgjidhje të mundshme diplomatike për një nga krizat më të rënda të sigurisë në Evropë. Zyrtarët amerikanë thonë se inteligjenca sugjeron se Rusia është gati të nisë një operacion ushtarak, të cilin Moska e mohon. Propozimi u njoftua nga presidenca franceze pas dy telefonatave mes presidentit Emmanuel Macron dhe Putin, të cilat vazhduan për gati tre orë në total. Shkëmbimi i dytë ndodhi në orët e para të së hënës me orën e Moskës dhe pasoi një bisedë 15-minutëshe që Macron pati me Biden.

Sipas presidencës franceze, Putin ra dakord për të “përparuar një zgjidhje diplomatike” të krizës. Ai tha se “punë intensive” do të kryhej për të mundësuar një takim “në orët e ardhshme” me synimin për një armëpushim. Kremlini tha se Putin fajësoi ushtrinë ukrainase për përshkallëzimin e tensioneve. Ukraina e ka hedhur poshtë këtë, duke thënë se Moska është e përfshirë në një fushatë provokuese që synon të krijojë një pretekst për një ndërhyrje.

Presidenca franceze tha se të dy liderët ranë dakord për të rifilluar bisedimet përmes Formatit të Normandisë, një grup i krijuar për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore që përfshin Rusinë, Ukrainën, Francën dhe Gjermaninë. Po ashtu, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski kanë pranuar të negociojnë si pjesë e Grupit Tripalësh të Kontaktit për të vendosur armëpushim mes dy vendeve.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se zotimet e Putinit ndaj Macron ishin një “shenjë e mirëseardhjes” që ai mund të “angazhohet ende në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike”. Por Johnson i bëri thirrje Putinit të “tërhiqet nga kërcënimet e tij aktuale dhe të tërheqë trupat nga kufiri i Ukrainës”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Moskën për një “listë të zezë” të Moskës që përfshin emrat e ukrainasve që do të vriten nga rusët. Paralajmërimi vjen pasi administrata Biden, mes javësh spekulimesh rreth synimeve të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, tha në fund të javës së kaluar se lideri rus kishte vendosur të nisë një pushtim.

Çfarë ka ndodhur?

Dy të vrarë e disa të plagosur është bilanci i deritanishëm pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Frika e nisjes së një lufte të frikshme ka bërë që NATO të tërheq stafin nga Kievi. Jo vetëm NATO por edhe vende të tjera të Evropës dhe botës u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina, duke parë rritjen e tensioneve. Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit mbrëmjen e djeshme duke lëshuar alarmin për një pushtim rus. Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë forcat ushtarake që ka në kufi me Ukrainën dhe që mos të përdorë armë në zonat civile. Vendet perëndimore si SHBA-ja por edhe Anglia kanë paralajmëruar Ukrainën se Rusia pritet të nisë pushtimin shumë shpejt.

Edhe pse Rusia ka njoftuar prej ditësh tërheqje të forcave të armatosura nga kufiri me Ukrainën, Kievi së bashku me NATO-n dhe Perëndimin këmbëngulin se Moska po shton në mënyrë të qëllimshme trupat ruse në kufi. Sipas raporteve në Ukrainë, numri i ushtarëve rusë ka shkuar në 140 mijë në hapësirën kufitare mes dy vendeve. Në Britaninë e Madhe besojnë se Kremlini ka angazhuar 169-190 mijë ushtarë rusë në vijën kufitare Ukrainë-Rusi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lëvizja e Putin, Macron kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit ë OKB-së

Njohu pavarësinë, Putin urdhëron ushtrinë ruse në futet në republikat e Donbasit

Lëvizja e Putin, Biden planifikon të vendosë kufizime mbi tregtinë dhe financimin

Lëvizja e Putin, Johnson: Është një ogur shumë i keq dhe një shenjë e errët

Putin njohu rajonet e kontrolluara nga separatistët. Ja pse është e rëndësishme

Lëvizja e Putin, Shqipëria në krah të Ukrainës: Shkelje e rëndë

Lëvizja e Putin, NATO: Minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Njohja e pavarësisë së rajoneve nga Putin, Zelensky: Bisedova me Biden

BE: Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur

Putin njeh zyrtarisht pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore

Konflikti në Ukrainë, Biden dhe Putin pajtohen në parim për një takim

Konflikti në Ukrainë, Putin: Prioriteti ynë është paqja, jo konfrontimi

Kancelari austriak: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të përfshijnë Nord Stream 2

Alarmi për nisjen e pushtimit të Ukrainës, anulohen dhjetëra fluturime drejt Kievit

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi, Moska zgjat afatin e stërvitjeve ushtarake

Ministrja e Jashtme gjermane i drejtohet Putinit: Mos luaj me jetët e njerëzve

Ukraina drejt luftës me Rusinë? BE akordon 1.2 miliardë euro ndihmë për Kievin

Britania e Madhe: Plani i Putinit për të pushtuar Ukrainën ka nisur

Perëndimi i shqetësuar për Ukrainën, Scholz dhe Putin planifikojnë telefonatë

Agravohet konflikti Moskw-Kiev, ushtria ruse raporton se ka vrarë 5 sabotatorë ukrainas

Konflikti Rusi-Ukrainë, Britania e Madhe: Po përgatitemi për skenarin më të keq të mundshëm

Bota në ankth! Putin gati për çdo gjë, mbledh URGJENT gjeneralët e luftës (Ç’po bluhet?)

ANALIZA/ Si do të ishte një pushtim rus i Ukrainës? Ja cilët janë 3 skenarët më të mundshëm

“Pse të iki, kam 3 shtëpi këtu”, rrëfime të banorëve në zonën e Luhanskut

Samiti Biden-Putin! Zëdhënësi rus hedh poshtë aludimet: Nuk ka asnjë plan

Biden tha ‘PO’/ Zbulohen DETAJE, kur mund të ndodhë takimi me Putin

Takimi Biden-Putin! REL: Do zhvillohet SAMIT, me 24 shkurt mblidhen G7

‘LISTA e ZEZË’/ SHBA: Rusia i ka emrat e ukrainasve që do vrasë dhe dërgojë në kampe

(I.A;a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine rusi ukraine konflikti rusi-ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj